Tema: Hoxhallarët në Jugosllavin komuniste

Shkruajnë: Zejnulla Fazliu dhe Qani Baftijari

Në fillim një lutje Zotit për shpirtin e gjithë prijësve fetar të të gjitha besimeve që ishin viktimë e sistemit komunist, sepse komunistët dhe hipokritët nuk njihnin Zotin e si do njohin Besën, prandaj shum burra të vërtet ishin viktim të besnikëris së vet.
Njeriu i penës dhe i mendjes, Sami Frashëri pohonte: “Historia do të na gjykoje të gjithëve, jo vetëm atëherë kur folëm por edhe atëherë kur heshtëm”,
Materiali në vazhdim është përgaditur bashkë me mikun dhe shokun e idealit e të jetës Qani Baftjari ish të punësuar në radhët e BFI , i ndarë nga Libri im që është në përfundim e sipër i cili i takon periudhës të veprimit individual në heshtje nga heshtja e gjatë nën diktaturën e sistemit komuniste në Jugosllavi. Në këtë material bëhet fjalë për rikthimin e lirive fetare dhe hapjes së dyerve për të mësuar dhe studiuar fenë, pregaditjen e kuadrove të reja të hoxhës apo mësuesit të fesë, punësimit dhe veprimit në rolin e imamit hoxhës. Këtë periudhë kohore e kaluam si zakonisht në komunikim të matur deri kur ndodhën demonstratat e vitit 81 kur fliste vetë heshtja dhe bylbylat e sistemit deri në rrëzimin e atij sistemi.

Nuk kam ndërmend të luaj rolin e historianit ,sepse për historin kombëtare dhe atë fetare kanë shkruar miqtë dhe armiqt e popullit shqiptar, shumë nga historianët tanë briliant, disa larg vendlindjes që çdo fjalë e kan larë me lot, ka nga ata që me gjakun e vet e kanë shkruajtur këtë histori. Pasiqë jam dëshmitare i gjallë bashkë me disa shokë pikërisht i kësaj historije që krijuam gjatë kohës që jetuam dhe vepruam në heshtje të dhjetëvjeçarit të fundit para ramjes së sistemit komuniste në Jugollavi. Është një histori e dokumentuar me besueshmëri të plotë që nuk ju takon portreteve dhe tregimeve letrare të krijuara nga imagjinata e autorëve të krijimtarisë letrare ku çdo detaj ka mundësi të verifikohet dhe dëshmohet si e vërtet e ndodhur pa ndryshime dhe stilizime. Nuk është as një shkrim hajmalish që mund të i shëroj të sëmurët apo për ti veshur lakuriqët e për të i zhveshur të veshurit, që realisht kanë arritur të vishen me petkun fetar dhe kombëtarë.
Fillimi i kësaj historie ka rrugën e përbashkët gjatë mësimit për hoxhë dhe rrugët e ndara gjatë veprimit ne rolin e hoxhës.
Vija e kuqe ndarëse në mesin e popullit muslimane në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti që kishte ngrënë shumë koka gjatë historisë nga të dyja anët vazhdonte të merr haraçin e vet në Jugosllavinë komuniste në heshtje. Në njërën anë luftonin të gjitha profilet që donin fe, komb dhe atdheun e vet kurse nga ana tjetër luftonin të gjitha profilet që i kishin shitur gjithçka për interesa personale dhe familjare në krye me shërbimin sekret si dora e zgjatur e armikut të një populli. Në këtë material të shkruar bëhet fjalë për rolin dhe ndikimin direkt ose indirekt të shërbimit sekret të ish UDB-së Jugosllave në përgatitjen, stërvitjen, kontrollimin dhe trasimin e rrugës e cila duhej pasuar e ndjekur nga gjeneratat e para të klerit fetar hoxhallarëve dhe prifterinjëve,si dhuratë nga shoku Tito, që edhe emrin e morën më vonë Hoxhallarët e Titos. E njëjta rrugë vazhdon të ndiqet edhe sot nga pjesa më e madhe e hoxhallarëve, duke e trashëguar modelin e gjeneratave të cilat u ngjizën në atë kohë.

Nga një lufte e egër ndaj fesë në përgjithësi dhe klerit fetar në veçanti në fillimet e para të sistemit komunistë deri te një qëndrim më liberal erdhi me një strategji të mirë përgatitur , ku roli i shërbimit sekret është një realitet i pa mohueshëm që është vështirë të shpjegohet me pak fjalë . Gjithçka duhej ti përshtatet sistemit dhe partisë komuniste ,ndaj të gjithë ata që e mësonin dhe studionin fenë, duheshe të e ndjekin rrugën të cilën e kishte trasuar shërbimi sekret i UDB së që si qëllim përfundimtarë kishte krijimin e një profili të hoxhës apo priftit hibrid, një hipokrit te përsosur rojtar të komunizmit. Shërbimi, kishte arritur që të vene kontakte direkte dhe indirekte me të gjithë ata nxënës , talebe , hafiza që mësonin Kuranin përmendësh, si dhe me gjithë studentët e shkollave dhe mektebeve-vend mësimeve nëpër xhami, të cilët kishin ndarë mendjen për të mësuar fenë, me fjalë tjera, të gjithë atyre që pretendonin të bëhen hoxhallarë të ardhshëm . Këtë realitet të hidhur e kuptuam përderisa ishim studentë në Kajro ne vitin 1978.

Nga njohjet dhe takimet e shumta me studentë që vinin nga vende të ndryshme të Jugosllavisë, patëm fatin që ta takojmë Idriz Selamin një njeri që i peshonte fjala në mesin e miqve dhe armiqve, sepse ishte nga të rrallët që personaliteti i tij përputhej me normat dhe rregullat fetare, i takonte rrethit te ulemave të famshëm ,dijetarëve Islam që kishte një histori familjare të shtypjes dhe presionit nga ana e sistemit komuniste. Edhe pse nuk e kishte zakon të fliste gjatë, në një bisedë të shkurtër që zhvilluam me të na tregoi fjalët e një shqiptari të moshuar që ishte larguar nga vendlindja nga presioni i sistemit komunist për në Siri: “Hoxhallarët e vjetër komunizmi i bëri spiunë të pa shkollë, kam frikë që ju të rinjtë do bëheni mynafikë hoxhallarë të arsimuar që do ua shohin sherrin gjithë populli”. Nga ajo bisedë e shkurtër kuptuam për rrugën e gjatë dhe të rrezikshme që një hoxhë, mësues i fesë mund të ballafaqohet. Asnjëherë nuk e harruam shprehjen e tij epike: “Meqë jeni nisur rrugës së mësimeve të fesë islame , atëherë Mos lakmoni jetën me shall të bardhë, por lakmoni vdekjen me faqe te bardhë”

Gjithçka fillon viteve të 80-ta, menjëherë pas kthimit të gjeneratave të para fetare islame si dhe punësimit të tyre në xhami dhe institucione tjera.
Veprimtaria e çdo hoxhe të gjeneratës së hoxhallarëve të Titos, ndahet në tri periudha kohore, e që janë shumë me rendësi të përmenden dhe të tërhiqet paralelja mes këtyre periudhave.
⦁ Periudha e parë i takon fillimit të mësimeve për fe dhe dhjetë vjeçarit të fundit të komunizmit,për të cilën bëhet fjalë në këtë material te shkruar.
⦁ Periudha e dytë, fillon me rënien e sistemit komunist, pra pas viteve te 90-ta, dhe vazhdon deri pas përfundimit të luftës për çlirimin e Kosovës dhe fillimit të luftës së vitit 2001 në Maqedoni.
⦁ Periudha e tretë, i takon kohës pas përfundimit të dy luftërave të lartpërmendura, dhe e cila është edhe sot në vazhdim e sipër.

