RADIO ZERI ILIRIDES me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, përmes një mesazhi ka uruar besimtarët e besimit islam dhe gjith shqiptarët dhe me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit,

 

XHAMI

RADIO ZERI ILIRIDES me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, përmes një mesazhi ka uruar besimtarët e besimit islam dhe gjith shqiptarët dhe me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, duke e quajtur këtë muaj të shenjtë për besimtarët myslimanë muaj të fitores mbi të keqen.
Në urime theksohet:
Nesër, besimtarët myslimanë nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, ndaj kam nderin, kënaqësinë e privilegjin që në emër të RADIO ZERI ILIRIDES dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Zoti ynë.
Agjërimi i muajit të Ramazanit është një ibadet që bartë në vete urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin.
Besimtari përmes agjërimit më së miri me vepër e vullnet të plotë shpreh përkushtimin e tij ndaj Krijuesit, ngase ky ibadet bëhet vetëm për Te, me bindje që Krijuesi do e shpërblej në Botën tjetër.

Author: admin