Në Lezhën e Besëlidhjës Shqiptare u promovua libri i gjashtë poetik “Dy Kohë”i autorit Vilson Culaj
Ekskuzivisht për Gazetën Kombëtare “Bota Sot” Nga:Lekë Mrijaj.
Në organizim të Shoqerisë Kulturore Artistike Mirdita në sallën “AT GJERGJ FISHTA “-Bibloteka në Lezhë ,me 12.04.2014,u kurorëzua sukseseshem përfundimi i projektit të gjashtë më radhë bëhet fjalë për promovimin e botimit”Dy Kohë” i poetit të moderuar të shqipes letrare Vilson Culaj salla ishte përplotë mysafir e krijues te lëmive te ndryshme akademike shkencore,letrare,politike,historike,Shqiptare. Në tavolinën e udhëheqjes së manifestimit ishin të pranishem : Prof.Dr.Kolë Krasniqi Dekan i Fakultteit Juridik “Haxhi Zeka” të Pejës,Prof.Pjetër Marku,Prof.Aleksander Ndoja,Autori i librit të gjashtë me radhë “Dy Kohë”Vilson Culaj,Doktoranti i letersisë z.Albert Gjoka,Autori i disa librave Prof.Pal Canaj e poetja Lindita Prenga ku prapa tyre qëndronte Homeri ynë Shqiptar “AT GJERGJ FISHTA ” perballë tavolinës se punës se tyre ishin të gjashtë librat të promovuara të autorit Vilson Culaj më të cilin si i ftuar i tij e kisha nderin të jam edhe unë pjesmarrës i një promovimi aq të shkelqyer,mikpritës.Ky manifestim letrar u realizua nën patronatin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Mirdita” morën pjesë numër i konsiderueshëm krijuesish nga Krahinat të ndryshme Shqiptare (të Shqipërisë Etnike)Lezha,Rrësheni,Peja,Klina …intelektualë të lëmive të ndryshme perfaqësues të pushtetit lokal të Lezhës,Rrëshenit … si dhe atdhetar të kauzës kombëtare të të djathtës shqiptare të Qarkut të Shkodrës ( PBKD ) ish-kandidati për deputet i Asamblesë së Shqipërisë njiherit epror i lartë i policisë Shqiptare me studimet e specializuara universitare ne Kajro-Egjipt ish- i internuar i regjimit mesjetar … komunist z.Gjon Bushgjokaj si dhe mediat TV-Lezha,TV-Rozafa , mediat të tjera te shkruara dhe elektronike kombëtare…Recitimet në nivelin më të mirë artistik ishin ato të nxënësve të shkollës fillore dhe të mesme ata që edhe më shumë i dhanë petkun e një vlere vërtetë të qelluar dhe shpehimisht deri në kulmin e një shprehjeje artistike,kulturore.Në pjesën tematike ballore të këtij prezentimi ,studimet, analizën letrare me vështrim kritik të ketij libri me titull “Dy Kohë” e sollën shumë kritik letrar te gjuhës amëtare,shkenctarë, historian të nivelit te lartë kombëtar te cilët thanë se autori me sinqeritetin e krijuesit e dëfton raportin e tij me të kaluarën,te sotmen dhe te ardhmen duke kaluar nëpër kujtime,rrugëtime … të ndryshme i cili ushqen shpirtin dhe realitetin e kohës reale njiherit punon me perkushtim,durim,qëndresë,vullnet … në mozaikun e gjallimit në kohë. Vëllimi poetik “Dy Kohë” është vëllim me motive shumëdimensionale,vertetë duhet bërë një elaborim-vështrim të thuktë … duke ndjekur vargjet me radhë-,kujdes,vëmendje më me shumë kohë, për të bërë një studim te thellë pra mendoj se vertetë ia vlenë nje studim i tillë nga ana e njerezve profesional te nivelit te lartë shkencor,letrar.