Periudha e parë përfshin sistemimin e gjeneratave të para të hafizëve, hoxhallarëve, dhe mësueseve të gjinisë femërore nëpër vende te punës. Shërbimi sekret shfrytëzoi rastin që disa kuadro të i sistemon sipas servilizmit familjarë dhe individualë, nën kujdesin dhe kontrollin e shërbimit sekret të UDB-s, në trojet e ish Jugosllavisë,dhe në diasporë. Me një fjalë, disa prej tyre vendet e punës i kishin dhuratë nga sistemi komunist, prandaj nuk çanin kokën me xhematin, ishin arrogantë, shtireshin të fortë dhe trima, në fakt ishin njerëzit e shërbimit ata që vendosin për fatin e tyre, dhe që i kishin trimëruar. Lufta e një hoxhe të vërtetë, gjatë periudhës së rikthimit të lirive fetare ishte një luftë me vet sistemin i cili kishte vënë në zbatim projektin e keqpërdorimit të fesë për qëllime politike.

Jugosllavia kishte një nga shërbimet e inteligjencës më të forta në Evropë, i cili me siguri posedonte edhe njohuritë më të thella rreth përfundimit të luftës së ftohtë, prandaj edhe ishte më i përgatitur për ndryshimet e mundshme në nivel global. Jugosllavija socijaliste ne krye me Titon kishte patur mardhënie të mira me Egjiptin që nga fillimi i krizës rreth kanalit të Suezit, dhe me të gjitha lëvizjet dhe revolucionet në shtetet arabe, konkretisht me lëvizjen për çlirimin e Palestinës ,duke dënuar Izraelin dhe Imperializmin e shteteve perëndimore kishte fituar simpatinë e gjithë botës Arabe Islame. Në Jugosllavi liderët më të popullarizuar arab ishin Naseri i Egjyptit,Jaser Arafati Lideri për çlirimin e Palestines ,Sadam Huseini i Irakut dhe Gadafi i Libise. Jugosllavija në atë kohë ndoqi një politikë të tillë për interesa te veta strategjike duke u futur shumë thellë në kërkim të interesit ekonomik në gjithë Lindjen e mesme.

Dënimi i politikës së Izraelit ka vazhduar deri në ramjen e sistemit në Jugosllavi në vitin 1991 që për herë të parë vendosen mardhëniet diplomatike.Populli hebre pas përjetimit të asaj tragjedie të madhe në tokën Evropiane dhe formimit të shtetit të Izraelit, duke u mbështetur në logjikën e forcës që nga fillimi pati qasje te gabuar në politikën ndaj muslimanëve në përgjithësi dhe Arabëve në veçanti, gjë e cila ndihmoi ne rritjen e ekstremizmit në mesin e popullatës myslimanë në përgjithësi dhe ne botën Arabe në veçanti, nga kjo urrejtje kundër Izraelit dhe Perëndimit përfituan disa nga pushtetet diktatoriale pro komuniste, por humbësi me i madh doli vet Izraeli qe e la ndezur zjarrin e luftës.
Pas përfundimit të luftës së ftohtë, tre ishin elementet kyçe që do e ndryshonin gjithë botën,dhe raportet mes aleancave të shteteve të ndryshme në botë: Siguria botërore, ekonomia dhe liritë njerëzore. Prandaj, armiqtë e demokracisë nuk ndryshuan pozicionet, por ndryshuan strategjitë e luftës së tyre, obligimi i tyre ishte që, tre elementeve kyçë t’ua ndryshojnë kahjen.
Sigurinë botërore ta kthejnë ne kaos botëror, ekonominë ta kthejnë në pasurim mafioz dhe plaçkë lufte, kurse liritë njerëzore ti kthejnë në burim të pa shtjerrshem konfliktesh.
Jugosllavia pas vdekjes së Titos po ecte pikërisht kësaj rruge,nën presionin e politikes Serbo madhe për të realizue ëndrrat e vjetra për Serbine e madhe, sepse gjithmon në kohëra të tilla të ndryshimeve të mëdha kishte përfituar më së shumti.
Kjo rrugë e ndjekur, u dëshmua dhe me trajtimin e dhunshëm të demonstratave të organizuara në Universitetin e Prishtinës, ku elemente të caktuar të shërbimeve Jugosllave, të dominuara nga sërbet, kishin bërë parapërgatitjet dhe llogarite e tyre për të shfrytëzua rastin, që përmes këtyre demonstratave ti japin kahje edhe ndryshimeve politike dhe juridike brenda Jugosllavisë.

Edhe pse kishin kaluar afër tridhet vite pas luftës dhe ardhjes në pushtet të sistemit të ri komunist, vërehej qartë një prapambeturi në të gjitha aspektet e jetës të popullatës muslimane në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti , të pa shkolluar të pa pregaditur profesionalishte në asnjë lemi shkencore me përjashtim të detyrës së mësuesve të thjeshtë, disa zanateve dhe shumica dërrmuese punëtor fizik.
Shqiptarët sa kishin nisur pak të ndjehen të gjallë, me hapjen e Univerzitetit të Prishtinës të arsimohen dhe të kuptojnë historinë e vet , si dhe të shohin mjerimin dhe dallimin e madh të tyre në krahasim me popujt tjerë të ish-Jugosllavisë. Në mesin e përfaqsuesve komuniste shqiptare dhe nëpër institucione rrallë gjendeshin koka të mençura dhe të ditura, me shumicë ishin ata që as familjet e tyre nuk ju besonin, e lëre më të mendonin për fatin e popullit, Pleqët u thonin “Të dalur nga defteri”, nëpër tubime të ndryshme flisnin budallallëqe të mëdha, tentonin të japin përshtypjen e njerëzve të mëdhej te rëndësishem, nuk lexonin fare, flisnin sa për të ju mbushur mendjen tjerëve se janë dashamire të Jugosllavise Titos dhe Vllazrim Bashkimit, që shpesh herë kolegët e tyre nga nacionalitet tjera turpëroheshin nga injoranca dhe sjelljet e tyre.

Fati i popullit shqiptare ishte në duart e komunistave kokëboshe që ishin të preokupuar me kënaqësit e veta, hoxhallarëve injorante,hajmalixhij që shëronin të sëmuret që ju kanë bërë sehire flisnin për fe por mendjen e kishin te xhepi i xhematit,nuk ndjenin dashuri ndaj Zotit.Po ashtu për fatin e popullit vendosnin spiunët që ishin elita e popullit, të gjithë ishin të armatosur me pistoleta në brez,dhe i adhuronte rinija,për trimëri, mencuri dhe zotësi për të kryer pune nëpër institucione shtetërore, që plotësonin mungesën e kuadrove shqiptare per te gjitha nevojat e popullit që paguanin dhjetfishe.
Pasqyrën reale të muslimanëve në Jugosllavi,kryesisht shqiptarëve, boshnjakëve, turqive , goranëve dhe romëve,edhe pas tridhjet viteve vllazrim bashkim,liri dhe barazi e dëshmonte, përfaqësimi nëpër institucione dhe natyra e punëve që bënin për të siguruar të ardhurat familjare. Në vitin 1975/76, në afërsi te Beogradit isha në shërbim ushtarak, nga ku pata mundësinë gjatë një viti të shoh me sytë e mi gjendjen e mjerueshme dhe vuajtjet e shqiptarëve. Shqiptarët me shumicë, nga të gjitha trojet, punonin punë fizike nëpër qytetet kryesore të Jugosllavisë ishin të dërmuar e të lodhur, duke hapur kanale, bodrume, rrugë, duke shërbyer nëpër familje si pastrues që fëmijët sërb të mos i përlyenin këpucët me baltë, të ju sigurojnë drutë e qymyrin për dimër, tu ndihmojnë në përgatitjen e turshive, tua pastrojnë vilat për pushime, tua rregullojnë oborret dhe lulet, të ju gatuajnë byrek te nxehur, e të ju ofrojnë akullore të ftohtë dhe ëmbëlsira, si dhe t`ua mbajnë palltot kur i vishnin dhe i zhvishnin .

