Sfidat e reja të mësimit shqip në Veneto të Italisë

gezimi

Nga Gëzim Muçolli

Mësimi plotësues në gjuhën shqipe si faktor i rëndësishëm i ruajtjes së substancës dhe identitetit kombëtar në Italinë verilindore tashmë dalngadalë ka kaluar mesin e dekadës së dytë.Ardhja e një numri të madh mërgimtarësh nga Shqipëria në fillim të hapjes së proceseve demokratike pas rrënimit të sistemit diktatorial si dhe numri i madh i familjeve kosovare të larguara nga regjimi antishqiptar serb në vitet nëntëdhjetë, krahas problemeve të mbijetesës ishte motiv i përhershëm për veprimtarët atdhetarë që të organizoheshin në shoqata kulturore.
Pikërisht aty midis sfidave dhe vështirësive edhe u vunë themelet e arsimit plotësues në gjuhën shqipe. Krijimi i shoqatave mundësoi orientimin e familjeve që ti dërgojnë fëmijët e tyre në fundjavë në shkollë për të mësuar gjuhën shqipe. Përkushtimi i mësuesve patriotë që me angazhim vullnetar punuan dhe vazhdojnë të punojnë me fëmijët atdhetare ka dhënë rezultate shumë të mira.

Nuk ka festë kombëtare shqiptare apo ngjarje të tjera kulturore të nivelit lokal apo provincial të Italisë, kur ftohen të marrin pjesë edhe imigrantët, që publiku të mos jenë kënaqur me prezentimin e denjë të programmi të pasur me recitime poezishë, këngë dhe valle folklorike shqipe.

Duke marrë parasysh se mërgata jonë tashmë mjaft e konsoliduar me praninë dhe shtrirjen e saj në Regjionin Veneto , në pjesë të konsiderueshme është e përbërë nga familje që kanë fëmijë të moshës shkollore si dhe vështirësitë që kanë përditë midis halleve të integrimit dhe tendencës së asimilimit kulturor , mësuesët e shkollimit plotësues në gjuhën shqipe u takuan me 19 prill në Cartigliano të Bassanos.

mesimiitali

Nikoqir i takimit i cili u mbajt pikërisht në lokalet e shkollës së mesme të Cartigliano-s ku të diellave zhvillohet mësimi shqip ishte Shoqata “Bashkimi Kombëtar “ nga Bassano del Grappa. Pas hapjes së takimit fjalën përshëndetëse e bëri z. Avdi Beqiri , kryetari i shoqatës i cili që nga themelimi i saj ka punuar me përkushtim për mbarëvajtjen dhe fuqizimin e saj.
Duke i falenderuar të pranishmit për përgjegje ndaj ftesës , organizatori i takimit Ing. Ragip Thaqi i cili qysh nga fillimi ka punuar me vullnet si mësues në aktivitetet mësimore të kësaj saj shkolle që nga viti shkollor 2001/2002,foli për atdhedashësit dhe intelektualët që asnjëherë nuk kanë ndenjur duarkryq por vepruan sipas rrethanave dhe nevojave që i duheshin atdheut dhe mërgimtarëve duke qënë të dinjitetshëm në përmbushjen e obligimit kombëtar të çdo mërgimtari .

Tani me bëhen dy dekada veprimtari kombetare e ketyre shoqatave duke qenë te lidhura ngusht me Atdheun kanë zyrtarizuar lidhjen në mënyrë institucionale me projekte dhe veprimtari të organizuar edhe në nivel arsimor pra nëpermes shkollave shqipe të mësimit plotësues ne diasporë.
Te nderuar miq bashkveprimtarë të ketij misioni është një fat i mire që njihemi në mes veti dhe bisedojmë për fatin e ardhmërisë së trashëgimtarëve tanë të kulturës dhe traditës sonë kombëtare.
Është e drejtë themelore njerzore ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar.Shenja e parë dhe më e rëndësishme e këtij identiteti ështe gjuha amtare dhe mësimi i saj në shkolla nënkupton edhe mësimin për kulturën e origjinës. Kurikula e SH SHMP ne diasporë ju dedikohet fëmijeve që jetojnë jashtë atdheut duke ofruar përmbajtje te mjaftushme per zhvillimin e identitetit kombëtar.

Pas diskutimit mbi parimet e përgjithshme të kurikulës së shkollës shqipe të mësimit plotësues , tema bosht e bisedës ishte eksperienca e gjertanishme dhe roli i mësimdhënësve dhe veprimtarëve nga mesi i atdhetarëve në realizimin e udhëzimeve didaktike-metodike dhe praktike për zbatim të kurikulës arsimore.

