Drita Fejza: I kam borxh atdheut!

Drita Fejza
Qe nga vitet e para shkolles fillore ka shkruar vjersha që i janë publikuar në revisten për femije “Pioneri”. Ajo genin artistik e ka trashegimi, pasi edhe gjyshja e saj thurte vargje më rimë, dhe ua recitonte nipave dhe mbesave. Drita, prej disa vitesh jeton ne Gjermani, por temat qe ajo i trajton në shkrimet e saj, janë kryesisht të lidhura me vendlindjen. Lexuesi ynë shqip në diaspore ka pasur rastin që këto dite ta këtë në dore një liber të bukur të saj, për të cilin ajo do të na flas gjatë bisedes. 
 
Cristal: Kur keni filluar te shkruani? 
Drita: Qe ne shkollën fillore.Aty vjershat e mia i dergoja në klubin letrar të shkolles, ku pastaj punimet me te mira i dërgonin  në revisten për femijë “Pioneri”. Kjo më ka kurajuar që të kem besim të vetja dhe kam vazhduar të shkruaj.
Cristal: Dhe poezia të ka shoqëruar deri me sot?
Drita: Prej atëherë poezia me ka shoqëruar çdokund. Disa nga ato i kam ndarë më lexuesin, por kam edhe shumë poezi që nuk i kam përfshirë në asnjë botim!…
Cristal: Libri juaj me poezi “Shpirti i arratisur” i cili para disa viteve erdhi në duar të lexuesve, akoma kërkohet si të ishte botuar sot. Pse ndodhë kjo?
Drita: Ndoshta koha deri te ai liber sa mund të quhet e gjatë në anen tjetër ka edhe të miren e saj sepse më ka mundësuar që poezit e mija ta kapërcejn “adoleshencen”, prej se ciles mjaft poet nuk mund t’i shpetojn poezit e tyre, gjatë botimeve të para. Ishte një akumulim i gjatë ku fryma poetike që heret po luante më shpirtin e arratisur…
Në botën krijuese të Drites, na tërheq edhe proza. Ajo vitin e kaluar na dhuroi nje roman interesant “Triumf dashurie”, i cili është pritur mjaft mirë kudo nga lexuesi shqip. Është një roman më vlerë artistike, estetike. 
Cristal: Si lindi idea për këtë roman?
Drita: Idea e veprës nuk lind krejt rastësisht, drama e popullit tim gjithmonë më ka tërhequr… Kur kam vizituar atdheun e shkatrruar pas luftës, një mendim më është krijuar dhe ai mendim më ndjek gjithnjë: I kam borxh Kosovës!…
Cristal: Cili është mesazhi që ky roman përcjell të lexuesi?
Drita: Dashuria është mjeti i kuptimit te jetës, për t’i mundur te gjitha, asgjë nuk është e pamundur nese jetojmë brenda saj… aty është humanizmi. Është një roman për të gjitha shtresat, siq është cilsuar edhe nga kritika.
 
Romani “Triumf dashurie” ka ardhur edhe te lexuesi në Luksemburg. Forumi i radios sonë, më kërkesen e lexuesve ka publikuar per ta dy recensione qe jane shkruar per kete liber nga P. Buzhala dhe A. Molliqi. Kritika e ka vleresur këtë roman me subjekt realist dhe i kapshem per çdo lexues.
 
Cristal: Desha te pyes cili është sipas jush niveli i kritikes sonë sot mbi prozën e gjatë? 
Drita: “Letërsia e mirë nuk është kurdoherë e kuptueshme”, kjo thenie e shkrimtari V. Koreshi e shpjegon se edhe kritika nuk mund t’i thotë të gjitha mbi disa vepra. Mendoj se, ne kemi kritike të mirë por niveli i saj nuk mund të qëndrojë me lart se sa veprat që ofrohen.
 
Cristal: Çfarë jeni duke shkruar tani?  
Drita: Tani jam duke punuar me romanin e radhes, dhe herë pas herë merrem edhe më mbretereshen e letërsisë, poezinë Libri në prozë do të dal nga shtypi këtë vitë, shpresoj të jetë i mirë pritur nga lexuesi.
 
Radio Cristal shpreh falenderim për kohën që gjetet ta ndani më ne, dhe ju dëshirojmë suksese.
Radio Cistal
Author: admin