Tashmë botërisht dihet se shqiptari respektivisht të parët e tij qysh 2400 vite më parë kanë pasur shtet të vetin. Edhe dje shqiptari ka qenë pjesë e shtetformimit të Egjiptit, madje disa në shkrime të tyre thonë se shqiptari edhe Greqinë e dikurshme e ka ndërtuar. Edhe 100 vite më përpara shqiptari në hapësirën Evropiane ka themeluar shtetin e vetë. Edhe sot shqiptari është duke bërë përpjekje të mëdha për Ribashkimin e trojeve shqiptare. Në këtë rrugëtim janë trashëgimtarët e rilindasve, respektivisht janë edhe anëtarësia e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar dhe jo vetëm ata por edhe të gjithë ata në venat e të cilit frymon gjaku i arbërit…, gjaku i komandantit legjendar z. Adem Jasharit.
Tradita kaq e gjatë e shtetformimit nga ana e shqiptarit të jep me besue se e nesërmja të gjithë shqiptarët do ti gjejë në një shtet, të quajtur SHQIPËRIA ETNIKE. Kjo mundësi është e bazuar edhe në vullnetin e shprehur të shqiptarëve. Ky vullnet tash e disa ditë është duke u regjistruar në regjistra që FBKSH-ja ka përhapur gjithandej Kosovës si edhe në Amerikë. Kjo iniciativë e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar mjerisht nuk është i përhapur në gjithë mërgatën shqiptare. Arsyeja pse kjo iniciativë nuk është përhapur në gjithë mërgatën shqiptare, respektivisht në Evropë është sepse mundësit për të dalë nëpër Evropë ka një kosto gjë që FBKSH-ja këtë mundësi materiale nuk e ka. Megjithate kompetentët e FBKSH-së siç thotë z. Ibush Hetemi janë në kërkim e sipër që ky aktivitet të zhvillohet edhe nëpër disa shtete të Evropës, tha pos tjerash z. Ibush Hetemi, kryetar i përgjithshëm i Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar dhe vazhdoi: Dikush mund të thotë si është e mundur që FBKSH-ja të dalë në Amerikë e të mos ketë mundësi materiale të dalë me këtë aktivitet në Evropë? Këtë pyetje me të drejtë do ta shtronte dikush, mirëpo falë veprimtarëve në krye me Gjergj Dedvukaj, Ekrem Sejdiu, Entezam Veseli, Fluturim Rizvanin, Mejdi Hajdarin, Muharrem Dovalanin, Marash Nucullaj-n, vëllezërit Binakaj, ish-luftëtarët e “Atlantikut” në krye me Gani Shehun dhe me Ardian Greiçevcin, alias gjyshin, e të tjerë, këtë punë në Amerikë nuk do të mund ta nisnim.,
Në vazhdim z. Hetemi tha: Tradita e jonë e shtetëbërjes na shtyn të besojmë se ne dimë, duam ta ribëjmë shtetin tonë, shtetin e Arbrit, të Skënderbeut, të Gonxhe Bojaxhiut, të Dr. Ferid Murat, …të Adem Jasharit e dhjetëra e dhjetëra veprimtarëve të devotshëm të kauzës gjithëkombëtare. Për durimin tonë deri në ribërje të shtetit tonë e kemi parasysh durimin e heroit të gjallë të Kosovës bacit Adem Demaçi.
Më sipër kemi thënë se shqiptari ka traditë në shtetëbërje, me këtë rast le të më lejohet ta citoj znj. Fatbardha Demi-n nga shkrimi i saj: Në Parlamentin Kombëtar të Greqisë, gjatë një dhjetëvjeçari, flitej shqip Postuar me: 04/04/2013, në web faqen “Çameria” në ora 19.27 minuta, nga z. feliks Taho
Shteti i parë “grek“, ishte themeluar nga shqiptarët!