Rëndësi të veçantë këtij takimi i dha edhe pjesmarrja aktive e mësimdhënësve të dëshmuar të shkollës shqipe në qytete të ndryshme në këtë pjesë pjesë të Italisë. Ata folën për përvojën e tyre dhe punën e madhe që kanë bërë sidomos në tri vitet e fundit kur numri i nxënësve ishte në tendencë rënie për shkak të migrimit të dyfishtë. Familje shqiptare duke u përballur me krizën që ka pllakosur Italinë në 3 vitet e fundit kanë emigruar në shtete të tjera (Zvicërr, Gjermani,et.) në kërkim të mundësive për të mbijetuar.

Prof. Faik Tafolli,mësues i shkollës shqipe dhe njëkohësisht kryetar i Shoqatës kulturore shqiptare “Dardania” nga Montebelluna kontribuoi me shembuj nga përvoja e tij shumëvjeqare me nxënësit dhe familjet mërgimtare duke nënvizuar punën e palodhshme që po bënë në ruajtjen e vazhdimësisë së shkollës shqipe në Montebelluna.

mesimiitali1

Edhe mësues tjerë që ishin të pranishëm si Prof. Bashkim Bekteshi, dhe profesoresha Hedije Xhyheri nga Shoqata “Lidhje e Prizrenit” në San Zenone degli Ezzelini, që kanë punuar me vite në shkollën shqipe të Bassanos, folën plot entuziazëm për fillimet e mbara të përfshirjes së nxënësve të rinj në mësimin shqip në shkollën e shoqatës “Lidhja e Prizrenit” ndonëse ka vetë 2 vite që është themeluar, pa harruar edhe vështirësitë e shumta sidomos materiale të familjeve që vuajnë nga efektet e krizës ekonomike italiane.

mesimiitali2

Nga Shoqata “Iliria” e Trevizos ishte e pranishme mësuesja e re Malsore Shaqiri e cila i ka hyrë me vullnet kësaj veprimtarie arsimore në shkollën e Trevizos, duke pasur edhe përkrahjen dhe ndihmën kolegiale bashkë me mësuesin e dalluar Prof. Beqir Cikaqin, i njohur për meritat e tij edhe në prezentimin e veprimtarisë arsimore dhe kulturore të mërgatës në mjetet e informimit dhe sidomos librin monografik “Shkolla Shqipe e Bassanos 2001-2011” të publikuar me rastin e 10 vjetorit të mësimit shqip në Bassano. Mësuesja Malësore kërkoi shkëmbim të vazhdueshëm të përvojave midis bartësve të shkollimit shqip në shkolla e shoqata kulturore shqiptare. Mësuesi B. Cikaqi në pamundësi pjesmarrje (për shkak të obligimeve familjare, meqë ndodhej në shoqërim të nënës së tij në spitalian e Trevizos) i është drejtuar kolegëve të tij me një letër përshëndetje dhe përkrahje duke theksuar përvojën si dhe detyrat e përhershme që dalin në trekëndëshin pedagogjik shkolla, familja dhe nxënësi, për të pasur rezultate sa më të mira në edukimin e tyre.

Diskutim tjetër plot interes ishte edhe mbi vështirësitë e realizimit të mësimit me nxënës duke marrë parasysh edhe faktin se ata vijnë nga gjithë viset shqiptare dhe një pjesë e tyre në familje flasin vetëm të folmen dialektore të krahinës nga vijnë. Profesoreshat Merita Bërdica – Kastrati dhe Sanije Berisha folën mbi nevojën e zbatimit të rregullave gramatikore të gjuhës letrare shqipe pa harruar se jo rrallë duhet punuar me kreativitet dhe aplikuar çdo mënyrë që nxënësit ti kuptojnë mësimet edhe me shprehjet dhe fjalët që u janë ,më familjare në jetën e përditshme.

Kontribut të veçantë dhanë edhe veprimtarët e pranishëm në këtë takim, të dëshmuar në veprimtari patriotike dhe kulturore të mërgatës , me shprehjen e përkrahjes dhe përvojën e tyre si : Edlira Shehu, Ferat Avdullahu, Miradije Zymberi- Avdullahu , dr.Gëzim Muçolli dhe avokatja e njohur nga Trvizo, znj. Ermira Zhuri, kryetare e Shoqatës Kulturore “Iliria” Nga Trevizo.

Në përfundim të takimit u zotua se do të ndihmohen veprimtarët nga Arzignano e Viçencës në përpjekjet e tyre për hapjen e shkollës së re shqipe aty ku jeton dhe punon një komunitet i madh shqiptar. Si dhe që të vazhdohet me takime të radhës të mësuesve shqiptarë në qytete tjera gjithkund ku ka shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Author: admin