Meshkujt shqiptarë, në kërkim të kafshatës së gojës, pas vete kishin lënë familjet e veta, fëmijët, gratë, prindërit e shtyrë në moshë që të punojnë tokën rreth shtëpisë, kurse vet në gurbet ishin të detyruar që të flinin nëpër bodrume të lagura nga shtatë-tetë veta në një dhomë, të përgatisnin vet gjellën, të zienin çajin e zi që e merrnin nga shtëpitë e tyre, ndërsa duhanin e blinin, e vetëm muhabetin mes vete e kishin pa para.

Shpeshherë, nga zori ose nga qejfi takoheshin në xhaminë e vetme në Beograd, që mbante ligjërata një hoxhe i Titos, pro jugosllav i tërbuar, dhe që e kishte hapur edhe një kuzhine të “Hallallit:!!. Ata që kishin arritur të fitojnë besimin e ndonjë shkau të madh, bëheshin brigadierë, kurse më te besueshmëve ju lejonin hapjen e dyqaneve, që bashkë me familjet e tyre të ju shërbejnë 24 orë. Kjo kategori fitonin më shumë para, prandaj, fëmijët e tyre nuk u lakmonin fëmijëve të serbëve që shkonin në shkollë dhe vinin e hanin byrekë të nxehtë.
Paratë që i fitonin gjatë javës me djersën e vet, të grave dhe fëmijëve te vet, shpeshherë ndodhte që për një natë tua merrte një prostitutë, sepse mini-fundat i kishin ëndërr, ngase gratë e tyre fetare nuk po vishnin mini- funde të shkurtër.Me perjashtim te studenteve qe kishin kuptuar vuajtjet,realitetin, paratë e fituara gjatë pushimeve verore dhe dimrore i përdornin për mirëmbajtjen e familjeve të tyre dhe vazhdimin e studimeve.
Edhe pse e dinin të vërteten e mjerueshme të popullit shqiptar, gjithë elita e popujve të ish- Jugosllavisë që jetonin dhe punonin në Beograd, i shihnin me sy për çdo ditë,sidomos serbet prapë se prapë ishin të pa mëshirshëm në propagandën e tyre kundër një populli të tërë dhe pa dallim.

Lufta kundër nacionalizmit Shqiptar në ish- Jugosllavi.

Gjenerata më e vjetër e jona, është dëshmitare e asaj kohe që,në Jugosllavi zhvilloheshin paralelisht dy procese, njeri mbi tokë, e tjetri nën tokë.
Mbi tokë ,me propagande e ushqenin gjithë opinionin e mbarë Jugosllavisë me lajme të sajuara bombastike, të cilat ziheshin në kuzhinat e shërbimeve sekrete në Beograd, përmes së cilave i bombardonin qytetarët e Jugosllavisë dhe botën ,me të gjitha mjetet e dezinformimi të asaj kohe që i kishin në disponim si; radio ,televizioni ,dhe te gjitha gazetat dhe revistat në gjuhët e kombeve dhe kombësive. Përmes mjeteve të tyre dezinformuese, shqiptarët i paraqitnin si një popull kamikaz që i rrezikon gjithë popujt e ish-Jugosllavise edhe Evropës mbarë.

Institucionet shtetërorë filluan të “ pastrohen” edhe nga ai numër i vogël i kuadrove shqiptare që ishin të punësuar, e të cilët po zëvendësoheshin me çdo nacionalitet tjetër, por edhe nga ata shqiptarë të ndershëm që i konsideronin besnik ndaj Jugosllavisë, e që shërbenin si kukulla të dëshmisë së vëllazërimit dhe bashkimit.

Shkollimi në gjuhën shqipe ishte parë si therë në sy, që prej momenteve të para të hapjes se Universitetit të Prishtinës,nga kreu akademik dhe shtetërore Serb që e trazon vetëdijen kombëtare dhe fetare te mirfillte dhe që i helmon të rinjtë shqiptarë me nacionalizëm dhe irredentizëm.

Demonstratat e studentëve shqiptarë në vitin 1981, ishin të mirë së ardhura për qarqet nacionaliste, shoviniste sërbe, që shfrytëzuan aparatin shtetëror,dhe filluan procesin e diferencimit dhe largimit të shqiptarëve nga puna në të gjitha shkollat shqipe nëpër fshatra e qytete për ta ndaluar zhvillimin ekonomik, politik, shkencor të popullit shqiptar.Qëllimi ishte për të pastruar hesapet me të gjithë ata shqiptarë, kokëfortë të pa dëgjueshëm, patriotë, nacionalistët, irredentistë, që kërkojne barazi ,liri dhe forcim të pozicionit juridik të shqiptarëve në Jugosllavi.Nëpërmes reduktimit të arsimit në gjuhën shqipe,shtypjes dhe represionit tu mbyllen të gjitha rrugët, me përjashtim dy rrugëve; ose në burg ose jashtë kufijve të Jugosllavisë, që rinia të detyrohet të largohet nga institucionet shkollore, dhe kështu të detyruar për të kërkuar punë për ekzistencën dhe mbijetesën e tyre, të harrojnë veprimtarinë kombëtare dhe zgjimin e popullit shqiptar për arsim, shkollim dhe çlirim kombëtar.

Nëpër dyert dhe duart e policisë dhe shërbimeve sekrete të asaj kohe, kaluan një numër tepër i madh i shqiptarëve , që i bënte shqiptarët popullin e parë në Jugosllavi i mbajtur nën kontroll, nën vëzhgim të syrit të spiuneve dhe të policisë. Sa më shumë që rritej presioni, aq më shumë rritej numri i bashkëpunëtorëve të policisë dhe shërbimit sekret, që shërbenin si syri dhe veshi më i sigurt dhe mjeti më efikas për luftë kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.

Në këtë mënyrë, dhe me këto metoda vazhduan procesin e kurdisur që zhvillohej mbi tokë, me projekte dhe strategji afatgjate kundër popullit shqiptar që jetonte në ish-Jugosllavi, të gjithë shiheshin si një mish i egër në trup të huaj.

Procesin tjetër që zhvillohej nën tokë, e kam përcjellë nga pozicioni im i Imamit, në një fshat në afërsi te Shkupit, që përfshinte edhe muslimanët në lagjen e Gjorçe Petrovit ku u detyrova të angazhohem për shkak të vdekjes së imamit. Ishte viti 1982. Dy vjet më vonë, në vitin 1984, u hap edhe medreseja e “Isa Beut” në po të njëjtin fshat ku unë shërbeja, pra në Kondovë të Shkupit, nga ku kisha mundësi të shoh për së afërmi të gjithë manipulimin dhe keqpërdorimin e fesë për qëllimi puro-politike.
Që nga klasa e pestë fillore kisha filluar të mësoj gjuhën Serbokroate dhe Maqedone dhe gjithë shtypin e asaj kohe e bleja në kioskun e vetëm në Saraj,isha dëgjues i rregullt i radiove të njoftura në gjuhën shqipe dhe serbokroate prandaj e kisha shumë lehte të deshifroi lojrat politike në Jugosllavi,dhe isha në dijeni të plotë të ngjarjeve me rrezikshmëri të larte.Nga pozicioni i imamit kisha shumë kontakte me njerëz të ndryshëm dhe njohja e gjuhës më mundësonte komunikim me të gjithë njerëzit pa dallim feje apo kombi. Ishte koha e zgjerimit kontakteve dhe njohjeve të shumta me hoxhallarë kolegë përpos atyre qe njiheshim nga koha e mësimeve ,sidomos me të punësuarit në kreun e BFIslame.Temat e bisedave përzgjidheshin që të mos biesh ne grack,si zakonisht egzistonte interesimi shumë i madh i hoxhallarëve te rinje rreth punësimit,dhe konkurencës se kush ka arritur të zen ndonjë pozicion të larte.
Nga sjelljet ligjeratat dhe komunikimi mes hoxhallareve dhe xhematit që ju shkonte prapa ,si dhe sistemimi i tyre nëpër vendet e punës ishin shenjat e para të fillimit të procesit të rrezikshëm,
madje ishte shumë herë më i rrezikshëm se sa mund ta paramendonin edhe ata qe kishin njohuri, me pasoja afat gjatë e që për fat të keq pak njerëz nga shqiptaret e kuptonin. Gjithë atë brumë të hoxhallarëve që e kishte përgatitur dhe që po i mbante nën kontroll direkte, e organizoi dhe e përdori si ushtri të organizuar kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar,dhe përçarjes të elementit fetare Islame.