…Edhe pse 100 vite te ndare….ne e njohëm njëri tjetrin
Pra që në fillim te promovimit të librit u paraqit Prof.Aleksander Ndoja drejtues kryesor i manifestimit te promovimit te librit “Dy Kohë” tha se në këtë sallë janë të pranishëm elita intelektuale e fushës e letrare dhe të poezisë nga Mirdita, Lezha … si dhe nga Lugu i Drinit të Klinës tek themelet e kësaj biblioteke ku ne sot zhvillojmë këtë takim është vetëm pak metra larg rrjedhës së lumit Drin,pikërisht lumë i cili i ka dhënë emërtimin trevës ku ju te nderuar bashkqytetarë jetoni pra Lugu i Drinit, pasi askush, as hordhitë serbe, as çmenduritë vendimmarrëse të vitin 1913 në konferencën e Londrës në asnjëmënyrë nuk mundën t’ja ndalnin rrjedhën përasnjëherë .Lumi Drin është i bekuar sepse përveç zogjve të malit, ishte mënyra e vetme e komunikimit të heshtur mes shqiptarëve te ndarë padrejtësisht në të dyja anëve kur më në fund kjo na u mundësua, pra kur ne shqiptarët e dy anëve ndoqëm me këmbët e tona rrjedhën e Drinit në drejtim të njëri tjetrit, nuk patëm nevojë të “prezantoheshim…Edhe pse 100 vite te ndare….ne e njohëm njëri tjetrin. Na u duk se kishim lindur bashkë, ishim rritur bashkë, kishim ndarë gëzimet dhe hidhërimet me njëri tjetrin. Pra ne nuk patëm asnjë veshtirësi të njiheshim me Vilson Culaj, Prend Buzhalën, Dodë Ndrecaj-n, Gjon Gjergjaj-n- Lyrën, Pal Canaj-n, Lekë Mrijaj-n e shumë e shumë të tjerë nga Prizreni, Gjakova, Suhareka, Istogu, Klina, Peja, Vitia, Prishtina, nga çdo metër hapësirë e Kosovës. Por pararendës të këtyre lidhjeve janë shkëmbimet kulturore – artistike, e pa dyshim Shoqëria Kulturore Artistike Mirdita është një mundësi dhe sukses në këtë drejtim tha Prof.Aleksander Ndoja duke u deshiruar mirëseardhje Lug Drinasit të Klinës njiherit duke uruar autorin e librit “Dy Kohë” Vilson Culaj për të ia dhënë fjalën Prof.Pjetër Markut për ta përshkruar biografinë dhe sukseset e autorit në fjalë:
Autori është i përfshirë në disa Antologji dhe shumë libra autoriale me shkrimet dhe studimet e tij
z.Vilson Culaj u lind më 6 gusht 1973 në Klinë.Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Klinë, kurse Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar po ashtu në Prishtinë, në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare Diplomaci.Me shkrime filloi të merret që nga bankat e shkollës së mesme. Ka bashkëpunuar me revista e shumë gazeta të ndryshme anekënd Kosovës, si “Studenti” – Fakulteti Juridik, “Shpresa”, organ i aksionit të rinisë shqiptare “Pjetër Bogdani”, “Oaza”, Biblioteka ndërkomunale “Hivzi Sylejmani” e Prishtinës, “Bota