Nga Afrim Selimi
Rast: 75-vjetori i lindjes së Prof.dr. Reshat Nexhipit
50 vjet, i ndjekur nga regjimi komunist, për ta larguar nga vendlindja e Alfabetit
-Internimi i familjes, statusi 20 vjeçar si , , tepëricë teknologjike, , në Universitetin e Manastiritrit, diegia gjer në themel e shtëpisë si dhe pensionimi i parakohshëm me rreth 250 euro në muaj, sa i ka tani, justifikojnë fare qartë titullin e këtij shkrimi-
Hyrje e shkurtë
Mora guximin të shkruaj për këtë historian, të cilin, në një rast, me plot gojën e kam quajtur legjendë e Manastirit, jo vetëm si bashkëqytetar dhe përfaqësuesë të një partie, por më tepër për shkak se kam patur fat të shkruaj në kompjuter tëra shkrimet e tij për disa libra të publikuara. Kështu që, kam në dispozicion pothuajse çdo gjë që ka të bëjë me jetën dhe veprimtarinë e tij publicistike, shkencore, partiake-patriotike etj.
Për të mos më quajtur subjektiv, do shërbehem me citate të autorëve të ndryshëm, gazetarë, etj. që kanë zhvilluar biseda ose intervista me të. Kurse për t ua lehtësuar punën lexuesëve, tekstin e kam ndarë në disa pjesë, duke filluar me origjinën e familjes së tij, shkollimin dhe punësimin, etj. duke mos anashkaluar edhe pjesët nga Dosja e tij prej rreth 500 faqesh, si , , dhuratë, , nga UDBA E Manastirit.
Vendlindja dhe origjina e familjes
Ja se ç thuhet në një tekst gazetaresk: Gjyshi i babajt të profesorit, si bektashi, ka përkrahur Ali Pashë Tepelenën kundër sulltanit, prandaj dhe ka fituar prej tij titullin be, të cilin e trashëguan edhe pasardhësit e tij të njohur në Prespë si Nexhip dhe Muharrem beu. Gjyshja e profe
sorit, rridhte nga një fis që kishte lidhje me atë të Sali Butkës, i njohur në histori si, , Legjendë e Shqipërisë së Jugut, , si dhe në mënyrë indirekte me atë të Naim Frashërit, përmes dhëndrit të tij-Shahin Kolo
njës, pjesëmarrës në Kongresin e Alfabetit. Nëna e profesorit, rridhte nga familja e Tefik be Asamatit, i cili ishte një ndër trimat më të njohur në çetën e Nijazi be Resnjës, i cili, në Manastir shpalli Hyrjetin, duke i dhënë fund absolutizmit pesëshekullor të sulltanëve. Xhaxhaj dhe babaj i profesorit kanë patur lidhje edhe me Mitat Frashërin, si luftëtarë në çetën balliste të Shqipërisë, gjë të cilën e dëshmon edhe artikulli i shtypit të kohës, me titull, , Djemtë e Prespës, , kushtuar, kuptohet, dy vëllezerve në fjalë.
Shkollimi dhe punësimi
Tetëvjeçaren, pjesërisht e ka kryer në disa qytete të Maqedonisë Lindore, ku ishte e internuar familja e tij nga ana e regjimit komunist, për shkak të aratisjes së xhaxhajt dhe babajt të tij në Greqi, ku, i pari, gjeti vdekjen, siç duket, nga ndonjë agjent komunist, kurse i dyti kaloi në Gjermani, ku mori pjesë në të ashtuquajturën organizatë antikomuniste , , 4000 shqiptarë, , . Noramalen dhe fakultetin i ka kryer në Shkup, magjistraturën dhe doktoratën në Prishtinë. Një vit ishte mësues në f.Studeniçan të Shkupit, profesor në disa shkolla të mesme të Manastirit dhe në Universitetin e këtij qyteti..
