Gjatë ditës së sotme ka lansuar versionin e ri dhe stabil të shfletuesit të saj Chrome, ndërsa duket se ky shfletues do të jetë mes nesh edhe për një kohë të gjatë.Njëri prej funksioneve kryesore të Chrome 11 është mundësia e transformimit të zërit në tekst, ndërsa Google u ka mundësuar zhvilluesve të inkuadrojnë aplikacionet e uebit këtë funksion të ri, i cili duket të jetë mjaft interesant.Në një faqe të caktuar e cila e përdor këtë funksion është ikona mbi të cilën duhet të klikohet, ndërsa më pas përdoruesi duhet të flas përmes mikrofonit të kompjuterit për të incizuar një audio fajll.
Përmbajtja e cila incizohet më pas konvertohet në tekst, ndërsa shfletuesi automatikisht e vendos tekstin në fushën e përcaktuar.
Risitë tjera në Chrome 11 përfshijnë edhe 3D CSS, përmirësimin e “krimbave” gjatë printimit virtual, azhurnime të sigurisë në Adobe Flash brenda Chrome dhe përmirësime tjera të kërkuara nga përdoruesit.
Mirëpo, kjo nuk është e tëra, pasi që thuhet se Chrome ka edhe 25 veçori të reja të cilat nuk kanë qenë pjesë e versioneve paraprake.