e re”, revistë studentore e Universitetit të Prishtinës, Klubi i Shkrimtareve “Vora Ukjo” Klinë, “Drita”, reviste kulturore – fetare Prizren – Prishtinë, “Zoja e Këshillit të Mirë në Klinë, “Iliria Post”, gazete e përditshme kosovare ku punoi Vilsoni etj. Ka botuar shkrime si në gazetat e përditshme, si në “Zëri”, “Bota Sot”, “Express”, “Iliria Post”, “Ars”, “Pavarësia News” , “IDENTITETI”,” Koha Javore” – Mali i Zi, “Gazeta 55” , “Zemra Shqiptare” etj. Shkruan ese, poezi, prozë, kritikë letrare etj. Është aktiv në jetën kulturore dhe letrare në Kosovë dhe me gjërë që nga vitet e ’90 ta. Ka marrë pjesë në takimet e ndryshme letrare, si “Takimet e Gjeçovit” në Zym, “Flaka e Janarit” në Gjilan, “Takimet e don Mikelit” në Stubëll të Epërme të Vitisë, ku në ,,Orën e Madhe Letrare të emërtuar “Agim Ramadani”, në vitin 2010, është shpërblyer me vendin e parë me poezinë ,, Loti i Tamarës’’. Po ashtu ka marrë pjesë dhe është laureuar në takime dhe manifestime të tjera, si “Mitingu i poezisë” në Gjakovë, “Gjurmët e Gjecovit” në Janjevë, “Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga: në Mitrovicë , Prishtinë, Tiranë, Bajram Curr, Rëshen të Shqipërisë, Pejë, si Takimet e “Azem Shkreli”, Zllakuqan dhe Klinë, ku ka marrë disa çmime e shpërblime edhe në nivelin komunal. Eshte anetar I Klubit te shkrimtareve ,, Vorea Ujko’’ ne Kline, Anetar I lidhjes se shkrimtareve te Kosoves dhe ANETAR I ,, PEGASIT’’. Ne doreshkrim ka disa romane pothuajs ete perfunduar, proze, poezi, dhe liber me kritike letrare me autor t eperzgjedhur. Shkrimtari Vilson Culaj shquhet për shkrimet filozofike dhe psikologjike nga lëmenj të ndryshëm, sidomos në recensione të cilat i ka botuar në periodikët e kohës dhe gazetat e rregullta ditore dhe elektronike të lartpërmendura. Është i përfshirë në disa Antologji dhe shumë libra autorial me shkrimet dhe studimet e tij. Deri me tash autori ka botuar këto libra:1. Tinguj të padëgjuar, poezi, Klubi i shkrimtarëve “Vorea Ukjo”, Klinë 1998,2. Furra e Nabukodonozorit, roman, KLUBI I SHKRIMTARWVE “Vorea Ujko”, Klinë 2001,3. DAHO & VE, poezi, SHB “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinw 2003,4. Përgatiti për shtyp librin antologjik ,, Zhbërja e Ikjes’’, poezi përkushtimore nga poetë të ndryshëm( 101 të tillë) për shkrimtarin Rifat Kukaj, SHKK ,, Anton Pashku’,’ Prishtinë 2006,5. Stuhi e fjetur, prozë, SHB Anton Pashku – Prishtinë 2009.Libri më poezi,, Dy kohë ‘, ’është libri i tij i gjashtë.Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2002,Vilson Culaj jeton dhe vepron në Klinë dhe Prishtinë.