Shërbimet sekrete Jugosllave në interes te politikës afat gjate të tyre dhe në dëm të vet popullatës muslimane në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti, në planet e tyre shkuan aq larg ,sa që një pjesë të hoxhallarëve si bashkëpunëtorë të ngushtë, i aktivizonin nëpër ndërmarrjet e mëdha si përkthyes, disa i angazhonin në diplomaci, kurse disa të tjerë i impononin nëpër organizatat Islamike te dyshimta, që ti bën pjesë të pa ndashme të konfliktit vëllavrasës të botës myslimane.
Elementin shqiptar dhe boshnjak me çdo kusht dhe me çdo çmim dëshironte ta paraqiste si një element te rrezikshëm fundamentaliste islame de- stabilizues të gjithë Ballkanit dhe Evropës, kurse punën dhe djersën e punëtorëve shqiptarë, brenda ish-Jugosllavisë edhe jashtë saj në gurbet, për vite me radhë, para botës u mundua ta paraqesë si një organizim dhe përfitim mafioz të shqiptareve në Ballkan, me shpresën se myslimanët e ish-Jugosllavisë, në veçanti, shqiptarët edhe boshnjakët do ta humbin përkrahjen ndërkombëtare.

Me këtë dhelpëri, politika hegjemoniste serbe mëtonte që edhe njëherë në historinë më të re të saj, të del fituesja e vetme nga trazirat eventuale, që ata e dinin ose pretendonin se e dinin atë se, çka pritet të ndodhë Ballkan.

Sipas bindjeve te mija dhe shumë shokëve ishte momenti historik i bashkimit të forcave të gjithë intelektualëve të rinje nga Univerziteti i Prishtines dhe hoxhallarëve të rinje e gjeneratave të para të shkolluara, për tu bër bashkë dhe për të mos lejua që nji popull i tërë në momentet me të rrezikshme të humb kohë dhe të merret me manipulimin dhe keqpërdorimin e fesë. Duheshte angazhim, dhe qëndrim të pa luhatur dhe pa kompromis nga të gjithë, për ti zgjatur dorën popullit shqiptare të çlirohet nga shtypja,dhe besimet e kota,për të kontribuar në ngritjen e vetëdijes fetare dhe kombëtare, për ta nxjer nga injoranca dhe analfabetizmi dhe për të mos lejuar realizimin e projekteve anti Islame dhe anti shqiptare.
Për fat të keq një gjë e tille nuk ndodhi me hoxhallaret e rinje që u emëruan si hoxhallaret e Titos, edhe me intelektualet e rinje sepse vet sjellja e tyre dëshmonte se janë nën influencen e shërbimit sekret dhe agjentëve të shërbimit, ndoshta ishin të kapur prej më herët që ishte thelbi i tragjedisë së popullit musliman në përgjithësi dhe Shqiptare ne veçanti që nga koha e Mbretërise Jugosllave.
Agjentët e shërbimit kishin filluar të iniconin lëvizje të dyshimta nëpërmjet individëve dhe grupeve që i mbanin në kontakte nga të gjitha profilet e shoqëris me karaktere të dobta, hoxhallarë,intelektuale, tregtare, këngëtar, zejtare, bashibuzuke të ndryshëm dhe të rinje labil që dashurohen në gjithçka por nuk duan askuj, kishin filluar ti aktivizonin edhe disa aktiviste nga organizata e quajtur “Lidhja e Rinisë Socialiste” që më në fund ishin dashuruar në Islame. Disa figura të dështuara komuniste nga bashkëpunëtorit e fshehur, kishin ndryshuar pamjen, sjelljen e mëhershme të një komunisti, ishin shëndërruar në besimtarë të devotshëm, duke u aktivizuar nëpër xhami të ndryshme,me detyra konkrete dhe po merrnin mbi vete formimin e këshillave të xhamive.
Sistemi kishte përzgjedhur disa nga imamët apo hoxhallarët që i kishte sistemuar nëpër xhamitë e sulltanëve osmanë, nëpër qytete dhe fshatra të mëdha në të gjitha trojet shqiptare,edhe në diaspore imamet e rinje,që në bashkëpunim me keshillat e xhamive,po ashtu të përzgjedhur nga shërbimi me aktivitetin e tyre do ringjallin jetën fetare, pas 30 viteve të luftës kundër fesë. Si zakonisht disa imame apo hoxhallar që kishte përzgjedhur sherbimi, ti shpalle si te “Dërguarit e Zotit” në brendësine e tyre fshihej një shpirt krimineli dhe hipokriti, ishin kukulla bashkëpuntore besnik që nga koha e rinisë,të kapur në flagrance ose trashigonin zanatin e të parëve të tyre. Sistemi kishte mbajtur llogari që të krijoj dy modele të hoxhallarëve, në mënyrë që të mund të përqafohet nga masat e gjera të popullit, ai konservator i prapambetur dhe ai me shkollim të lartë.

Më të devotshmit me pamje engjëlli, që paraqiteshin se nuk kanë shkelur as edhe një mizë në jetën e tyre, mjeshtër të lëvizjeve mu si lakuriqët e natës, që do luftonin me çdo çmim të futen nën lëkurë të masës se ulët, me devotshmeri të hipokritit me bartjen e kapuçit me çmim koke, që do mbane llogari për shijen e xhematit më tepër se sa për porosite e qarta të Zotit. Ndërsa modelin e dyte ata më liberalë,me përparimtarë të sistemuar nëpër vendet udhëheqëse në organet e BFIslame, nëpër muftinij dhe profesore medreseje që të pëlqehen në shoqëri edhe nga komunistët më të prishur në aspektin e moralit njerëzorë.

Të gjithë ata që kishin interesat e tyre personale apo familjare që i takonin nëntokes dhe ishin shëndërruar në besimtarë të devotshëm, e zhvillonin propagandën kryesore sipas direktivave të shërbimit, dhe kishin për detyrë që të nxisin gjithë popullin të njihet me imamin e ri “të dërguarin e Zotit”, që me ligjëratat e tij edhe “kafshët i bënin myslimanë”!!!. Organizonin autobusë, furgonë, dhe e ftonin popullin që të shkonin nëpër xhami, që të i dëgjojnë ligjëratat e pa dëgjuara ndonjëherë nga të “Dërguarit e Zotit” !!!.. Nëntoka e dinin saktë se, cilin hoxhe duhet përkrahur dhe duhet shpallur si të pa gabueshem si shpëtimtare qe duhet ndjekur të gjithë besimtaret, cilin duhet sulmua si spiune udbashe dhe të prishur nga i cili duhet të kenë kujdes besimtarët si i rrezikshem, dhe cilin duhet shpallur si tradicional dhe primitiv që duhet te largohen dhe të mos marrin asgjë nga këshillat e tij.

Ky bashkëpunim i ngushtë mes këtyre profileve të ndryshme të bashkëpunëtorëve të sigurtë të sistemit, qe e organizonin teatrin e kukullave në xhami, kishte për detyrë që ta ngrisin lartë personalitetin fallco të imamit apo hoxhës që i takon rrjetit të merimangës, qe e kishte thurur shërbimi. Si zakonisht, xhemati i rregullt, që merrnin pjesë ishin shumë pleq të hutuar, rinia e manipuluar, disa intelektuale spiunë të kamufluar me islam që flisnin fjalë miradije për hoxhën, me qëllim të krijonin autoritete të rrejshme në mesin e popullatës, që i hipnotizonin masat e ulëta të popullit, me ligjërata të zbrazura të tyre e që ngjallnin emocione, por që e vdisnin logjikën e rezonimit të shëndoshë dhe të arsyeshëm.

