Arkeologët kanë gjetur “portën e ferrit” në Turqi

Në rrënojat në jugperëndim të Turqisë janë gjetur “portat e ferrit”, pohojnë arkeologët italianë.

Shpella me shtylla jonike dhe mesazhet e përkushtuara zotit të nëntokës, Plutonit, në mitologjinë dhe traditën greko-romake ka paraqitur portalin drejt nëntokës. Gjendet në Hierapolisin antik, i cili sot quhet Pamukkale, ndërsa arkeologët besojnë që është përplot me avuj vdekjeprurës.

“Hapësira është e mbushur përplot me avuj, që janë aq të mjegullt dhe dendur sa që mezi shihet toka. Çdo kafshë që hyn aty, në të njëjtin moment përballet me vdekjen”, ka shkruar shumë kohë më parë gjeografi i lashtë grek, Straboni. “Njëherë kam futur brenda trumcakë dhe ata menjëherë kanë vdekur”.

Arkeologët italianë të udhëhequr nga profesori Francesco D’Andria nga Universiteti Salento në konferencën në Stamboll kanë prezantuar zbulimet e veta nga Hierapolisi, lokaliteti në të cilin kanë punuar dy vitet e fundit.

Burimet e ujit të nxehtë në qytetin e sotëm Pamukkale janë përdorur si qendër shëruese rehabilituese që nga shekulli 2 para erës së re. Tempulli i cili është gjetur aty është shkatërruar nga tërmeti. Arkeologët kanë gjetur rrënoja, shtylla, pjesë të pishinave dhe shkallë të shumta.

Author: admin