Sipas historianit Luciano Canfora “të shkruash Historinë është njëkohësisht e domosdoshme dhe e pamundur“. Arsyeja është se arkivat e fitimtarëve, janë gjithmonë të mbyllura ose përdoren vetëm nga “persona që i përkasin strukturës qeveritare“. Megjithatë, logjika e ngjarjeve të pasqyruara në masmedia dhe botime të ndryshme, na ndihmon në këtë drejtim. Dita nacionale e Greqisë, 25 marsi 1821, që njihet nga historiografia botërore si datë e bekimit në manastirin e Aghia Lavres, të kryengritësve “grekë” nga arqipeshkvi i Patrës, Germanos, është një sajesë e mëvonshme. Propaganduesi më i madh i kësaj date, ka qenë F. Pukëvili, i cili donte t’i jepte kryengritjes së 1821 ngjyrën kristiane.
Në Historiografinë botërore, dhe as në “rrëfimin” e historianëve grekë, nuk përmendet data e 15. 01. 1821, kur Kuvendi i Kapedanëve të Rumelisë shpalli «Aleancën e Bashkimit Kombëtar» të shqiptarëve, për nisjen e luftës çlirimtare me thirrjen: «Nderin dhe Kombin i kemi bashkë – Të krishterë e myslimanë!» Është i vetmi organizëm luftarak, që filloi dhe drejtoi luftën çlirimtare të 1821-it në tokën e Greqisë së ardhshme.
Këta heronj, u vetësakrifikuan të vendosur për të mos jetuar në robëri (Ja Liri, Ja Vdekje!) së bashku me “vëlla”-mët me fe tjetër, karakteristika të njohura të shqiptarëve. Në monumentin e ngritur në Kolonaki, ku është gdhendur betimi i organizatës “Filiki Eteria” që shpallet si autore e Pavarësisë së 1821, nuk gjendet asnjë fjalë që të ketë lidhje me luftën, atdheun apo lirinë. Muajt e parë të 1821, shënojnë fillimin e luftimeve në krahinën e Manit, në Peloponez, nën udhëheqjen e Teodor Kolokotronit, Petrobej Mavromihalit, të kleftëve dhe popullsisë “arbëreshe, bashkë me të cilët luftuan dhe grekët, që i mbetën këtij vendi…” Një barrë të madhe të kësaj lufte, e mbajti flota detare e arbëreshëve të ishujve të Hidrës, Psarës dhe Specias me kapedanët shqiptarë Miauli, Kanari, Bubulina etj.
Edhe në vitet e Shtetit të ri “Helen”, “besoj se është e mjaftueshme të përmend se kryesisht janë shqiptarët e atjeshëm që administrojnë Greqinë dhe veçanërisht përdorin flotën greke . Historiografia greke, duke i ngjyrosur emrat shqiptare me bojën greke (mbaresën “os” dhe “is”) dhe duke fshirë gjithë gjakun e derdhur të shqiptarëve të fesë myslimane, që “janë fuqija më efektive e përleshjes me Turqinë, si bardhunjotët, laliotët në More“, shpalos heroizmat e popullit, kapedanëve dhe kleftëve “grekë” të denjë për paraardhësit e tyre të Lashtësisë. Mirëpo faktet historike të atyre viteve, dëshmojnë se në jugun ballkanik, përveç një pakice me popullsi të përzier (turke, sllave, bullgare etj) shumica ishin banorë arbëreshë dhe “nëse i nxjerrim jashtë këta arvanitas (myslimanë dhe të krishterë) nuk mbetej asgjë nga grekët dhe Greqia!”përfundon citimi.
Pra siç po shihet shqiptarët në të kaluarën kanë pasur aftësi, zotësi, trimëri, dituri për të themeluar shtete e shtete, pse të mos dijë tashti ta RIBËJË SHQIPËRINË ETNIKE ASHTU SIÇ E KA FALUR ZOTI I MADHËRISHËM.