NESËR SHQYRTOHET DËSHMIA E DËSHMITARIT X NË RASTIN KLEÇKA

Nesër pritet që në Gjykatën Themelore të mbahet seanca për të shqyrtuar dëshminë e “Dëshmitarit X”, i ishte vetëvrarë afër një vit më parë, për Rastin “Kleçka”, ku akuzohet edhe deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj.

“Nesër vazhdon shqyrtimi kryesor né rastin Kleçka dhe pritet që nesër të vendoset për leximin e raporteve të ekspertëve britanik lidhur me analizimin e gjendjes psikike të dëshmitarit X”, ka thënë për Express avokati i Limajt, Tom Gashi.

Gashi e ka quajtur këtë proces si proces të stërzgjatur dhe pa ndonjë arsye të veçantë dhe kjo është arsye se pse mbrojtja ka hequr dorë nga dëgjimi i dëshmitarëve.

“Mbrojtja ka heq dorë nga dëgjimi i mbi 30 dëshmitarëve, duke konsideruar se Gjykata ka mjaft prova nga gjykimi i kaluar për të vendosur për lirimin e Limajt”, ka thënë Gashi

Author: admin