Jam i mbushur plot rrymë nga energjia e pamat që më përshkroi mendjen vëllimi poetik “Dy Kohë”
Skenes se promovimit iu paraqitën shumë kritik letrar si Doktoranti i letësisë Albert Gjoka i cili tha seVilson Culajn e njoh vetëm përmes vëllimit “Dy kohë” dhe kjo është barra e lehtë për të mos rënë në grackën e interpretimit subjektivist, por njëherësh është mundësia e mirë për të bërë një lexim të pastër izolacionist; Përmes këtyre radhëve dua të them se ky është vetëm leximi im, i izoluar vetëm në këtë libër, pa iu referuar botimeve të tjera të autorit dhe me një qasje modeste krahasuese brenda sistemit letrar shqiptar pra vertetë jam ndjerë i mbushur plot rrymë nga energjia e pamat që më përshkroi mendjen teksa lexoja poezitë e Vilsonit te vellimit poetik “Dy Kohë”pra dua ta transmetoj edhe tek ju këtë energji në rolin e ndërmjetësit, apo udhërrëfyesit, të pa pretendime, mes poezisë së Vilsonit dhe receptuesit duke thene se me përgjegjësinë e madhe që të mos ju çoj në një shteg të gabuar; por pa pretenduar kurrësesi se veç unë kam çelësat e thesarit poetik të Vilsonit.Kritiku Albert Gjoka kohë e trajtoj si çelës duke thënë se Ai është Çelësi i Kohës, të cilin ta dikton ashiqare vetë titulli i librit; thuajse të gjitha poezitë bota dhe vetëdija e rritur e poetit për kohën si konvencion mes njerëzish që dekodohet në mijëra konotacione; si dëshmitare e brezave, e vetes, e ndjenjave, e brengave, e dashurive, e prapësive, e kombit, e gjakut, e luftës; ku vetëdija individuale apo kolektive e “gërvishin” atë – pra Kohën, – për të lënë gjurmën – pra fjalën, apo tingullin. Në Kohën që zbërthehet me metafizikë, teologji, filozofi, logjikë, etj: Në Kohën, e cila mund të jetë njëherësh edhe skllavëria e mendjes; por edhe çlirimi i saj, sidomos në arratinë e Vilsonit për të krijuar edhe një kohë tjetër: Kam jetuar në dy kohë ,Në njërën kur linda, Në tjetrën kur shijova një jetë (Hyrje e vëllimit “Dy Kohë”). Literalisht, në ditën që lind, nuk është koha jote fizike, por t’i e mbart atë sepse merr me vete edhe historinë; pra kohën e botës që i përket dhe prej nga vjen; dhe në kohën që shijon jetën – ti dëshmon në kohë, i jep kumt dhe vlerë vetë kohës, për rrjedhojë, je i thirrur për të kthyer kohën në jetën fizike…Koha pas aktit në Kopshtin e Edenit a ekzistonte koncepti kohë kur ishte në këtë botë vetëm Adami? Çfarë ndryshoi tek koha me ardhjen e Evës? Po kur u këput molla? Mëkati në çfarë kohe ndodhi? Po Zoti çfarë bënte? Ku po shkonte? Këto janë disa prej pyetjeve që më lindën duke lundruar në vargjet e kapitullit të dytë të këtij vëllimi: “Njeriu është krijesë e Zotit dhe e Kohës” dhe rroket gjerësisht në kapitullin e tretë “Koha është tempulli i dashurisë”. Vilsoni vargëzon thellë në këto momente dhe këto pyetje; të cilat pas Mëkatit i japin kohës më shumë kuptim në të shkuarën dhe në të tashmen e saj, i japin ngjyresa të tjera; emocione të lloj-llojshme, dhimbje dhe brenga të tjera, pasionet por edhe gëzime të tjera. Pas këtyre pyetjeve, me formën, bukurinë, linjat e një njeriu të seksit femër, në kohë shfaqet një mozaik pa kurorë; – personazhet; dhimbjet, dyshimet, tradhtitë, brengat. Koha shënon vetveten që kërkon dashurinë, si dhuratë apo mallkim nga