Mosrizgjeedhja dhe statusi 20 vjeëar si, , Tepëricë teknologjkike,
Katër vjet, ligjeronte lëndën e Historisë nacionale, pra edhe të popullit shqiptar, gjë që që i krijoi shqetsime të mëdha, për shkak se historinë e shqiptarëve dhe të maqedonëve e sqaronte jo sipas shijes komuniste, por siç ishte në realitet. Përveç kësaj, për shkakun e tij, në grupin e Historisë filloi me të madhe të shtohet numri i studentëve shqiptarë nga vende të ndryshme, gjë që tërboi albanofobët e qytetit dhe, e treta: rizgjedhja e tij, koincidoi me ngjarjet e njohura të v.1981, kur nga puna, u larguan plot profesorë shqiptarë nga Maqedonia-sqarron profesori gjatë një intervistës me gazetarin e Flakës, i cili, i parashtroi edhe pyetjennë vijim
Pse nuk shkuat në Shkup ose Prishtinhë, ku kishte nevojë për Ju?
Profesori, përgjigjet: , , Ky ishte qëllimi i albanofobëve, prandaj dhe iu përmbajta thënies popullore , , Kur dihet qëllimi, nuk duhet të mungojë durimi, , si dhe faktit që njeriu është më i vlefshëm atje ku mungon kuadri i profilit të tij, siç ishte Manastiri.Dhe, nuk jam penduar, edhe pse pata shqetsime të të mëdha nga ana e pushtetit, si dhe probleme financiale, të cilat i kam edhe sot e kësaj dite, , ishte përgjigjia e profesorit, kurse pyetjes së gazetarit, pse hoqi dorë nga Universiteti i Tetovës, profgesori thotë: , , Në v.2001, për shkak të vrasjeve të disa mqedonëve nga forcat e UÇK-së, u dogjën mjaft shtëpi shqiptare të Manastirit, midis të cilave edhe e jona. Kuptohet, m u zhdukën tëra materialet që kisha përgatitur vite me rradhë për studentët. Prandaj, edhe kjo, veç tjerash, ishte një ndër shkaqet kryesore për mos vazdimin e punës në atë Universitet, sepse duhet të fillonja nga a-ja.Bridhnim nëpër shtëpite e botës, kështu që nuk kisha kushte për përpillimin e ligjeratave, , -përfundon arësyetimin e tij.
Jeni autor i rreth 400 shkrimeve, që do të thotë, rreth 20 librave të formatit mesatar, kurse keni botuar vetëm disa, pse?
Ishte pyetja e një gazetarit tjetër të po të të njëjtës gazete. Profesori përgjigjet: Sepse librat kërkojnë shpenzime dhe recenzentë, që do të thotë mendime të huaja, gjë që unë nuk e preferoj, sepse dua atë që e shkruaj, e mirë ose e keqe, të jetë e imja, gjë që mund ta realizonja vetëm përmes artikujve në shtyp, ku, si gazetar i vjetër, isha i privilegjuar dhe pothuajse çdo shkrim më botohej, sado delikat të ishte. E dyta, librat lexohen vetëm nga një pjesë e kufizuar e njerëzve, pra, kryesisht intelektualëve, të cilët, pak a shumë e njohin historinë, por jo edhe njerëzit e zakonshëm të cilëve ua dedikonja dhe sot e kësaj dite ua dedikoj shkrimet e mija, prandaj dhe përdor stil të përshtashëm për ta, duke anashkaluar atë shkencor, , përfundon përgjigjen profesori.
Në shkrimet Tuaja, përveç stilit popullor, përdorni satirë, shprehje Figurative, etj.Pse?
Kësaj pyetje të një gazetarit, profesori i përgjigjet , , Kjo më ka mbetur si , , zgjebje, , nga , , Flaka e Vëllazërimit, , ku, për të përballuar shpenzimet e studimit isha i punësuar si gazetar, dhe ku udhëhiqnja, përveç rubrikës së historisë, edhe atë të humorit dhe satirës. Kjo është një. E dyta: përmes humorit dhe satirës ngjarjet historike etj, kuptohen më mirë, mbahem mend më tepër dhe tekstet janë më tëheqës për lexuesit e rëndomtë, të cilëve, siç thashë, gjithmonë ua kam ua kushtuar shkrimet e mija, , -thotë profesori.
