Takim në shoqatën “Eleonora”
Ditë më parë në shoqatën e grave shqiptare “Eleonora” të Malmës, e cila është anëtare e Unionit të shoqatave shqiptare në Suedi, u mbajt një takim pune mes përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporit të Republikës së Kosovës dhe veprimtarëve shqiptarë në Suedi. Në këtë takim mori pjesë Xhevat Bajrami, drejtor i departamentit për Rini në në këtë ministri si dhe ish zëvendës ministri Hajdin Abazi. Unionin e përfaqësuan Ahmet Bella dhe Ramadan Reshitaj.
Kryetarja e shoqatës “Eleonora”, Rabe Lataj me bashkëpunëtoret informuan mysafirët me veprimtarinë e shoqatës së tyre, me punën që po bëjnë me fëmijë dhe të rinjë si dhe me bashkëpunimin e frytshëm që kanë me organet kompetente suedeze. Deri para pak kohësh, u th se kjo shoqatë ka pasur problem lokalin për zhvillimin e aktiviteteve. Por tash disa ditë këtë problem e kanë zgjidhur nëpërmjet bashkëpunimit me Ndërmarrjen komunale të banesave “MKB” duke siguruar një lokal të përshtatshëm. /RR/