Shkruan: Sabir KRASNIQI
Stresi është një reaksion natyror i organizmit ndaj presioneve të jashtme ngacmuese. Për një zhvillim normal, fizik e psikik, njeriu ka nevojë për një dozë të caktuar stresi i cili e detyron atë, përmes tendosjeve dhe shtendosjeve të reagoj e veproj.
Pothuajse të gjithë ne, në një formë ose tjetër ballafaqohemi ose jemi ballafaquar me të, pasi stresi është i pashmangshëm gjatë periudhës jetësore. Mirëpo, sa herë që përmendet ky nocion, shumica e njerëzve krijojnë një imazh të gabuar, duke e lidhur atë gjithnjë me përjetime negative. Por në fakt psikologjia njehë dy lloj stresesh: stresin negativ ose të dëmshëm – distresin, si dhe stresin pozitiv ose të dobishëm – eustresin.
Stresi është një reaksion natyror i organizmit ndaj presioneve të jashtme ngacmuese. Për një zhvillim normal, fizik e psikik, njeriu ka nevojë për një dozë të caktuar stresi i cili e detyron atë, përmes tendosjeve dhe shtendosjeve të reagoj e veproj. Të gjithë ne kemi nevojë për tendosje dhe shtendosje, që është një princip bazë i proceseve biologjike dhe psikologjike. Pra siç mund të kuptohet stresi është i rëndësishëm në jetë, e sidomos stresi pozitiv si: fejesa, martesa, shtatzënësia e dëshiruar, marrja e një note të mirë, diplomimi etj. Ai është nganjëherë i domosdoshëm që të na motivoj të bëjmë një jetë më intensive. Megjithatë, stresi duhet të mbahet në kufijtë e tolerancës, përndryshe mund ta rrezikoj seriozisht shëndetin. Mirëpo, a mund t’ju rezistoj njeriu i ditëve të sotme shqetësimeve të përditshme, shpesh rutinore që na ngacmojnë hap pas hapi?
Problemet financiare, presioni kohës, shqetësimet familjare e shoqërore, mungesa e infrastrukturës, problemet e komunikimit, konfliktet, frustracionet etj. janë ndër faktorë kryesor që ushtrojnë presion ndaj nesh e të cilave ne duhet tu përshtatemi. Këto kërkesa nganjëherë mund të jenë të vështira për tu përballuar nga aftësitë tona, dhe mos përmbushja e tyre e mban organizmin në tension të vazhdueshëm, i cili përben kërcënim serioz ndaj mirëqenies sonë. Ky nivel i stresit të vazhdueshëm provokon ndryshime të mëdha psiko-fizike, sa që më kohë mund të rezultojnë dhe më sëmundje madhore nga ato psikofiziologjike ter te ato kardiovaskulare.
Por si të mposhtet shtresi?
Shkenca ka arritur të identifikoj mjaftë shkatarë që provokojnë stresin dhe t’i evidentoj pasojat e tyre, por muk ka rritir të gjëj shtegun e kurimit të tyre! Përballimi dhe mposhtja e stresit mbetet ende sfidë serioze për medicinën aktuale! Përveç terapive psiko-analitike dhe tabletave të shumëllojshme, mjekësia nuk arriti të bëjë ndonjë hapë më serioz në këtë drejtim. Kjo i detyron njerëzit, të zhgënjyer nga terapitë konvencionale, të kërkojnë edhe shtigje tjera, duke u drejtuar kah ritualet e lashta dhe format tjera alternative të shërimit tek të cilat ndonjëherë edhe gjejnë rrugën e duhur.
Foramt e shërimit alternativ nuk janë ndonjë risi e ditëv tona. Ato datojnë që nga lashtësia. Edhe mjekësia nuk i mohon mundësit alternative të shërimit, bile përkundrazi, në rastet stresuese edhe i preferon ato.
Mënyrat e shumta relaksuese siç janë: format medituese të budistëve dhe jogistve indian, pastaj sistemi kinez i harmonisë dhe baraspeshës, lutjet tek religjioni islam dhe katolik, kaballat mistike tek hebrenjtë etj, janë treguar shumë efektive tek problemet me karakter stresues, e që si rezultat përfundimtar edhe kanë harmonizim e natyrshëm të shpirtit dhe trupi, pra organizmit tonë me ambientin e jashtëm në përgjithësi.