Helsinki 14 dhjetor 2013 Libri historik i Prof.Dr. Nusret Pllanës arrinë edhe në Finlandë, në duart e Presidentit Martti Ahtisaari!

Nga Hasime Hoti

– Helsinki 14 dhjetor 2013 Libri historik i Prof.Dr. Nusret Pllanës arrinë edhe në Finlandë, në duart e Presidentit Martti Ahtisaari! Që nga data 3 dhjetor 2013, libri historik “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999″ zuri vend edhe në zyrën e Presidentit Martti Ahtisaari, i cili me krah hapur e pranoi këtë vepër historike

. Presidenti Ahtisaari, u ndie shumë i nderuar nga autori i cili ia dedikoi këtë libër të sajuar në shtatë gjuhë botërore(shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht), ribotimi i pestë i tij. Këtë “dhuratë” të Dr.Pllanës, në një takim të veçantë, Presidentit Ahtisaari ia përcolli veprimtarja e çështjes kombëtare, me banim të përkohshëm në Finlandë, znj.Hasime Hoti. Posa e mori librin dhe e shfletoi me kurreshtje, ai e dha këtë koment: ” Kosovën gjithnjë do ta kem afër zemrës! Është një popull i shumëvuajtur, andaj e ka merituar pavarësinë e plotë”. Ai me keqardhje lajmëroi se, më datën 14 dhjetor 2013, përkundër dëshirës për ta respektuar autorin e librit Dr.Pllana, nuk do të ketë mundësi të vijë në promovimin e librit të tij, për arsye se do të gjendet në atë kohe në udhëtim zyrtar në Afrikë. Ai, i shokuar me përmbajtjen reale të këtij libri, gjithsesi shprehi gatishmërinë e tij që, në një të ardhme të afërt ta takoj autorin e librit Prof.Dr. Nusret Pllanën, mundësisht edhe bashkëpunëtorët e tij, për t’i shkëmbyer ca fjalë rreth këtij libri(sipas tij), i rëndësishëm jo vetëm për historinë shqiptare, por edhe për atë botërore. Më 14 dhjetor 2013, në Bibliotekën STOA të Helsinkit, nën organizimin e Shoqatës shqiptare “Adem Jashari” të Finlandës, të udhëhequr nga z.Sahit Zogejani –Kryetar, dhe znj.Hasime Hoti – Nënkryetare, Harun Osmani, Besim Gashi etj.,u promovua libri i Prof.Dr. Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, si dhe filmi dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”. Salla e kësaj Biblioteke të bukur ishte e vogël për t’i zënë te gjithë të interesuarit, jo vetëm bashkëatdhetarët tanë të ardhur edhe nga Suedia e Norvegjia, por edhe të huaj. Promovimin e udhëhoqi suksesshëm në shqip e finlandisht, znj.Fatbardha Hetemaj – Deputete e Asamblesë Komunale të Helsinkit, e cila pasi i përshëndeti pjesëmarrësit të cilët ishin të pranishëm në këtë promovim, ajo e paraqiti edhe nje biografi të shkurtër tëe autorit të librit në fjalë. z.Fredrik Therman – poet, anëtar i PEN – Klubit finlandez, Kryetar i Komitetit “Miqt e paqes” të suedezve të Finlandës, i cili derisa e vlerëson librin historik “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, mbetet i shokuar me përmbajtjen e tij, dhe herë – herë ofshante thellë, duke mos i besuar as syve të tij, se deri në çfarë mase mund të arrij çmenduria e “bishave” me pamje njeriu, duke vrarë e maskruar fëmijë, pleq e plaka, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë. z.Ranbi Sodhi – Deputet i Asamblesë Komunale të Vantes, pa mundur të iu ik emocioneve që i kishin shkaktuar pamjet e qindra fotove tmerruese të këtij libri faktografik, shprehu bindjen e tij se, përmbajtja e këtij libri e ilusstruar në shumë gjuhë botërore do tyë jetë një mesazh i qartë për Evropën dhe botën përparimtare se, kjo lloj barbarie, ky tmerr i përmasave gjenocidale nuk bën t’i ndodh askujt më në botë, siç i ka ndodh poupullit të shumëvuajtur e të pafajshëm shqiptar. Ndërkaq, znj.Terhi Stevander – Këshilltare politike në Parlamentin e Finlandës, duke e vlerësuar lartë librin “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, njëherit shpreh respektin dhe konsideratën e thellë të autorit, për punën kaq voluminoze e kaq përmbajtësore të këtij libri monumental, i cili ka arrit të depërtojë pothuajse në gjithë globin tokësor, duke u promovuar dhe shpërndarë të vërtetën e hidhur historike të popullit