Ekuipazhi i anijes kozmike direkt në YouTube!

Falë YouTube, ekuipazhi i anijes kozmike “Endeavour” do të mund të komunikojnë drejtpërdrejt nga hapësira me mijëra njerëz në tokë.Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të lartë të NASA-s, të cilët njoftuan se po bashkëpunojnë me YouTube për të realizuar këtë komunikim.Ky diskutim do të nisë në orën 14:15 minuta të 2 Majit. Gjatë kësaj kohe, mijëra persona të interesuar mund të dërgojnë pyetjet e tyre ku vetë-prezantohen në klipe të shkurtra, deri më 30 Prill dhe më pas do të zgjidhen disa prej tyre.Kjo është hera e parë që ekuipazhi i anijes kozmike “Endeavour” komunikon direkt nga hapësira.

 

Author: admin