Zoti. Koha shënon personazhet e veta me të cilat udhë-përshkruan vetveten. Zakonisht, poezia botërore po shkon drejt një prirje ideore dhe konceptuale Uni-Sex, por për Vilsonin bota vijon historinë e nisur klasike dhe qasjen e pastër etike, me Evën dhe Adamin dhe misionet respektive të tyre në jetë … Koha si Mbi-Kohë Koha ekziston në gjurmët që lënë mbi të njerëzit si personazhe, individë, dhe misionet apo idetë e tyre që shfaqin dhe transmetojnë tek të tjerët. Këtu lindin një sërë pyetjes: A ka gjëra të përjetshme apo që rreken për të qenë të tilla në këtë botë: A nuk janë të tilla; zjarri, drita, errësira, uji? Po Jeta në vetvete? A nuk është shpirti i tillë? Po arti? A nuk është në Mbi-kohë Homeri, Dante Aligeri, Gogoli, Fishta, Camaj, Kadare? Po Bibla, apo Meshari? E çfarë mund të themi për personazhet si Odiseja me Penelopën? Çfarë janë Makbethi me Hamletin? Don Kishoti me Sanço Pançon? Po Ebu Qerimi i Pallatit të Ëndrrave…. apo .. Këtu janë edhe gjurmët pa kohë që përzgjedh Vilsoni: Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Azem Shkreli, por edhe heronjtë e padukshëm të ditëve tona/të tija, të cilët kalojnë në prizmin e çdo mendje për t’iu nënshtruar më pas ligjësive të Kohës në një kohë tjetër. A do të ishte Koha ( pra historia jonë) më e mirë nëse nuk do të kishte qenë Krishti? Po shqiptarët më të mirë pa Skënder Beun apo Nënë Terezën? Vështirë për tu besuar për ata që mendojnë dhe përjetojnë si Vilsoni. Me historinë e tyre ata e ngurtësuan Kohën në një hapësirë të tillë. Të gjithë poezitë e dy kapitujve të fundit lundrojnë pikërisht në këtë realitet dhe bosht Kohën si Mbikohë, ku konceptet religjioze, reflektimet e thella, idetë dhe angazhimet tentojnë të thyejnë burgun e Kohës.Në permbyllje z.Gjokaj tha se Vilson Culaj nuk shquhet për metër apo ritëm të veçantë poezia e tij nuk ka ngarkesa në figuracion, dhe kjo ndodh sepse ai zotëron mjeshtrin e metaforës nga natyra, metafora bën kohën e vet; krijon realitetin e vet.Prandaj unë, si lexues, jam ndjerë i mbushur plot rrymë nga energjia e pamat që më përshkroi mendjen teksa lexoja poezitë e Vilsonit. Pikërisht për këtë arsye, dhe shkaqe të tjera, dua ta transmetoj edhe tek ju këtë energji. Ndër të tjera, aty do të gjeni, veç kohës tuaj, edhe një kohë tjetër në librin “Dy Kohë”.
Ne skenen e promovimit u paraqit edhe kritiku tjeter modern letrar Prof.Dedë Shkurti ku ne menyrë profesionale spikati te arriturat e z.Culaj duke elaboruar pra i impresionuar me librin ne fjalë duke thene:
ZOTI, POETI DHE DY KOHËT E TIJ
Këtu e trembëdhjetë vite më parë, i ndodhuar përpara një audience po kaq imponuese sa kjo e sotmja, në të cilën isha objekt bashkë me një asimetrikun tim, kam dhënë të shkruar këtë kumt: poetët, si specie humane, jetojnë me këmbë në tokë dhe kryet tek Zoti.Paskam pasur vetëm një çerek të drejte, jam treguar vetëm 25 përqind parashikues. Sot përfyryrimi im ka ndryshuar dhe është lehtësisht i vertetueshëm: Poetët, ose jetojnë në në prehërin e Zotit, ose Zoti është në zgrofin e poetëve.M’u përforcua kjo bindje kur shfletova etshëm librin poetik, “ Dy Kohë” të Vilson Culajt.Vilsoni nuk na ka lënë të hamendësohemi gjatë. Ndryshe nga tradita poetike ku poetët, që në hyrje, shkarkojnë