Për dallin mga historianët e tjerë, keni shkruar mjaft artikuj në maqedonisht, pse dhe si u janë botuar?
Shtron pyetjen gazetari i , , Faktit, , . , , Sa i takon pse-së, maqedonasve të cilët na trajtojnë , , njerës të egër, , desha t iu tregoj cilët jemi ne shqiptarët, kurse sa i takon pyetjes: Si më botoheshin, përdornja taktikën e Sami Frashërit, i cili që t i realizonte veprat e tij, lëvdonte sulltanin. Kështu që edhe unë, para se të fillonja të them atë që më dergjej në zemërpërmendnja bashkëpunimin, p.sh., , Duke falenderuar përkrahjes së popullatës maqedonase, , shqiptarët në Manastir kryenë këtë e këtë etj. etj. Disa, nuk e kuptonin qëllimin im dhe më qortonin që përdornja fjalën , , bashkëpunim, , .
Ka historianë shqiptarë që nuk pajtohen me Ju lidhur me origjinën pellazge të shqiptarëve, origjinën ilire të Lekës, Napoleonit, Gariballdit dhe shumë figura ve të tjera që kanë hyrë në historinë e përbotshme. Si e përballoni këtë , , rezistencë, , ?
Pyet i njëjti gazetar. , , Unë, nuk dua t i përvehtësoj personalitetet e huaja, siç mendojnë ata, por dua shtetet që akoma nuk pranojnë Kosovën, siç janë Rumania, Vatikani etj. t i kujtoj në kontributin e njerëzve të gjakut tonë për afirmimin e historisë së tyre: Dinastia me origjinë shqiptare- Gjika, për Rumaninë, pesë papët tanë për Vatikanin, etj. Sa i takon origjinës pellazge ose Lekës së Madh, unë nuk mund të mos i besoj Sami Frashërit, i cili njihet si njeriu më i ditur i Turqisë dhe si i tillë kishte mundësi të hulumtojë në çdo institucion shkencor, privilegj që nuk e kishin studijuesit tanë të kohës së Enverit kur çdo fjalë vendosej në peshore, prandaj dhe këta njerës duhet, të paktën, të mbyllin gojën, edhe pse duhet të kërkojnë falje që, për interesa personale, ose nga frika, kanë përkrahur tabunë, duke bërë lëmç historinë e lavdishme të popullit shqiptar, siç është rasti me historianin flokbardhë i cili në mes të Tetovës u përpoq të rehabilitojë diktatorin më të madh të kombit shqiptar, , -përgjigjet i nervozuar profesori.
Kur jemi te shkrimet, çfarë jeni duke punuar momentalisht?
Ishte pyetja e rradhës., , Përveç atyre të zakonshmeve që ia dërgoj Zemrës Shqiptare, jam në përfundim e sipër të një Fjalorit publicistik me ngjarje, figura, toponime etj. që kanë të bëjnë direkt ose indirekt me shqiptarët dhe stërgjyshët e tyre, nga Pellazgët gjer më sot, prej rreth 1300 faqesh. Pres ndonjë , , bingo, , për ta nxjerë në dritë, , – thotë profesori si me shaka, për shkak të mungesës së mjeteve finansiale.
Vendimi për themelimin e Universitetit ilegal të Tetovës, u mor përmes aklamacionit, të cilin e propozuat Ju. Si ndodhi kjo?
Ishte pyetja e gazetarit të Rilindjes Demokratike të Tiranës.Profesori përgjigjet:, , Salla e madhe nuk i nxinte tërë të interesuar. Shumë perej tyre qendronin më këmbë, mos flasim për ata që prisnin me padurim vendimin, edhe pse rreth e rrotull objektit kishte plot policë. Kryesia përbëhej prej tre vetave, në krye me dr. Fadil Sulejmanin. Filluan bisedat. U paraqitën edhe njerës të cilët, të infiltruar nga pushteti, në mënyrë indirekte kundërshtonin themelimin, kinse kushtet akoma janë të pa pjekura për një gjë të tillë, etj.etj.!!
