Suedi, 17 prill 2016
Në qytetin Boros të Suedisë, është mbajtur Festivali i Dytë për Fëmijë, në të cilin kanë marrë pjesë fëmijët amatorë të shoqatave shqiptare dhe të disa shkollave ku mbahet mësimi plotësues në gjuhën amtare shqipe në këtë shtet skandinav. Organizator i këtij manifestimi ishte Unioni i shoqatave shqiptare në Suedi, kurse bartëse e rganizimit ishte shoqata ”Dardania” e Borosit. Festivali i Fëmijëve është vetëm njëri nga shumë manifestime tradicionale që në Suedi organizohen nga Unioni i shoqatave shqiptare qëllimi parësor i të cilëve është ruajtja e gjuhës, kulturës dhe të identitetit kombëtar.
Ramadan Reshitaj