Pasi që ne njiheshim mes vete shumë më herët, por edhe pjesa e vetëdijshme e popullatës si zakonishte e njihnin biografine familjare nga më herët të patriotëve të vërtet fetare dhe kombëtare e kishim lehte të identifikonim , dhe mos bien pre e lojrave të kurdisura nga ana e pushtetit, por shumica dërrmuese e xhematit të sinqerte binin viktime e këtij manipulimi.Vet pozicionimi i kuadrit të ri nëpër xhami si dhe në rradhët e BFIslame, ishte një sinjal i fort se kë e favorizon pushteti që të bëhet emër i njohur si hoxhë, dhe kë e ka të shënjestruar si element i pa kontrolluar, që duhet të luftohet.
Të gjitha aktivitet fetare, zhvilloheshin me një prapavijë mirë të organizuar. Si organizatorë të shkëlqyeshëm ishin dëshmuar “Lidhja e Rinise Socialiste-që ishin dashuruar në Islame, që ishin të stërvitur me detyra speciale, brenda trojeve Shqiptare në Jugosllavi edhe në diaspore. Organizimet kryesisht i bënin nëpër xhami, i mbushnin edhe sallat sportive me organizime të tribunave të ndryshme, me pyetje dhe pergjigje te porositura dhe të pregaditura paraprakishte që e dinin sakte se në mullirin e kujt duhet dërguar ujin.

Ne tubime dhe tribuna, si mysafir special, e ftonin ndonjë bajloz komunist që ishte bërë mysliman, nga një hoxhe apo grup hoxhallarësh që i takonin të njëjtit rrjet nga të gjitha trojet shqiptare, sidomos nga Kosova që shfrytëzonin rastin e takimit me miqtë e shërbimit, që të mos bien në sy të patriotëve dhe nacionalisteve të pa fe, brenda Kosoves që luftojnë për kombe dhe prishjen e ish- Jugosllavisë. Strategjija e veprimit te rrjetit të hoxhallarëve nën komandën e shërbimit ishte e njëjte në të gjitha trojet,por hapësira e veprimit në Kosove ishte më e ngushtuar në fillim,prandaj qendra e organizimeve,marrëveshjeve të fshehura dhe takimeve me agjentet e shërbimit bëheshte në Shkup,sepse popullata Shqiptare në Maqedoni ishte e dhëne më tepër pas fesë, mungonte vetëdija kombetare.

Të “Dërguarit e Zotit” me mision te posaçëm, harxhonin kohë të gjatë nëpër shtëpia për ta rregulluar shallin, xhyben, teshat, që të kenë pamjen e njeriut të dalluar, sikurse të jenë zbritur nga parajsa.
Ishin të pajisur me teknologji moderne e magnetofona për ta regjitruar zërin e tyre gjatë ushtrimeve, duke kontrolluar zërin se si do ju dukej para xhematit, se si do duken kur qajnë, se si do duken kur qeshin , sepse në xhami ata do jenë të rrethuar nga mesi i xhematit që duan ti incizojnë ligjëratat e tyre, e ti përcjellin ato në meset familjare, si dhe ti shpërndajnë në mesin e gjithë popullit.
Ligjëratat i ushtronin në formë poezie të ndikuar nga recitimet e artistëve të mëdhenj shqiptarë, pastaj duke përdorur citate nga Kurani në fillim të ligjeratave, dhe lutjeve të gjata në gjuhën arabe,që të tërhiqet vëmendja e xhematit se, kinse këta janë ata që e kanë mësuar fenë në Arabi nga burimi, dhe se, arabishten e flasin si bylbyla.
Emrin e Zotit e theksonin duke mbushur gojën plotë, edhe pse zemrën e kishin boshë. Shpeshherë, betoheshin ne emër të Zotit dhe të Profetit, që të dukeshin sikurse po ju flet vet Profeti, dhe të fitohet besueshmëria dhe përshtypja e plotë se, ky është hoxha i vetëm që e fletë të vërteten, edhe pse e vërteta ishte krejtësisht ndryshe.

Temat e ligjëratave i përzgjidhnin që të jenë prekëse në mënyrë që sa më shumë të arrijnë që xhematin ta bëjnë të ndjeshëm për të qarë, nganjëherë edhe për të qeshur, duke përdorur tregime dhe ndodhi banale që thjeshtë ishin pjellë e fantazisë se tyre, ëndrra të trishtueshme etj. Në ligjeratat e tyre të shumta armiqët kryesore të Islamit dhe gjendjes së popullatës muslimane në bote ishin Jehudite me hilet,dhe mjeshtrite e tyre për ta futur gjithë botën në kurthe sidomos boten Islame dhe muslimanet me përkrahje të Amerikës dhe perëndimit në krye me Papën dhe Vatikanin,që kanë arritur ti shtrinë për tokë gjithë muslimanet e botes.

Ligjëratat e tilla nuk i bënin aspak dobi popullit të hutuar, por i ngjanin lojës së boksit që njëri boksier qëndron në këmbe me duar lartë me krenari, dhe gjithë auditoriumi duke brohoritur dhe rrahur duart, kurse tjetri boksier i shtrirë për toke i trullosur që përpiqet ta merr veten deri sa gjyqtari numëron mbi kokë kohëzgjatjen e trullosjes që ta përfundon lojën dhe ta shpall fituesin. Menaxherët dhe dashamirët e boksierit të trullosur i mbajnë ligjerata për forcën e kundërshtarit taktikat dhe hilet që ka përdorur kundërshtari për ta rrezuar për toke.
Ai që ka rrëshqitur dhe ka rëne në gropë të thellë nuk ka nevoj për ligjerata për shkaqet e rënies ,por ka nevojë jetike për zgjatjen e dorës së ndihmës për ta nxjerrë nga ajo fatkeqësi ku gjendet ,në rastin konkret muslimanët në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti kishin nevoj për një dorë të zgjatur të ndihmës që ofron zgjidhje dhe vizion që do e nxjerrë nga ajo gjendje e rënde .

Në çdo tubim luftonin që të pozicionoheshin në krye të vendit, manipulonin me masën e të gjallëve dhe të vdekurve duke bërë lutje të gjata, më patriotet lutjet i bënin në gjuhen shqipe, që të i bindin të pranishmit se këta, përpos që janë besimtarë të devotshëm, janë edhe patriotë të shkëlqyer qe zhvillojne lufte te shejte per ti dalur zot fese,kombit dhe atdheut. Gjatë ligjëratës bënin edhe gjestikulime të artisteve të shëmtuar, që ju ngjanin kukullave për fëmijë, dhe sillnin edhe shumë shembuj nga përditshmëria që njërzitë i kanë të ngulitura në kokën e tyre, por që nuk gjejnë zgjidhje,prandaj ne prezence te kukullave ndjehen me te sigurte nga magjija ,syri i keqe dhe merija e te tjereve. Ky soj i hoxhallarëve ishin pikërisht ata që filluan ta futin xhematin ne botën e fantazmave dhe ti largojnë nga bota reale e cila në realitet duhet të shihet nën dritën e arsyes dhe mendjes.

I përshkrova si kukulla ,sepse kompanitë e prodhimit te lojrave ne botë për ta zgjerua biznesin e tyre prodhojnë lojëra kukulla të ndryshme për tu futur në zemër të fëmijëve, që janë të adhuruara nga fëmijët, ngjashëm edhe shërbimet sekrete prodhojnë kukulla të gjalla nga radhët e bashkëpunëtorëve të tyre për ti dashuruar dhe për ti lidhur përjetësisht të rinjtë dhe të moshuarit me artistët e tyre kukulla, që pastaj përmes tyre të dirigjojnë edhe masën e gjerë.
Njerëzit e thjeshtë, sidomos aty ku niveli i arsimit dhe edukatës është i ulët, janë si fëmijët që lidhen aq shumë me kukullën e tyre, sa që nuk mund të imagjinojnë gëzimet, hidhërimet por as vdekjet pa kukullat e tyre ne krye te vendit dhe janë të gatshëm të e paguajnë shtrenjtë prezencën e kukullës në të gjitha ceremonitë e tyre të jetës.

