Fjalë rasti me rastin e promovimit të librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”
Në Berlin u promovuan veprat e Dr.Nusret Pllanës
Hajriz Mamaj,Berlin 11.04.2014
Të nderuar bashkatdhetarë, i nderuar ministër Fadil Ismaili, i nderuar ambasador zoti Skender Xhakaliu, I nderuar prof dr.Afrim Hoti, i nderuari Kolonel Xhavit Sadrijaj, të nderuar përfaqësues të ambasadës së Kosovës,të nderuar përfaqësues të ambasadës së Republikës së Shqipërisë.
Kam kënaqësinë që sonte në emër të gjithë juve dhe në emrin tim, ti uroj çaste te mira në mesin e bashkatdhetarëve ,autorit të librit :” Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” Prof.dr.Nusret Pllana.
Nisur nga fakti qe zoti Pllana librin e ka përgatitur për ne,na takon neve si nikoqir që ti themi së paku dy tri fjalë.
Çdo lexues e ka të vështirë që me një të lexuar të shpejtë të nxjerrë në pah syzheun e një vepre,por vepra të cilën ne sot e kemi para nesh së bashku me atorin nuk na sjellë para ndonjë dileme të madhe sepse këtë dilemë na e lehtëson vete përmbajtja e saj dhe dokumentimi i gjithë asaj që thuhet në libër.
Kompletimi i librit me të dhëna historike dhe shifra të saktësuara në periudha të caktuara brenda viteve 1844-1999 e bënë këtë libër të radhitet ndër librat ma të kompletuar të periudhës së pasluftës,po unë do e radhitja ndër librat më të guximshëm të autorëve shqiptar që atë që shkruhet në të edhe e argumenton me më tepër se 400 foto të botuar në libër e që pasqyrojnë fatin tragjik të shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës.
Kam bindjen se autori, së bashku me e ekipin që kanë përgatitur nuk e kanë patur të lehtë të studiojnë dhe shikojnë qindra fotografi të bëra në vende të të ndryshme të Kosovës,viktima të pushtuesit serb ,ushtria dhe policia e të cilit nuk ka kursyer barbarizmin mi popullatën e pambrojtur shqiptare dhe gjithë këtë barbarizëm autori e ilustron me fotografi autoktone nga terreni. Madje autori shkon edhe gjurmon edhe më thellë urrejtjen për shqiptarët dhe pasqyron ne libër dëshirën e një kryeçetniku serb i cili në vitin 1941 shkruan :
“Do të jem shumë i lumtur kur Kosta Peçanci do të më jap urdhër që: Llapi,Sitnica dhe Drini do të bartin dy muaj koka të shqiptarëve dhe se atje në Kosovë nuk do mbetet asnjë plis për farë”
Thellimi në zbulimin e urrejtjes për shqiptarët e shtyn autorin të gjurmoj në periudha të caktuara historike nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar,madje ai zbulon planet serbe të vitit 1945 ku të gjithë shqiptarët shpallën kriminel dhe urdhërohen forcat çetnike për formimin e Kampeve. Këtë urrejtje ndaj shqiptarëve e zbaton në vitin 1989 1999 Kryekrimineli i Ballkanit Sllobodan Miloshevi ,cili bëri planin për shfarosjen e shqiptarëve në të cilin thuhej:
a. Në Kosovë toka e djegur duhet të përfshijë të
gjitha anët e saj.
b. Tymi i vatrave shqiptare të dëshmojë se ato vise
janë fikur përgjithmonë.
c. Kufomat e karbonizuara dhe shtëpitë e bëra
shkrumb të shkaktojnë trishtim vdekje prurës.
ç. Botës t’i themi: Po i vrasim, se po na detyrojnë.
d. Toka e shën Savës duhet të hakmerret. Shqiptarët
i pastron vetëm thika dhe zjarri.
Kushdo që një projekt të tillë e sheh dhe e lexon medoemos se do i del në ndihmë atdheut dhe në rrethana të tilla do kyçet në mbrojtje e tij .Autori i librit si duket këtë urrejtje e ka vërejtur edhe më herët,nga burgosja e tij e parë në vitin 1986,për veprimtari patriotike ilegale dhe qëndron në burg pesë vite,dhe burgosja e tij e dytë në vitin 1996 kësaj here si anëtarë i Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe është bërë kadi me kohë që të jetë në radhët e para për të shprehë urrejtjen ndaj atyre që bënin plane për zhdukjen e popullit të tij. Kështu, autorin e librit e gjejmë në ballë të luftës si luftëtar dhe si lajmëtar i lirisë nëpërmjet Radios ” Kosova e lirë”si folës i parë nga fronti i luftës nëpërmjet valëve të kësaj radio.