në dhjetë rreshta të gjithë potencën e tyre,ky djal Dukagjini ka definuar me pesë rreshta ato që ka thënë në të gjithë librin:“ Në dy kohë nuk jeton as Zoti, se koha nuk rritet, as nuk zvoglohet, as nuk tkurret. Koha e Zotit është dashuria. E djeshmja është sot, kurse e sotmja është shpëtim. Kohën e sjellin njerëzit dhe koha mbretëron.”Ia vlen të thuhet që në fillim të herës, një libër i lidhur pothuajse perfekt, i mirëshkruar e redaktuar, me kopertinë nga vetë autori sipas vizionit të tij të shpallur, si poezia më e mirë – sintezë, e gjithë kjo që të grish për të zbuluar një përmbajtje mbresëlënëse.Atë që poetët e kishin shpallur, së paku, që në kohën e Dantes, Astrofizikës dhe Fizikës kuantike iu deshën gjysmë mijëvjeçari.Në vitin 1988, me botimin e librit, “Një histori e shkurtës e kohës”, britaniku gjenial Stephen Hawking, e konfirmoi atë që poezia e kishte deklaruar shekuj më parë se , koha nuk rrjedh nga e shkuara në të ardhmen, por me të tjera kahje, jo lineare. Dhe një çerek shekulli më vonë, Fizika Kuantike provoi në mënyrë laboratorike Origjinën e Masës së Grimcës nënatomike të quajtur , “Grimca Zot”.Vilson Culaj, këtë kuptim e ka organik. I gjithë sistemi i tij i dijeve dhe emocioneve, filozofik, e botkuptimor, racional dhe poetik, i përmbahet bindjes se Koha dhe Njeriu janë produkte paralele dhe të alternura të Zotit dhe lënda ndërlidhëse është dashuria.Ne permbyllje te kumteses se tij z.Dedë Shkurti tha: Vilson Culaj është një poet i konsoliduar ai shkruan për një lexues të zgjedhur me “holle” leximi e përjetimi poetik në katet e epërme të shijes, të analizës, sintezës dhe përgjithsimit lënda e tij është hyjnore, me produkt njeriun dhe dashurinë, teatri i poezisë së tij është universi, i cili formohet e sh’formohet më shpejtësinë e dritës.Ai është i kudogjendshëm dhe i kudokohshëm, se ka ditur ta zbulojë, ta besojë, ta ndjekë dhe ta strehojë përgjithmonë Zotin në qenien e vet pra edhe nje herë e pergezoj z.Culaj per librin e tij te ri “Dy Kohë”duke i deshiruar suksese ne gjitha sferat e jetës për të ia dhënë fjalën histroianit Mr.Nikollë Lokaj i cili veç te tjerash shtoi duke thënë:
Carpe Diem (Zotëroje kohën) përmes vëllimit poetik “Dy kohë” të Vilson Culajt
Vilson Culaj merret me kohën në dykotominë e saj. Është meditim i poetit mbi të dy kohët: koha që ikën dhe koha që vjen, koha e njeriut dhe koha e Zotit. Ecja në kohë na jepet në këtë libër si marrëdhënie e kohës së shkuar me kohën e re, si mënyrë efektive për të kuptuar vetë thelbin e kohës si pafundësi. Koha si prag ndarje midis të shkuarës dhe të ardhmes është e komplikuar, një kohë me mistere. Dhe sado të përpiqemi ta zotërojmë atë si njeri dhe si krijues, pushteti i saj i gjithëkohshëm dhe i përjetshëm mbetet mister e për rrjedhojë edhe objekt i hulumtimeve shpirtërore. Për poetin Culaj koha është këndvështrim, gjetje, kërkim, fantazi dhe imagjinatë. Koha e Culajt kërkon energji për ta vënë në lëvizje si mendim dhe frymëzim poetik. Natyrshëm në këtë udhëtim kohor poeti jeton në të tashmen. E tashmja është koha e tij, ekzistenca, produkti dhe jeta e tij krijuese letrare. Poeti kapërcen nga realiteti njerëzor në realitetin hyjnore, duke kaluar mbi kohën e tij, përmes shpirtit