Vezet – 7 Dobi Shendetesore te Vezeve

www.public-domain-image.com (public domain image)

Të hash ve është mjaftë e shëndetshme përkundrazi që në opinion mendohet se nuk janë edhe aq të shëndetshme. E nëse je njëri prej atyre që beson ashtu dhe nuk ha ve rregullisht, ja ku ke 7 arsye pse duhet të hani ve.

Opinioni i gjerë

Ashtu si e thamë më lartë pra në opinion ekziston besimi se kolesteroli në të verdhët e ves rrit nivelet e kolesterolit në trupin tuaj duke vënë shëndetin tuaj në rrezik. Por ja ku kemi lajmin e mirë për dashamirësit e veve: Hulumtimet përkrahin dobitë shëndetësore të ves dhe disa studime duke përfshirë këtu edhe një të fundit, nuk kanë gjetur lidhje në mes të sulmit të zemrës dhe goditjes (pikës në tru) dhe konsumit të veve tek njerëzit e shëndetshëm.

Vezët = vitamina

Një ve mesatare është e mbushur me disa vitamina esenciale për shëndet:

  • Vitamina B2 apo riboflavin – që ndihmon trupin të zbërthej ushqimin dhe shndërroj në energji
  • Vitamina B12 apo cobalamin është vitale për prodhimin e rruzave të kuqe të gjakut.
  • Vitamina A apo retino – që është shumë e mirë për shikimin tuaj
  • Vitmina E apo tocopherol ndihmon në luftimin e radikalëve të lirë që mund të shkaktojnë dëme qelizore dhe të indeve, e që kjo mund të shpie te kanceri. Vitamina A dhe B2 janë gjithashtu të rëndësishme për rritje të qelizave. Kështu që sigurohu që fëmijët tuaj të konsumojnë ve rregullisht.
  • Vezet ju japin mineralet esenciale

    Vezët janë përplot me fosfor, hekur dhe zink. Këto minerale janë vitale për trupin tuaj. Njeriu ka nevoj për mjaft hekur dhe nëse nuk ke arritur të kesh aq sa duhet ju bënë të ndieni i pafuqishëm dhe i lodhur. Zinku mban sistemin e imunitetit tuaj në top formë dhe ndihmon trupin të kthej ushqimin në energji. Fosfori është i rëndësishëm për eshtra dhe dhëmb të shëndetshëm. Janë disa elemente tjera që i gjeni në vezë e që ju duhen në sasi të vogla e ato janë jodi, i dobishëm për prodhimin e hormoneve tiroide dhe selenit – një antioksidues që ndihmon të shkurtosh rrezikun ndaj kancerit.

  • Vezët ua zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit

    Vezet janë një nga burimet më të mira të choline. Një ve e madhe ka 33 përqind të vlerave që rekomandohen në ditë. Një studim i publikuar këtë vit ka zbuluar se gratë që konsumojnë shumë choline janë për 25 përqind me pak të rrezikuara ndaj kancerit të gjirit. Choline gjendet në të verdhët e ves (gogëluqe), kështu që mund të ja fillosh të përgatitësh omlet të plot e jo me vetëm të bardhët e ves.

  • Vezet ua mirmbajnë shikimin

    Të verdhët e ves gjithashtu janë përplot me yeaxanthin dhe lutein, që të dyja materie antioksidues që janë treguar se na mbrojnë nga degjenerimi muskulor. Kështu pra ti do mund të rrotullosh sytë edhe në të 80-tat!

    Hulumtuesit kanë zbuluar se të hash ve në mëngjes ndihmon që të kufizosh konsumin e kalorive gjatë gjithë ditës, rreth 401 kalori. Kjo do të thotë se ju do arrini të humbni rreth 1.3kg në muaj. Kjo ndoshta është për shkak se vezët ju ndihmojnë të ndiheni i/e ngopur për më shumë kohë dhe kështu të mos e teprosh me drekën apo të mos hash ushqime tjera deri sa të vijë koha drekës. Edhe pse vezët përmbajnë kolesterol ky është tjetër kolesterol nga ai që ke në trup. Është thjesht kolesterol dietal. Përkundër rekomandimeve shëndetësore të deritanishme nuk ka dëshmi që sugjerojnë se të ash ve të rriten nivelet e kolesterolit në gjak.

  • Muskujt e Barkut

    Këto kokrra të vogla (vezët pra) përmbajnë një sekuencë të veçanet të amino acideve që e bënë proteinën e vez të lehtë për tu absorbuar nga trupi juaj. Kjo do të thotë se një vezë e zier është ideale për riparim muskujsh pas një ushtrimi mundues.

Author: admin