Karakteristik e këtij libri është se autori është vet përjetues i kësaj lufte dhe vetë ështe shkrues dhe fotografues i saj dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe puna ekipore e një grupi historianësh dhe gjuhëtarësh më zë në Kosovë si Prof.dr Emin Kabashi,redaktor i librit,Prof.dr Shyqri Galica,,Prof.dr Sabit Uka,Prof.dr. Shefki Sejdiu,Prof.dr Jusuf Osmani,Prof.dr Halit Halimi,Prof.dr.Hakif Bajrami,Prof.dr Gjyltekin Shehu,Gjen.lejt. Agim Çeku,Veprimtari i çështjes shqiptare Adem Demaçi, e bëjnë veprën me vlerë universale dhe të pavdekshme.
Në këtë libër lexuesi mund ti gjej të gjitha planet serbe për çfarosjen e popullit shqiptar të Kosovë,po lirisht mund te themi edhe mbarë trojeve shqiptare. Autori nuk e lë lexuesin te pa informuar me fakte dhe shifra për planet serbe gjatë kësaj periudhe për të cilën është zotuar 1844 – 1999.
Autori ofron të dhëna edhe për periudhën e Gjenocidit Serb 1878 – 1999
Për mizoritë Serbe mbi shqiptarët e Sanxhakut të Nishit 1878 – 1912,për nënshkrimet false se gjoja ata dëshirojnë të mbesin nën serbi.Autori shpalos edhe Konventën Jugosllavo – Turke të vitit 1938 e që zbatimi i saj duhej të fillonte në vitin 1939. Sipas kësaj marrëveshje në Anadoll janë shpërngulur afro 500 000 shqiptarë ndërsa në Kosovë sipas Ligjit për Kolonizimin e Kosovës janë vendosur 20 000 serb dhe 5000 malazez.
Në këtë libër autori zbulon edhe ndarjen e Kosovës në dy zona gjatë viteve 1912 – 1915
Në zonën e Austrohungarisë dhe në zonën Bullgare. Madje autori në libër një vend të caktuar i kushton edhe Elaboratit të Vasa Çubrilloviçt për zhdukjen e shqiptarëve , Planin e Moleviçit 1941,Planin e Drazha Mihajloviçit 1942,Shtabin e Josip Broz Titos 1950 – 1966 të cilit plan i printe Aleksander Rankoviçi dhe Kersta Cervenkovski dhe disa antishqiptar tjerë. Në fund të librit autori një vëmendje të veçantë ia kushton ngjarjeve të viteve 1968 – 1999 ,periudhë kjo e kërkesave të studentëve për Republikën e Kosovës.
Ajo çka lexuesin e mban nën ethe është pasqyrimi në libër i luftës së fundit në Kosovë,masakrat e ushtruar ndaj popullit të pambrojtur të Kosovës nga bandat kriminale ushtarako policore serbe, të gjitha këto të dëshmuara me fotografi që për lexuesin shkakton dhimbje për fatin e atyre që kanë qenë në duart e këtyre krimineleve, jeta e të cilëve ka përfunduar tragjikisht dhe mizorisht. Këtë masakër autori e ka pasqyruar në mënyrë të denjë në libër.
E di qe shumëkush nga ju që do e keni në dorë këtë libër e sidomos fëmijët do ta përjetojnë rrënd realitetin e shpalosur në libër sepse asnjëherë deri me sot nuk është shpalosur më bindshëm gjenocidi serb mbi shqiptarët se sa në librin e Prof .dr Nusret Planës ” Terrori i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” nga ana e autorit dhe redaksisë e cila për herë të parë qytetërimit botëror i ofron pasqyrën e një masakre të bëre ndaj një populli të pambrojtur që mëzi e vëren në globin tokësor,por shumë i etshëm për liri. Përveç autorit ,një meritë të veçantë kanë i gjithë ekipi që ishte i kyçur në hartimin e librit .Dhe nëse një ditë opinioni evropian do të dhe ai botëror do i bindet të vërtetës që pasqyron ky libër dhe do i nderonte të gjitha këto viktima që pësuan nga ky gjenocid do e propozonte librin për çmimin Nobel ,për asgjë tjetër jo,por për të vërtetën se çka ka bërë Serbia në Kosovë e jo të propozohet Dacici si ideator dhe nxitës i këtyre masakrave .Duke e parë këtë libër shpresojmë që faktori ndërkombëtar ti besoj syve për atë që shohin e jo për atë çka ju thonë të tjerët. Ti ofrosh opinionit botëror një libër kapitale me dëshmi kaq bindëse për atë se çka ka ngjarë në Kosovë duhet përgëzua autorin për një punë të tillë sepse autori , gjeneratave të ardhshme po ua lë në duar një realitet që populli i tij e ka përjetua gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Duke e falënderuar autorin për një punë kaq me vlerë për historiografinë shqiptare,me plotë të drejtë shprehë mendimin tim se ky libër do radhitet ndër librat më bindës për ata që nuk kanë përjetuar torturat serbe dhe faktorit ndërkombëtar do ia prekë ndërgjegjen se shqiptarët nuk kanë merituar një gjenocid të tillë.