të kthyer në fjalë, sepse, siç shprehet ai “Ka kohë të poetit dhe kohë të Zotit”, ai kohën e njeriut e ka dhe synon kohën e Krijuesit. Culaj shkon tek Zoti përmes poezisë së Tij, sepse për poetin ecja e kohës është mbjellje e viteve në amshim”. Në poezinë e Culajt merr vlerë ripërtëritja, ringjallja si shprehje e përjetësisë së kohës. Kalimi i Culajt nga koha e njeriut te koha e zotit dhe anasjelltas bëhet në mënyrë të natyshme. Në poezinë e tij njeriu nuk vdes, por shpirtëzohet në fjalë, duke u transformuar në mënyrë të natyrshme nga qënie e përkohëshme në fjalë poetike që fiton mbikohën dhe përsëti poeti-njeri që i gëzohet dhe i trishtohet kohës. Marrëdhënia e poetit me Krijuesin synon ta transformojë kohën e njeriut. Çfarë më dha qielli/ do ta kthej të shndërruar në njeri//. z.Culaj ka Carpe Diemin e tij. Koncepti Carpe Diem (Zotëroje kohën), ndonëse është dhënë së pari nga Horaci, na është ngulitur në mendje perms rubairave të Omar Khajamit si një thirrje dëshpëruese se koha humb, nuk kthehet, nuk përtërihet, nuk ringjallet. Prandaj për shumë poetë metafora e ikjes shpreh pafuqinë njerëzore për ta ndaluar rrjedhjen e kohës. Ndërsa,krejt ndryshe, “zotërimi i kohës” në vëllimin “Dy kohë” të Vilson Culajt nuk është ngutje për të shijuar unshëm të mirat tokësore. Uni poetik i Culaj-t nuk shqetësohet për rrjedhën e kohës, sepse për atë “Hyjnorja dhe koha janë në njeriun”. Pra autori shpreh këndvështrim optimist të kohës dhe të jetës në tërësi në periudhën e problemeve të mëdha shoqërore e të një fryme pesimizmi që, për arësye të ndryshme, disa herë merr karakter mbizotërues.Vëllimi poetik “Dy kohë” është një arritje e re për autorin dhe poezinë shqipe që shkruhet në Kosovë e më gjërë.
Me kumtesa u paraqiten edhe dy kritkët te tjerë letrar z.Dodë Pjetri dhe z.Mark Tirta të cilët në menyrë të shkelqyer elaboruan vëllimin poetik “Dy Kohë” te z.Culaj.
Pas kumtesave të paraqitura nga kritiket letrar me pas morën fjalën Prof.Dr.Kolë Krasniqi ( Dekan i Faklutetit Juridik “Haxhi Zeka” të Pejës) dhe Prof.Pal Canaj të cilët falenderuan nikoqiret vellezerit … Lezhianë-Shqiptar të cilet mundësuan promovimin e librit dhe në çdo aspekt po i perkrahin vlerat kulturore letrare anekend krahinave Shqiptare ne menyra te ndryshme gjithëperfshirëse letrare,kombëtare …
Para perfundimit të sukseshem te promovimit,skenës promovuese i paraqitet edhe autori i vellimit “Dy Kohë” z.Culaj i cili paksa i emocionuar nga prezenca e akademikeve te letersise ,drejtesise,kritikeve dhe pjesmarresve te promovimit u shpreh me pak fjalë te shkurtera duke i falenderuar organizatoret dhe te pranishmit ku permes nje diskursi filozofiko artistik lansoj idene e ,, ures lidhese’’ mes shqiperise dhe kosoves ne kuptimin nderkulturor. Ai pritjen vallazerore dhe model i nje arti te mirefillt letrar dhe institucional, e quajti si ,, pagezimin e tij te dyte’’’duke shprehur mirenjohjen e thelle e vellazerore per vellezerit Lezhian e ata te Reshenit, Lacit, titranes, klines pejes dhe diaspores ku te gjithe kishin kontribuar qe vilsoni te dilte m enje promovim s ame madheshtor ashtu siq meritojne respekt idete dhe shkrimet e tij brilante te cilat tanim epothuajse ekan pushtuar tre hapesiren shqiptare.
