Vitin e kaluar kanë vdekur 43 banorë australianë si pasojë e dëshirës së madhe për të fituar ngjyrë të lëkurës me anë të solariumit, kanë treguar rezultatet e një hulumtimi të zhvilluar në Institutin për Hulumtime Mjekësore në Cleveland.
Në pyetje janë rastet e vdekjes nga kanceri i lëkurës të shkaktuar nga ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të solariumit, ka njoftuar agjencia DPA.
Në bazë të ët dhënave të Institutit të lartpërmendur, vitin e kaluar në Australi nga melanoma kanë vdekur 281 persona, ndërsa 43 prej tyre e kishin fituar sëmundjen nga vizitat e shpeshta në sallonet e solariumit.
Ekspertët nga Instituti i Clevelandit ka apeluar te Qeveria Australiane që t’i përforcojë kriteret e punës te këto sallone për nxirjen artificiale të lëkurës.