Pikërisht kjo kategori, e hoxhallarëve ishin prodhim i kukullave për të rritur që plotësonte dëshirën e njerëzve te thjeshtë, shkëlqenin me uniformen e hoxhës, me shallin e bardhë në kokë, me rroba te shtrenjta që ecnin drejt rrugës të trasuar nga UDBj-a, “Hoxha so Bella çallma, Bella kuqa i Bell Mercedes, rroftë shoku Tito, se unë kurr nuk do vdes.” Hoxha me shall të bardhe,më shtëpij të bardhe dhe me mercedes të bardhe, rroftë shoku Tito, se unë kur nuk do vdes.
Ishin një kopje e bashkëpunëtorëve të atyre të vjetërve që i kishin lakmuar dhe ëndërruar, por me metodologji të reja, nga të cilët e trashëguan zanatin e bashkëpunimit me shërbimin dhe emrin hoxhallarë të Titos.

-Për fat të keq, Tito kishte vdekur, dhe nuk pati mundësi të sheh me sy produktin e personalitetit të hoxhës apo priftit që e kishte dëshiruar. Një hibrid, me shpirtin e zbrazur të një hipokriti ateist, por me pamjen dhe sjelljen e një hoxhe apo prifti, i prodhuar nga një shtet komunist, bashkëpunëtorë të besueshëm të ruajtjes së sistemit monist, që aspak nuk u morën me anën e brendshme të tyre se si do duken kur do dalin para Zotit.Nuk ju bënte përshtypje gjendja e mjerueshme, prapambeturija, varfërija dhe injoranca në të cilen jetonte popullata e besimit Islam. Për ta, me rëndësi ishte përshtypja që do të lënë tek njerëzit, plaçkitja e popullit dhe vakëfeve, përfitimi personal ne emër te Zotit.
Hoxhallarët e Titos,për dallim nga të vjetrit shumë pak kalonin kohë në xhami. Gjithmonë ishin të zënë me aktivitete të ndryshme. Bënin përpjekje që me çdo kushte të ju bien në sy popullit në rrugë, ta përshëndesnin çdo kënd, të njohur dhe të pa njohur , krijonin shkaqe që të futen në bisedë, shfrytëzonin lidhjet familjare dhe miqësore që të futen në mesin e çdo familje, duke u paraqitur si dashamir të mëdhenj, që duan t`i shpëtojnë njerëzit nga zjarri i xhehenemit, edhe pse fitilin e zjarrit e kishin pikërisht në dorën e vet, që ua kishin dhënë miqtë e shërbimit.

Aktivitetet më të mëdha, zakonisht zhvilloheshin gjatë muajit te Ramazanit !!!

Hoxhallarët e Titos, e kishin studiuar mirë mentalitetin e ulët të popullatës me përkatësi islame në ish-Jugosllavi, dhe të shqiptarëve në veçanti. Prandaj, asgjë nuk i lihej rastit në xhami. Para se të niste falja e namazit dhe ligjërata e “të Dërguarit të Madh” ,gjithçka shkonte sipas skenarit sekret dhe befasues që e përgatiste “ i Dërguari” me disa të rijnë të dashuruar në islam. Brenda xhamisë merreshin pozicione dhe bëheshin lëvizje që binin në sy të xhematit. Në momente të caktuara nga ligjërata prekëse e imamit, njëri nga mesi i të pranishmëve kishte marrë koordinatat që të bërtiste me zë të lartë dhe tmerrues “Allahuuuuu Ekberrr”!, që përdorej si shenjë se, “ i Dërguari” në ligjëratën e tij arriti ta prek në zemër një të ri prezent. Kjo formë përdorej edhe për të mbajtur peng xhematin, që të mos e zë gjumi, ngase dihej se, ata kishin hallet e veta, dhe kur vinin në xhami bënin edhe një pushim të madh.

I gjithë skenari ishte lojë qibritash, që e kishte mësuar baloshi te ura e gurit, këtë loje e dinin të gjithë hoxhallarët e Titos, ata që i rrethonin bashkë me agjentet e shërbimit, por qëllimi ishte që sa më shumë rini të fusnin në loje.Të moshuarit rralle afroheshin, ngase ishin djegur shumë herë te ura e gurit, ku atyre ua kishin marrë edhe parat e lopës që e kishin shitur në Pazar për bukë, me përjashtim të disa të moshuarve që e dinin lojën, sepse edhe vet kishin qenë artiste të perkryer gjatë gjithë jetës, kishin luajtur rolin e shqiptarit të rebeluar si trima që kanë luftuar kundër shkijeve, kanë kërcënuar policinë, e që në fakt kishin qene spiune ishin mare me vjedhje plaçkitje ndoshta edhe vrasje pas shpine te vet shqiptarëve tinëzisht.
Konkurrenca në mesin e imamëve hoxhallarëve të Titos për tu futur thelle në zemrat dhe ne xhepat e popullit ishte në rritje për çdo ditë, me organizime të ndryshme por më mbreslënëse ishin organizimet e shpeshta me nxënësit që përfundonin leximin e Kuranit(kryenin hatmen). Mësimin e zhvillonin nëpër mektebe me metoda të reja, nuk ishte me rëndësi sa dine të lexojnë por sa dine të këndojne, djem e vajza e sidomos vajza kishte dyfish më tepër, të veshura bukur e të mbuluara, që e kënaqnin syrin e imamit të ri,dhe ua ngjallnin mallin e kohës se studimeve qe kishin kaluar nëpër rruge në pritje të viktimave te varfëra femra.
Pas lodhjes së madhe si mësues, ata organizonin ceremoninë e madhe në xhami me prindër, gra e burra, dhe mysafirë të shumtë, duke bërë inçizime me kamera të prindërve të entuziazmuar nga pamja e fëmijëve të tyre që këndojne ilahi, recitonin vjersha dhe ndonje pjesë nga Kur ani, një skenë që i bënte me lot në sy,dhe nuk shihnin realitetin e manipulimit me fëmijet para syve të tyre.Disa që kishin zë bylbyli i pregadisnin për në medrese..

Medresetë ishin shkollat e mesme më të preferuara, që vështirë ishte regjistrimi në to, ndërsa në anën tjetër hoxhallarët e Titos nuk çanin kokën për mbylljen e shkollave të mesme në gjuhën shqipe ,dhe luftën e egër që zhvillonte sistemi kundër arsimit në gjuhen shqipe.Profesorët e medreses që po ashtu ishin hoxhallarë të Titos por i takonin modelit liberal ishin te angazhuar me gjithë qenjen e tyre që nga nxënësat e medrsesesë të pregadisnin bylbyla.
Në atë kohë bylbylat ishin shumë të kërkuar dhe të vlerësuar, prandaj disa nga profesorët e medreses pregadisnin dy lloj bylbylash me zë dhe pa zë, nga ata që këndonin bukur me zë formonin korin për ceremonitë madhështore, për festat e bajramit dhe organizimeve të ndryshme nga mesi i popullatës së thjeshtë që ishin të gatshëm ti paguajnë shtrenjtë . Disa të pasur që ishin bërë myslimanë dëshironin që enkas të u këndojnë bylbylat në shtëpinë e tij, shpesh organizonin darka, dreka me një numër të madh hoxhallarësh të Titos me nxënës dhe hafiza.

Disa tjerë që këndonin bukur pa zë, i përzgjidhnin për të kënduar para inspektorëve të shërbimit ,me sugjerim të profesorëve, edukatorëve, drejtorit, që duhej të ishin të talentuar mirë, meqë edhe prindërit i kishin pasur bylbyla të njohur. Bylbylat e medresesë i adhuronin disa funksionarë, imamë ,muftilere, hoxhallarë, profesorë, edukatorë, drejtorin, dhe disa imamë në diasporë që i takonin rrjetit të bylbylave. Një profesor në medrese Rexhep Nuredini rahmet i pastë shpirti i këshillonte nxënësit e medreses si fëmijët e vet: “Nëse prej tani si nxënës dorëzoheni para epshit dhe presionit, përshëndetuni përgjithmonë me fenë dhe hoxhallëkun”. Disa nga nxënësit pranonin publikisht se nga Profesor Rexhepi mësuam si duket burri i vërtet, hoxha i vërtete dhe muslimani i vertete, të tjerët me sjelljen e vet na mësuan hipokrizine, dyftirsine dhe kënget e bylbylit.Popullit të prapambetur në të gjitha aspektet e jetës shoqërore, loja me bylbyla i ngjan ofrim të argëtimit të sëmurve para vdekjes jo shërim.
Disa nga puntorët e thjeshte ne medrese, këshilltaret e xhamive që kishin bashkëpunuar më afër me hoxhallaret e Titos,edhe disa pastruese,pas ramjes së sistemit më kishin rrëfyer në besim shumë gjëra sepse kishin frikë Zotin dhe ndjenin një ngarkese të madhe shpirtërore.