Me këtë vëllim poetik z. Culaj rivazhdon epokën e poezisë moderne shqipe i cili synon esencat përmbajtjesore, që përmes këtyre esencave të vendosë komunikimin me njerëzit apo bashkëqytetarët e tij në pergjithësi thuhet fjala e thënë ndoshta mund të humb por fjala e shkruar nuk humbet kurrë ne përasnjëherë ketë pra e deshmoi edhe Vilsoni me botimin e tij te radhes te librit “Dy Kohë”.Të themi qartë edhe unë mora guximin të shkruaj, por guximi më i madh është nëse po e themi atë që është meritore ( siq e thonë të ia qelloj ) pa teprime me ndonje paradoks … eventual të qëllimshëm. Pra në vëllimin poetik “Dy Kohë” është thënë qartë, shkurt, kuptueshëm,rrjedheshem pra thjesht le të jetë një motiv më tepër për të vazhduar këtë rrugëtim te shkelqyer të nisur, le të jetë shembull për gjeneratat e reja se si duhet qasur dijës, punës … me kohë,gjithçka kohore është e gjallë te gjitha keto kohera na paraqiten në vëllimin poetik”Dy Kohe” te z.Culaj.
Deshiroj që ky libër të arrijë përmasat kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj mrekullikisht do te kishte dalë përkthimi tij edhe në gjuhë angleze,italiane,gjermane … me qëllim ta njohin autorin e spikatur ne fjalë te ketij libri studiuesit e tjerë e profesorë të historisë antike në universitetet evroatlantike ,botërore.Aktiviteti promovues zgjati më shumë se një orë ku me pas te shoqruar te gjithe se bashku Lug Drinasit të Klinës-Dukagjinit dhe Mirditoret vizituam Kishen e Shen.Nikollit per ti bëre homazhe memorialit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut ku me pas edhe u permbyll takimi vellazeror me një drekë solemne të perbashkët ne mes të nikoqirëve dhe mysafirëve pjesmarrës të takimit.
Libri në fjalë është i kompletuar me aparaturë shkencore e cila e plotëson dhe ia shton vlerën edhe më të madhe shkencore të këtij libri i ndarë në 5 pjesë prej 142 faqesh :
-Përmbajtja e parë :Koha është bija e Zotit që pershijnë 16 poezi ,
-Përmbajtja e dytë:Njeriu është krijesë e Zotit dhe e Kohës që perfshijnë 12 poezi,
-Përmbajtja e tretë:Koha është tempulli i dashurisë që perfshijnë 39 poezi,( ku pershihet edhe Loti i Tamarës poezi e cila ka fituar çmimin e parë në takimet poetike të orës së madhe letrare “Agim Ramadani”2010 ,në Stubëll të Vitisë ).
-Permbajtja e pestë:Zjarri rritet aty ku ka ujë që pershijnë 25 poezi,
-Permbajtja e gjashtë:Nëpër shtigjet e qiellit që pershijnë 8 poezi.
Si dhe mendime të ndryshme për vëllimin poetik “Dy Kohë” nga autorë të ndryshëm të letersisë shqiptare si: Marin Kelmendi,Gjon Neçaj krijues,Tropojë,Prof.Isak Ahmeti Stubëll,Prof.Dr.Nehas Sopaj-Shkup,Mr.Gjon Keka Vijenë,Mr.Ndue Ukaj shkrimtar e kritik letrar,Fran Camaj shkrimtar,New York,Arsim Halili poet Bujanovc,Prof.Ramadn Musli shkrimtar,Mr.Anton Gojçaj Tuz,Prof.Halil Haxhosaj ,Mr.Sarë Gjergji-Stubëll,Prof.Sejdi Berisha shkrimtar,Pejë,Prof.Ana Kove-Tiranë. Është botuar SHB.”Anton Pashku”2013 në shtypshkronjën “Lena Grafik” nën redaktimin e Ana Kove dhe Marin Kelmendit .
Libri është i protokoluar edhe në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”në Prishtinë, ISBN 978-9951-540-20-9