Për këtë çështje reagoi edhe Ali Ahmeti, ku realizimi i saj për të dhe partinë e tij

Për këtë çështje reagoi edhe Ali Ahmeti, ku realizimi i saj për të dhe partinë e tij është një çështje shumë e rëndësishme pasi në të njejtën kohë ata do të mburreshin se realizuan një premtim të bërë gjatë fushatës, bënë realitet kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe që të njejtën do ta shfrytëzonin si një instrument shumë të fuqishëm proagandistik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Duke e ditur rëndësin që ka realizimi i saj dhe impaktin që do të shkaktoj dështimi në përmushjen e këti zotimi, për këtë temë Ali Ahmeti sot në një medium maqedonas deklaroi se” Marrëveshjet nuk janë bërë për t’u ndërprerë sipas dëshirës momentale”, por që përsëri nuk tha asgjë në atë se si do të vepronte partia e tij në rast se pas ardhësi i Zaevit nuke respekton marrëveshjen që ata kanë arritur.E ndoshta i gjithë insistimi i BDI-se që kryeministri të tërheq dorheqjen e tij, lidhet me këtë fakt, pasi zytaret më të lartë të saj janë të bindur se pa Zaevin në krye të ekzekutivit, zotimi për kryeministrin shqiptar, është dikçka më shumë utopike se sa një gjë e cila mund të realizohet, pasi të tjerët nuk kanë “detyrim” për ta zbatuar atë që ka thënë apo ka premtuar paraardhësi i tyre.Situata e pa parashikuar me dorheqjen e Zoran Zaevit duket se e ka gjetur të pa përgatitur BDI-në, pasi kryeministri jo vetëm që po largohet, por ai po merr me vete edhe zotimin kryesor të Integristëve që kanë bërë në zgjedhjet e fundit, por jo vetëm kaq, largimi i tij po e bënë të pa realizueshëm edhe ndërmarrjen më të madhe të tyre, që ësht Kryeministri i parë Shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Author: admin