Si u morr vendimi
Kryesia, vendosi të shpërndajë lista, në të cilat duhej sicili të shkruante emrin dhe mbiemrin dhe fjalët , , Po, , ose , , Jo, , . Isha në radhën e parë, u ngrita dhe thashë që kjo punë do vazhdojë orë të tëra dhe mund të manipulohet me emrat, prandaj propozoj që vendimi të merret përmes votimit. U dëgjuan duartroklitje të forta, në favor të propozimit im. Ashtu edhe ndodhi.Nëpyetjen e shtruar nga ana e dr. Sulejmanit , , Kush është , , Për, , ngritën dorën edhe këlyshët e pushtetit, , -kujtohert profesori në këtë moment madhështor i cili rezultoi edhe me hapjen e Universitetit privat, të Shtulit, qëllimi i të cilit, sipas profesorit ishte të falimentojë i pari, por, pushtetit maqedonas i ndodhin si ai që deshte të rregullojë qepallat, nxorri sytë, sepse Tetova u bë me dy universitete-komenton profesori në një shkrim të tij.
Në shtëpinë Tuaj, u krijua Dega e Partisë së parë shqiptare në Maqedoni. Si ndodhi kjo dhe si vendostë të jeni kryetar në një kohë kur regjimi komunist akoma ishte në fuqi dhe u kishte lënë pa punë, duke u përcillte në çdo hap?
Kësaj pyetje të gjatë, profesori i përgjigjet: , , Populli thotë nga frika iket, por nga turpi jo. Në shtëpinë ime erdhë 5 a 6 njerës të pa njohur, në krye me Nevzat Halilin, kryetarin e PPD-së. Kërkuan nga unë të jem kryetar i Degës, sepse, sipas tyre , , Asnjë manastiras nuk pranoi ofertën dhe të gjithë na orjentonin te Ju, , -më thotë Kryetari Partisë. U pajtova, edhe pse isha i vetëdishëm për pasojat, të cilat po i vuaj edhe sot, sepse ky angazhim ishte një ndër shakaqet që mbeta 20 vjet pa punë dhe që në v.2001 shtëpia jonë u dogj gjer në themel. Megjithatë, nuk pendohem, sepse ndjehem krenar që në shtëpinë ime u krijua Dega e Partisë së parë shqiptare në Maqedoni. Atë moment nuk do ta harroj dot kurrë, , – përgjigjet me mburje profesori.
Modestia e profesorit
Profesori, foli për krijimin e Degës së PDSH-së në shtëpinë e tij, por nuk tha që ajo shtëpi u shëndrua në zyrë dhe , , kafene, , sepse muaje të tëra aty hynin e dilnin simpatizerët e Partisë, edhe pse një pjesë e tyre vinin me qëllime të dyshimta. Megjithatë, mysafirin duhet pritur mirë, pa marrë parasysh, për se të hyn në shtëpi. Pothuajse çdo natë në shtëpinë e profesorit, mbaheshin mbledhje me plot njerës, të cilët gjenin masën plot me pije dhe ëmbëlsira. Pra, profesori, nuk kërkoi as zyrë, as telefon as honorar për shpenzimet e mëdha që bëheshin qoftë në shtëpi ose për udhëtimet në tubime të ndryshme larg Manastirit, pothuajse në çdo qytet ku vepronte Partia.
Entuziami mori fund
, , Ishte kohë kur nuk kursehej as djersa as paraja, kur nuk mendonte njeri për përfitime personale, siç po ndodh tani, , i ka thënë në një rast profesori gazetarit të , , Lajmit, , .Në kohën kur profesori ishte kryetar i Degës, nuk kishte mbrëmje që mos thuhej diçka në televizionin e Shkupit rreth aktiviteteve në Manastir, kurse sot emri i këtij qyteti përmendet vetëm njëherë në vjet, me rastin e Alfabetit, për të cilin profesori ka shkruar qinda faqe në shtypin e përditshëm, në shqip dhe maqedonisht, por, politika ka bërë që ai të ndjehet i huaj në atë objekt për të cilin ka thënë se duhet të jetë për shqiptarët, siç është Meka për myslimanët, etj.etj.
