Çfarë na përgatit shkenca në 50 vjetët e ardhshëm

auto_fds1426798184-480x256

Sikur para 50 vjetësh t’i kishit thënë dikujt se në vitin 2015 krejt normalisht do të ketë printer 3D, personi me të cilin do të kishit folur do t’iu kishte shikuar jo vetëm me habi, por ai edhe do t’iu kishte pyetur se çfarë është printeri dhe ç’shërben ai.

Por, printeri tashmë ai është vetëm një gjë për të cilën duhet falënderuara shkencën. E çfarë na pret në ardhmen…

1. Telebartja
Edhe pse sot ngjan e pabesueshme, shkencëtarët kohë më parë ia dolën që të teletransportojnë grimcat nga pika A te pika B, dhe këtë me largësi rrafsh 10 metra. Kush e di se sa larg do të teletransportojmë për 50 vjet…

2. Drita me të cilën drejtohet
Kjo është vështirë për ta besuar ose jo, por dritën mund ta lidhni nyje. Kjo mund të arrihet përmes hologrameve që e drejtojnë dritën në rrugë të caktuar dhe me këtë rast lënë përshtypjen se drita është vetekzistuese në hapësirë, megjithëkëtë, në të vërtetë me këtërast, krijohet iluzioni optik për të cilin sërish meritore është shkenca, transmeton punkufer.hr, përcjell koha.net.

3. Objektet që vetë evoluojnë
Me këtë rast nuk mendohet në evolucionin e Darvinit, por në atë që na pret më vonë. Tani ekzistojnë printerët 3D dhe të gjithë e dimë se çfarë shërbejnë. Megjithatë a e keni ditur se ka printer 4D ? Ai shtyp objekte q mund të zhvillohen të pavarur. Për shembull, sfera e nxjerrë e cila me kohë evoluon në drejtkëndësh!

4. Vrimat e zeza në laborator
Sot është vështirë të dihet saktësisht se si funksionojnë vrimat e zeza, si duken dhe ç’performanca kanë. Megjithëkëtë, shkencëtarët ia kanë dalë t’iu përgjigjen kushteve të duhura për krijimin e vrimave të zeza dhe kështu kanë prodhuar vrimën e zezë të vërtetë – natyrisht në kushtet e kontrolluara.

5. Ndalimi i dritës
Einstein është shkencëtari i parë i cili kishte kuptuar se asgjë nuk mund të udhëtojë më shpejt se drita, por po ashtu ai kurrë nuk ka thënë se drita mund të ngadalësohet! Shkencëtarët nga Harwardi ia kanë dalë të zvogëlojnë shpejtësinë e dritës në vetëm 20 km në orë. Që kjo të jetë edhe më dramatike, ia kanë dalë madje që dritën edhe ta ndalin në një pikë.

6. Prodhimi i antimateries
Materia dhe antimateria nuk mund të ekzistojnë njëra pranë tjetrës. Nëse gjenden bashkë- ato shkatërrohen reciprokisht (anihilacioni) , duke liruar sasi të mëdha energjie në formë të gama rrezatimit dhe të grimcave të tjera. Përkundër shumë polemikave nëse kjo antimaterie “do at gëlltisë” Tokën, shkencëtarët megjithatë ia dolën të krijojnë antimaterien.

7. Telepatia
Nëse i përcillni filma Sci (shkencorë), e dini se telepatia është shkencë ende jo mjaft e studiuar që të konfirmohet ose të mohohet me fakte. Megjithëkëtë, telepatia është e mundshme e mu këtë e kanë dëshmuar shkencëtarët kur vepruan në trurin e minjve dhe me sukses e menaxhuan.