Mysafirët më të shpeshtë në Medrese të Prishtines dhe Shkupit ishin Baloshi me kompaninë e vet, që e luanin rolin e inspektorëve të arsimit fetarë, e që kishin krijuar edhe grupin e nxënësve balosh, në mënyrë që në të ardhmen do të mund ta luanin rolin e elitës fetare.
Në mënyra të ndryshme shërbimi ju mundësonte të gjithë të interesuarve për të mbushur xhepat me dollarë, qofte duke promovuar shallin e bardhe,xhybet me tentene, mjekrën,veshjen si dhe përshëndetjen e detyrueshme me SELAM, si një shenjë dalluese e vëllazërisë islame, nën robërinë fetare dhe kombëtare.Mu në kohën më të rrezikshme, kur sistemi dhe shërbimi pregadiste varrin e një populli të tërë, ata luanin me zjarrin e keqpërdorimit të fesë.

Në emër të fesë, ata helmonin dhe turbullonin marrëdhëniet familjare, ndërfetare dhe kombëtare, spiunonin, shanin,shpifnin,shpallnin murted(i dalur prej feje) të gjithë ata që janë ngritur kundër ish- Jugosllavisë,edhe pse ishin vetë dëshmitarë të vrasjeve, burgosjeve maltretimeve dënimeve dhe propagandës së çmendur nëpër radio televizione dhe gazeta kundër gjithçka që ishte shqiptare.Gjithë kjo propagandë dhe terror shpirtëror ndaj një populli të tërë nuk u bënte përshtypje të gjitha veglave qore në krye me hoxhallarët e Titos që i shërbenin pikërisht asaj politike të çoroditur.
Sjellja dhe veprimtaria praktike e tyre i ngjante thënies së vjetër: “Fshati digjet, e plaka krihet”.!!!
Në kohën kur edhe fëmijët i fusnin nëpër burgje për një parullë që e shkruanin, si atë “Kosova Republike”, shumica e hoxhallarëve “patriot” i rregullonin shallet e tyre të bardha, mbanin ligjerata të ashpëra kundër “shkijeve”, ndërsa në anën tjetër lëviznin dhe shëtisnin gjithë botën pa asnjë therë në këmbë. Ata që kuptonin nga politika dhe realiteti, lehte e kishin t’i deshifrojnë të gjithë ata hoxhallarët që e kanë fjalorin e njëjte, ligjëratat e njëjta , gjestet e njëjta, surratin e njëjtë,ecnin rruges se njejte qe e kishte trasue shërbimi nga fillimi,pikërisht ashtu sikur kishte dashur vet shërbimi i UDB-së që ti sheh edhe pas 50 vjetëve.

I luftonin të gjithë ata që ishin të zgjuar dhe që kërkonin barazi të plotë nacionale, që Kosovën e donin Republikë, dhe ata që donin kombin fenë dhe atdheun e tyre. Kjo luftë kishte filluar që nga koha e studimeve dhe mësimeve për fe ,dhe vazhdonte pa ndërprerë me të gjitha format dhe mënyrat e mundshme,për ti rrënuar dhe shkatërruar të gjithë ata qe i cilësonte sistemi si të pa dëshirueshëm.

Një grup i vogël nga hoxhallarët në të gjitha trojet ku jetonin muslimanët në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti që nuk ishin naiv, të pa informuar si individe,shërbimi i kishte të identifikuar si kundërshtar të rreptë, ju jepte instruksione gjithë rrjetit për ti njollosur dhe për ti sulmuar.Ishin të vetëdijshëm për sulmet e ulta që vinin nga kolegët e tyre qe ishin dora e zgjatur e shërbimit sekret.
Një gjë diheshte publikisht se shigjeta e kriminelit mund të drejtohet kundër një personi por shigjeta e shërbimit dhe hipokritëve gjithmonë drejtohet kundër kupolës ku fshihen faktet dhe dëshmite kundër tyre,dhe të gjithë atyre që marrin guximin ti kundërvihen projektit te shërbimit.

Rrezikshmëria individuale dhe familjare nga konstruksionet dhe dora e hekurt e shërbimit sekret ,bashkë me veglat qore të tij ka qenë dhe mbeti shumë e lartë për të gjithë ata që kanë qenë pengesë në realizimin e projektit të madh të UDB-së ,por duhet vënë dorën në zemër dhe duhet pranuar se nga njerëz të shërbimit dhe nëpër institucione ka patur të tillë që me asnjë çmim nuk kanë dashur të marrin në qafë njerëz të pafajshëm, janë friguar nga padrejtësia që mund të ju kthehet në familje.Një i dënuar politikisht ruante derra në një fshat, pas daljes nga burgu në bisedë e sipër më dha një këshillë:”Derrave jepu për të ngrënë por mos ua trego deren e maxhes, sepse ato nuk mbajnë mend tjetër përpos derës nga ju vjen ushqimi. Edhe derrat e politikës, shtetit dhe të fese, nuk njohin derë tjeter,perpos derës së policisë spiunimit, plaçkitjes të arkës së shtetit dhe vakufit, kur bëhen bashkë, shesin fene, popullin, shtetin, janë te gatshëm të marrin në qafë shumë njerëz të sinqertë dhe të drejtë, të rrënojne një kala, një shtet më të forte në bote për interesa personale. Jo rastësisht në gjithë botën njerëzit janë në kërkim të shoqërisë së mirë,as kush nuk dëshiron të gjendet në mes të shoqërisë së derrave ,as fëmijët e vetë nuk dëshiron ti lërë në një shoqëri të tillë.

Të gjitha këto aktivitete të procesit të nëntokës, që i organizonte shërbimi secret i UDBsë, dhe i zbatonte në praktikë rrjeti i djallit, ishin një lloj kundërpërgjigje nga ana e pushtetit nëpërmjet shërbimit secret ndaj trazirave të demonstratave të viti 1981 për të arritur deri te qëllimi i para përcaktuar. Pas 10 viteve aktivitete të nëntokës në vitin 1989 sistemi e zbuloi qëllimin dhe fytyrën e vërtet atëherë kur arriti të rrënojë themelin juridik të Autonomis së Kosovës, të vendosë dorën e hekurt të pushtetit të Serbisë, në po të njëjtin vit Maqedonia u shpall shtet kombëtar i Maqedonasve me Kishën Ortodokse Maqedone si fe shtetërore, e gjitha kjo ishte si shpërblim për përkrahjen e dhënë asaj politike diskriminuese ndaj Shqiptarëve. Ata që kuptojnë nga politika, zhvillimet politike në Jugosllavi me instalimin e Jakup Selimovskit në krye të BFI- të Jugosllavisë pak para rënies së sistemit komunist, kuptuan mesazhin e përsëritjes së historisë me lëvizjen e Ibrahim Magllajliqit në kohën e mbretërisë jugosllave që të fillon mobilizimi i organizuar i veglave, hoxhallarëve të Titos, intelektualëve të dështuar dhe promotorit të atyre lëvizjeve të dyshimta si Rinia Islame, që do të i shërbejnë në mënyrë direkte politikës pro serbe në emër të unitetit të muslimanëve në jugosllavi.
Rënia e sistemit për popullatën muslimane në përgjithësi dhe për Shqiptarët në veçanti nuk nënkuptonte kurrfarë lirie të veprimit sepse mbi kokë kishin regjimin e Millosheviqit, këtë liri në të gjitha hapsirat shqiptare e shfrytëzuan pikërisht grupet e dyshimta që ndërmorën shumë iniciativa të organizimit politik qytetar dhe humanitar të përkrahura nga dora e shërbimit me detyra të posaçme, prandaj që nga fillimi kemi lëvizje, parti politike, organizata qytetare dhe humanitare të ngjyrosura me Islam, sepse besonin se populli shqiptar është i uritur për liri dhe në emër të lirisë të organizimit qytetar e han sapunin për djath.
Çmimi i asaj Lirije fetare të kontrolluar dhe menaxhuar nga shërbimi sekret i Udb-së nga ato aktivitete të nëntokës që i zhvilloi bashkarisht me të gjitha veglat e veta që duheshte ta paguan populli shqiptar në veçanti, dhe muslimanët në përgjithësi ishte të mbeten qytetarë musliman me fe por pa komb e pa shtet nën Jugosllavi ose nën Serbi të madhe.