liridashës shqiptarë për gati dy shekuj me radhë. Është një libër që të lenë pa frymë, dhe që nuk duron shumë koment, theksoi në fjalimin e saj znj.Stevander. z. Fadil Hoti pasi mori fjalën tha: “Është kënaqësi të kemi sot në mesin tonë këtu në qendrën e drejtësisë ndërkombëtare në Helsink, një mysafir si ju prof. Nusret Pllana. Ju jeni njeriu që theu akullin shekullor me librin tuaj, i cili udhëtoi në më se 40 qendra kryesore evroipiane dhe botërore, dhe tani gjendet në vitrinat dhe arkivat e Bibliotekave më të njohura Botërore. Pas historisë së Skënderbeut, të Marin Barletit, kjo vepër historike, me rëndësi të veçantë shkencore për popullin tonë, na bën të njohur në gjithë botën, andaj, jemi krenar me Juve dhe punen Tuaj i nderuar prof. Pllana. Ne ju dëshirojmë dhe punë të mbarë drejt këtij misioni të “shenjtë” që e keni filluar qe më shumë se një dekadë, për ta sensibilizuar opinionin përparimtar demokratik për barbaritë dhe mizoritë serbe mbi shqiptarët që nga viti 1844-1999, duke ushtruar gjenocid sistematik mbi popullin tonë, vetëm e vetëm pse ishim një racë e kundërt me ekzekutorin.Andaj, institucionet tona kompetente duhet ta ndjejnë një përgjegjësi të veçantë për vlerat e pakontestueshme shkencore të këtij libri, i cili nga shumë mirënjohje vendore e ndërkombëtare, e sidomos nga ajo e Bibliotekës Botërore të Kongresit Amerikan, ju hap rrugë atyre që këtë libër ta shpallin “Libër i Shekullit “ për shqiptarët. Prof.Dr. Nusret Pllana në kohën e okupimit serb ishte i burgosur politik dhe i vuajti 5 vite burg të rëndë izolues në kazamatet serbe, në kohën e luftës çlirimtare ishte Zëri i Lirisë, në kohën e lirisë ishte PENA e Shekullit. Në fund të këtij promovimi historik në Helsinki, z.Fadil Hoti – veprimtar I devotshëm i çështjes kombëtare dhe përkthyes, shprehu gatishmërinë e tij për ta realizuar përkthimin e këtij libri edhe në gjuhën finlandeze. Përshtypjet e saja pozitive për librin në fjalë i përcolli në sallë edhe studentja finlandeze, znj.Milla Tarvajnen. Dhe krejtë në fund e mor fjalën edhe autori Prof.dr. N.Pllana, duke ju falënderuar bashkëluftëtarit të tij, z.Bashkim Hoti, organizatorit për këtë promovim kaq të suksesshëm, e duke u përgjigjur pa përtesë edhe në shumë pyetje që i shtronin atij bashkëatdhetarët tanë dhe të pranishmit e tjerë në sallë. Ai ndër të tjera tha: Ky libër nuk është i Nusret Pllanës, por është libër i shqiptarëve, sepse e kanë shkruar me gjakun e tyre të njomë hiq më pak se gjysëm milioni shqiptarë të vrarë nga barbarët serbë, midis periudhës së viteve 1844-1999, me zbatimin në praktikë të 24 elaborateve për zhdukjen kolektive të popullit tonë nga faqja e dheut.Megjithatë, e keni pa edhe vet të dashur miq se, ky libër nuk përmban asnjë ton të hakmarrjes dhe të revanshizmit, por ka vetëm një mesazh: që viktima dhe krimineli të mos barazohen kurrë, që fatkeqësisht është jo vetëm insistim i Serbisë fashiste, por edhe i Evropës “demokratike”, e cila nuk po zgjedh mjete dhe metoda që këtë Serbi me virus gjenocidal ta fus aty ku nuk e ka vendin, në familjen e madhe evropiane. Ajo duhet të dënohet patjetër si shtet për gjenocidin mbi shqiptarët, dhe jo vetëm mbi shqiptarët, t’i laj borgjet e mëdha morale e materiale për dy shekuj me radhë mbi shqiptarët e pastaj të fillojnë masat për demokratizimin dhe reformimin e saj, dhe futjen e saj në familjen evropiane. Të dashur bashkëatdhetarë, përveç familjes time, një falënderim shumë i veçantë për përkrahjen e pakursyer morale e materiale, të gjithë këtij rrugëtimi tim maratonik, që ky libër të promovohet gjithandej botës, ju shkon pikërisht juve, vëllezërve dhe motrave tona nga e gjithë Mërgata Shqiptare, por edhe Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Rektorit të saj, Prof.dr.Vullnet Ameti, që dhanë një kontribut shumë rë çmueshëm për ribotimin e pestë të këtij libri. Mirupafshim në promovimet e radhës – u shpreh kështu në fund autori PLLANA.

Author: admin