Shuhet familja shqiptare në Itali

Një familje tre anëtarëshe shqiptare është shuar tragjikisht në aksidentin e komunikacionit që ka pësuar në afërsi të Romës në Itali.

Sipas njoftimeve të medieve italiane, viktimat janë Shkurte Shoti (30), Niko Fiore (28), si dhe vajza e tyre Denisa, 4 vjeç. Kjo ishte një familje emigrantësh shqiptarë që vite të tëra po jetonte në Itali. Aksidenti i rëndë ka ndodhur nga humbja e drejtimit të makinës, për shkak të erës së fortë. Policia italiane po shqyrton motivet dhe ekspertizën se si ka dalur vetura nga rruga. Dy prindërit kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 4 vjeçarja pasi që është dërguar në Spitalin e Romës.

Author: admin