URIME 80-VJETORI, MUHARREM FEJZO!

Në ditën e lindjes së piktorit, skulptorit, kineastit të njohur Muharrem Fejzo (1933). Derisa të premten ka mbushur 80 vjet të hënën më 27 maj në Tiranë, Arkivi Qendror i Filmit Shqiptar do të mbajë mbrëmje artistike me të ftuar e kolegë dhe bashkëpjesëmarrës në të 14 filmat e realizuar me artistin, mjeshtrin e regjisurës

Enver S. Morina

Kineast, autori i skenarit të filmit artistik “Ngasësi” Arben I. Kastrati ka shkëputur një marrëveshjen me Co-Producentin Kushtrim Sheremeti për vazhdimin e përgatitjeve dhe xhirimeve të filmit i shpallur fitues si skenari më i mirë nga bordi i QKK-së (është subvencionuar vitin e kaluar me shumën prej 110.000 eurosh) dhe ka hequr dorë nga projekti i fituar me arsyetimin e joefikasitetit në punë që sipas tij nuk është punuar fare që një vit!

Një regjisor i njohur xhiron një film në një cep te vendit dhe në qendrën e tij aty ku peizazhi dhe lëvizja e natyrës i jep kuptim atmosferës autentike te paratreguar me imazhin filmik.

Në Kryeqytetin e Kosovës me 24 maj në ditëlindjen e regjisorit Muharrem Fejzo festohet 13 vjetori i themelimit dhe nisjes se veprimtarisë së shfaqjes së filmave KDSHF “Genci” në të vetmen kinema për çastin në Prishtinë.

Një kameraman i duhen dhjetëra lëvizje për të arritur të një fotografi që lëviz nëpër pëlhurën e rrëshqitshme të ekranit filmik! Një poeti i duhen më tepër se një shkarravitje për të mbërri te një varg për të buzëqeshur i përloturi! Një piktor e gdhend trurin për të ngrirë e shkrirë formën në përmbajtje unike! Një kostumografe qendisëse në dhjetëra variacione veshjen për të arritur te modelimi i kërkuar nëpër udhëtimin e moshës! Një kompozitori i paraprijnë ngurtësimet e ndjesisë për të shpërfaqur melodinë e zërit farfuritës në thellësitë e shpirtit yjësor. Në prologun e nisjes skenaristi dhe regjisori projektojnë mijëra copëza imazhesh nëpër dialogun e monologun e “librit të parë” si skelet krijues, për të arritur në sheshxhirimin e zhurmërisë dhe heshtjes së pritur! Një aktori i duhet ta ndryshojë edhe lëkurën e trupit që të arrij te karakteri i ëndërruar!

Autori i filmave antologjik “Mësonjëtorja” (1979), “Një emër midis njerëzve” (1983), “Muri i gjallë” (1989), etj. ka realizuar edhe filmin më pak të njohur “Pranverë e hidhur (1985) por që është një vepër me vlera artistike që ngërthen në vete si krijim filmik zhanre dhe pasqyrë të kohërave. Në subjektin e filmit mbizotëron veprimtaria e një fotografi patriot që sheh lëvizjen në qytetin në prag të pushtimit duke fiksuar me aparatin e tij rezistencën heroike të popullit. Ngjarjet janë të vendosura në qytetin bregdetar, pamje që vijnë nga Durrësi “i vjetër” aty ku (Ale)Sandër Prosi është ngrirë përjetësisht, aty ku Aleksandër Moisiu ende jeton, aty ku tashmë s’ka kinema, aty ku po ndërton një fizionomi në vete një festival filmi ndërkombëtar, aty ku mjeshtri në veprën e Muharrem Fejzos shkrep aparatin për të përjetësuar epokën e thyerjeve në dy kohë: 1939 dhe 1985. Filmi i shoqëruar me muzikën e Limoz Dizdarit, atë muzikë lëvizëse në intimitetin e gjestikulacionit të ngrirë fotografik të filmit, peizazhit durrsak dhe interpretimit, është një homazh mjeshtrit, fotografisë. “… Keni një reklamacion tepër arkaik …”, i thotë një zotëri “i rëndë” personazhit kryesor Teli (në interpretim te Rikard Ljarjes”) për një fotografi malësori te “gozhduar” në një shikim epik! Heroi Nushi (në interpretim te aktorit “të panjohur” Benon Lopari, për ta gjetur si drejtor i teatrit “Skampa” të Elbasanit) para vdekjes do të shprehet “Nuk e mendoja kurrë që kjo pranverë të ishte kaq e hidhur!” Dhe kjo meritë e skenaristit Luan Rama!

“Karakteristikë e kineastit Muharrem Fejzo është këndvështrimi poetik, plot lirizëm, plot kolorit, që spikat në krijimin e situatave me ngarkesë të madhe ideoemocionale ku mbizotërojnë gjetjen e figurative, lartë efekteve të kërkuara artificialisht. Mjeshtëria e këtij regjisori, qëndron, gjithashtu, në krijimin e figurave filmike, në kërkimin dhe gjetjen me fantazi të mizanskenave të detajuara në funksion të zbërthimit dramaturgjik të filmit brenda unitetit stilistikor të veprës filmike.”, shkruan Leon Qafëzezi te “Portrete kineastësh” (1996).

Author: admin