Shërbimet jugosllave nuk ndaluan me aq, menjëherë pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri dërguan emisarët e vet (Hoxhallarët e Titos), me qëllim që me shpejtësi edhe atje të e trasojnë rrugën e hoxhallarëve të ardhshëm të Shqipërisë .Pas disa muajsh të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës me disa shokë shkuam në Shqipëri nga malli që kishim për atë pjesë të popullit tonë, i cili fliste bukur shqip dhe që na tingëllonte në vesh si një gjuhë e ndaluar e nënës.
Vizituam shumë vende dhe u mahnitëm me ato bukuri natyrore të falura enkas për një popull me një gjuhë, i cili din që Zotit të i lutet në mënyra të ndryshme.
Kërkuam themelet e ndonjë xhamie të mbetur apo të ndonjë kishe. Gjetëm shqiptarë të moshuar dhe të rinjë, burra dhe gra që me lot në sy pastronin gurët në vendin e xhamive dhe kishave, dhe që qanin nga malli për të ju lutur Zotit si në kohën e lirisë fetare para komuniste.
Kur kuptuan se jemi nga Maqedonia, një grua e moshuar mu afrua dhe më puthi në ballë, duke më thënë se ju jeni hoxhallarë të Titos, keni lulëzuar fenë në Jugosllavi.
Na tregoi se, të parët pas rrëzimit të bustit të Enverit, i kishin vizituar hoxhallarët nga Maqedonia, Kosova dhe nga Bosnja dhe i kishin filmuar me kamera, që të ju tregojnë vëllezërve mysliman në botë për hallet tona. Mbetëm gojëhapur. Nuk dinim çfarë të ju thonim. Një i ri me një mjekër, e cila sa kishte filluar të i rritet, na u afrua dhe na tha: “Nuk do ta rruaj më këtë mjekër, dhe për këtë vendim ua dhashë besën atyre vëllezërve nga Maqedonia”. E ulëm kokën dhe kuptuam se paskan filluar edhe në Shqipëri të ua lëshojnë mjekrën, sipas direktivave të UDB-së. I luta që kur të vijnë herën tjetër që të ju vizitojnë vëllezër me mjekra dhe me shalle të bardhë, të mos qajnë, sepse nga qarja juaj që ata ju filmojnë, atyre ju mbushet zemra me plot iman, por edhe xhepat me plot dollarë.
Gruaja inteligjente e kuptoi mesazhin dhe më tha: “ Rrofsh ti e të rroj Allahu se Enveri na rrojti 50 vjet, e si duket vjen dita që të dalin shumë Envera e të na rrojnë për çdo dit e çdo vit”.

Do e përmbylli me fjalët e një hoxhe që kishte bërë burg për mbulesën, dhe që ishte i shkatërruar në shpirt nga hipokrizia e kolegëve të vet, në kohën që kishte jetuar zi e më zi.
Më tha: “ Or bir ! Nuk është shalli i bardhë për hoxhallarë kurvarë e faqezi, për të bërë lojëra e pasuri, është qefini që rrinë mbi kry, e që dëshmon vdekje dhe gatishmëri veç për Zot dhe atdhedashuri-i”.
E pyetën se, çka mendon për këta të rinjtë që janë bërë mysliman “ të devotshëm- me mjekra e veshje të shkurtër” ?
U përgjigj shkurtë: “Ara me viça nuk lëvrohet, feja është lëndinë e madhe, këta vetëm mund ta bajn lam thish”.

Të moshuarit e thonin një fjalë: delja qe ndahet nga tufa e han ujku. Por një plak i mencur kishte thënë se nuk më vjen inati nga ujku qe mi hëngri disa dele por më cmendi kur i pashë qentë e mi që hanin bashkë me ujkun. Ujku i vjetër (Serbia) gjatë gjithë historisë ka ngrënë koka delesh nga shqiptarët, por më e keqja është që qentë e shqiptarëve hëngrën bashk me Ujkun e vjetër sa mundën , edhe pas çlirimit nuk ndaluan me lloj lloj shpifjesh intrigash dhe kurthesh të sajuara me mjeshtrin e tyre të vjetër.
Ndoshta për gjeneratat më të reja gjithë kjo histori e popujve të ndryshëm që jetuan dhe përjetuan diktaturën komuniste është e pa kuptueshme, prandaj për të qenë më I qartë me pak fjalë për rininë dhe sistemin që përjetuam ne, do të citoj fjalët e një qytetari gjerman në gjermaninë lindore, kur e pyetën:”Pse Gjermanët pinin aq shumë alkool?”, ai u përgjigj –“Këtë sistem mundet ta kalojmë ose në heshtje ose të pirë”
Është e vërtet se ishim të heshtur por jo edhe të pirë, patriotët e vërtetë si gjithmonë gjatë historisë e bënin punën e vetë ,duhet pranuar dhe falënderuar me respektin më të lartë mësuesit e gjeneratave të para, sidomos ata të ardhurit nga Shqipëria që ishin angazhuar shpirtërisht në çrrënjosjen e analfabetizmit.
Dhe për fund disa fjalë për të gjithë ata patriot të vërtet fetar dhe kombëtar që punuan dhe e krijuan këtë histori të lavdishme që iu kundërvuan asaj politike, puna djersa, mundi I kësaj shoqërie të sinqertë me zemër të madhe me besnikëri të dëshmuar ndaj Zotit dhe popullit që e kontribuan për këtë histori të lavdishme janë të shënuara të vulosura dhe të ruajtura në arhivin e atij që iu kushtua kjo vepër madhore vet Zotit. Disa nga kjo shoqëri janë njerëz të rrallë dhe ishte kënaqësi të gjenden afër në jetë si shok miq dhe bashkëpunëtorë. Mëkati I vetëm I kësaj shoqërie ishte mospajtimi me të gjithë ata për të cilët kishte dëshmi të kohës se kur populli varet në litar tradhëtari dhe I prishuri bën Pazar për përfitime personale dhe kërkon siguri dhe mbrojtje individuale dhe familjare nga armiku. Një fjalë e urtë thotë: Fatura e të dehurve gjithmonë u mbetet për ta paguar atyre që nuk pijnë.
Në këtë material të shkruar, qëllimisht nuk kam përmendur emra sepse i takon asaj periudhe që sistemi komunist ka qenë ende në fuqi, dhe shërbimet kishin duart e lira të veprojnë si të duan ndaj gjithë atyre që i cilësonin si armiq të sistemit, është e mundur që disa kanë qenë të detyruar kundër vullnetit dhe besimit të vet të bashkëpunojnë me atë sistem.
Por për fat të keq edhe pse e dinin se janë duke e keqpërdorur fenë, në asnjë moment nuk i vrau ndërgjegjja e mashtrimit në emër të Zotit që të i kërkojnë falje popullit dhe të gjithë atyre që me veprimtarin e tyre i kishin shkatërruar.

Te drejtat e publikimit nga autoret i mban RTV ILIRIDA Itali

Author: admin