Në Gostivar humb jetën punëtori nga Peshkopia

Një punëtor krahu nga Peshkopia e Shqipërisë ka humbur jetën dje në fshatin Çajle të Gostivarit, pasi që u shemb mbi të një sasi dheu.

Agjencia e lajmeve INA mëson se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar 42 vjecar, Fatmir S. nga rrethina  Peshkopisë, i cili po punonte si punëtor sezonal në fshatrat e Pollogut.

Së fundi ai është angazhuar me punë për hapjen e një kanali në fshatin Çajle të Gostivarit. Policia theksoi se derisa punëtori shqiptar po gërryente kanalin me një thellësi të konsiderueshme, një sasi dheu ka rrëshqitur dhe ka zënë trupin e tij.

Ai ka arritur më pas të nxirret nga punëtorët e tij, mirëpo për shkak të lëndimeve të pësuara ai ka ndërruar jetë. Fatmir. S, në mbrëmje është dërguar në Spitalin e Gostivarit, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

 

Author: admin