Plasin akuzat e Mc Kreshes per Bleron

Reperi i njohur kosovar Mc Kreshta, i cili është pjesë e këtij reality me vipa, “Vip shpija” ka shfrytëzuar kamerat e këtij spektakli për të akuzuar një koleg të tij këngëtar, Bleron, me të cilin dikur kanë qenë miq. Duke biseduar me banorët e shtëpisë, Kresha sqaron debatin në lidhje me këngëtarin Blero, duke e akuzuar atë. Reperi e quan këngëtarin të pabesë, edhe pse për disa vite me rradhë kanë qenë bashkpunëtorë shumë të mirë. Nga ajo që shkruhet në internet, thuhet se dy këngëtarët e njohur janë prishur për shkak të mospagesës së premtuar gjatë realizimit të një reklame për Postën dhe Telekomin e Kosovës. “Blero është një njeri i pabesë dhe ka bërë karrierë në krah të të tjerëve. Unë ende nuk e kam përfunduar punën me Bleron. Ai ka punë me mua. “Unë kam me ia kthyer, por kur, e di vetëm unë“, ka thënë Kresha. Raste të ngjashme ndodhin shpesh në estradë, ku shumica e fytyrave publike shfrytëzojnë spektaklet, intervistat apo ndonjë mënyrë tjetër, për të shprehur mllefin që kanë ndaj dikujt tjetër qofshin këta dhe kolegë të estradës.

Author: admin