Gjashtë kongresmenë amerikanë i  kanë dërguar një letër presidentit Joseph R. Biden,  ku kërkojnë intensifikim e një aksioni diplomatik ndaj Serbisë përmes të cilit ata besojnë se kjo do të përmirësojë marrëdhëniet me vendet e Ballkanin Perëndimor përfshi Kosovën.

Gjashtë kongresmenë amerikanë i  kanë dërguar një letër presidentit Joseph R. Biden,  ku kërkojnë intensifikim e një aksioni diplomatik ndaj Serbisë përmes të cilit ata besojnë se kjo do të përmirësojë marrëdhëniet me vendet e Ballkanin Perëndimor përfshi Kosovën.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për gjendjen humanitare dhe politike në Serbi përfshi impaktin e mundshëm që mund të ketë në Ballkanin Perëndimor përfshi Europën në tërësi. Ne inkurajojmë administratat tuaj të përfshihet me presidentin Aleksandar Vuçiç në të luftuarin e korrupsionit dhe të ndalë sulmet ndaj medias së lirë. Që të dyja këto janë kritike për prosperitetin e demokracinë në Serbi drejt aspirimit në Unionin Europian.”

 Përballë kësaj situate kongresmenët amerikan kërkojnë nga presidenti Baiden veprime konkrete.

 “Ne ju nxisim të konsideroni përdorimin e   Urdhrit Ekzekutiv 14033, për të bllokuar pronat dhe për të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të njerëzve që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor. Gjëja e duhur do të ishte shtimi kërkesës për më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria e Serbisë në respektimin e demokracisë, të drejtave të njeriu bashkë me shtetin ligjor.”

Fatkeqësisht shkruajnë kongresmenët, liria e medias në Serbi ka arritur një nivel të ulët ku gazetarët janë subjekt sulmesh të përditshme nga media të cilat janë pro qeverisë. Këtë e ilustrojnë me shembuj konkret kur thonë”.

 “Është e qartë tashmë se mediat pro-qeveritare janë duke përfituar e bashkëpunuar në interes të përbashkët me qeverinë.  RTV Pink televizioni më i madh privat në Serbi mori të paktën 7 milion euro kredi nga qeveria gjatë periudhës 2014-2016  Një vit më pas kur presidenti Vuçiç garonte për president,  RTV Pink i dha më shumë kohë televizive  fushatës së tij krahasuar me kohën e të gjithë rivalëve marrë së bashku.”

 Ne theksojnë 6 kongresmenët amerikan, inkurajojmë administratët Biden  të punoni me presidentin Vuçiç e të tjerët për të lejuar median në mbulimin e lajmeve drejtë e në mënyrë të barabartë dhe të paanëshme. Në këtë letër kongresmenët rendisin edhe një tjetër shqetësim për korrupsionin në Serbi.

 “Fatkeqësisht për popullin e Serbisë raportet tregojnë se presidenti Vuçiç e ka thelluar korrupsionin në Serbi duke e përdorur krizën e Covid19 si një justifikim për shpenzime dhe prokurime  mjetesh dhe pajisjesh intubimi përmes një prokurimi gjysmë legal. Pranverën e ardhshme Serbia planifikon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Ne kërkojmë prej administratës tuaj ta bëjë përgjegjëse qeverinë e Serbisë në realizimin e këtyre zgjedhjeve me standardet më të larta gjatë fushatës elektorale dhe të votë-numërimit.”

Author: admin