Noizy do të zhvendoset në Amerikë?

Këngëtari Noizy, pas performancës në “Kënga Magjike” me këngën “My lady”, do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një turne koncertesh në disa shtete, në fund të dhjetorit.Megjithatë jo vetëm për koncerte, por ai do të jetojë në Shtetet e Bashkuara për gati gjashtë muaj, ku do të nisë bisedimet edhe për realizimin e një kënge për kanalin muzikor MTV, shkruan e përditshmja “KosovaSot”.

“Fillimisht kam gjashtë koncerte në SHBA dhe pas festimeve të Vitit të Ri do të vendos të jetoj atje për një periudhë pune dhe projektesh të reja”, ka thënë Noizy.

“Kam disa takime të rëndësishme me producentë, dhe mendoj për të qenë pjesë e MTV-së, thjesht duhet një këngë që të pëlqehet. Nuk besoj që është aq e vështirë sa e bëjnë njerëzit, por thjesht duhet të shpenzosh ca para dhe me praninë e njerëzve të duhur mund të bëhet”, është shprehur Noizy.

Author: admin