Përveç ngjarjes lidhur me Partinë, cilat momente të tjera u kanë mbetur të pa haruara në kujtesën Tuaj?
E ka pyetur një gazetar. -, , Ka plot, por unë, do veçoj katër, dy të hidhura dhe dy të ndritura, nëse mund t i quaj kështu.Sa i takon të parave, nuk harroj dot v. 1951 kur internuan familjen ime në Prespë dhe v.2001 kur dogjën, siç thashë, shtëpinë jonë në Manastir. Dy të tjerat kanë të bëjnë me vitin 1942, kur në shtëpinë jonë, për herë të parë, valvoi Flamuri kuq e zi i Skenderberbeut, i sjellë nga mësuesët e Shqipërisë, të cilët u vendosën tek ne, si dhe, më duket, viti 1992, kur unë si përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë, bashkë me disa të tjerë nga Kosova e gjetiu, vizituam kryetarin e shteti-Sali Bertishën i cili u soll me ne sikur të na kishte shokë të ngushtë. Atë momnet nuk e harroj dot kurrë , , përgjigjet profesori.
Prandaj dhe shkruani në superlativ për të, apo jo?
Ishte pyetja, pak si provokative e gazetarit. , , Jo, nuk është vetëm kjo, por veprat madhore mbarëkombëtare që ka kryer Qeveria e tij, vepra këto të cilat çdo ditë po çkulin rrënjë e komunizmit, nga i cili, kam vuajtur tepër personalisht dhe familjarisht. Prandaj dhe jam ithtar i PD-së, e jo se kam ndonjë interes ose dobi personale prej saj, , përgjigjet profesori.
Meqenëse u përmend komunizmi, kam dëgjuar se Ju patë një diskutim të ashpër lidhur me Brigadën IV Shqiptare. Ku dhe si ndodhi kjo?
Pyet gazetari. , , Fjala është për një takim në Dibër, në të cilën kishte edhe mjaft pjesëmarrës të asaj Brigade, por edhe ballistë, kështu që filloi situata të acarohet. Për ta zbutur tensionin, si dhe plër t ua mbyllur gojën të parëve, dola në foltore dhe thashë:, , Të isha në moshë të përshtatshme, edhe unë do merrnja pjesë në atë Brigadë, por, do paraqitesha para ekranit televiziv dhe do kërkonja falje që morra rrugën e shejtanit e jo të Ballit kombëtar, , .Të parët ulën kokën, të tjerët vetëm që nuk më përqafuan, , -kujtohet profesori.
Nga një artikulli në shtyp e di që Ju në Dibër keni sqarruar diçka edhe në lidhje me Moisiun, tradhëtarin e Skenderbeut. Si ndodhi kjo, a Ju kujtohet?
Ishte pyetja e të njëjtit gazetar. , , Po, po, më kujtohet, si jo. Një nga të pranishmit, i erdhur nga Tirana, në shaka e sipër u thotë dibranëve se ju duhet të turpëroheni se Mojsi Dibra tradhëtoi heroin ynë kombëtar, , .
Prita tëpërgjigjet ndonjë i kësaj ane, por kot, prandaj, u ngrita dhe me shaka, iu drejtova dibranëve: , , Si lejuat vehten, të vi unë nga Manastiri dhe t ju mbroj nga akuzat e tilla të pa vërteta, , . Asnjë nuk foli, sepse nuk e dinin pse e them këtë. Vazhdova, poashtu, si me shaka: , , Këtij Zotriut, ose shokut, të Tiranës, t i thoni që Mojsiu nuk është i Dibrës por i Golemit të Shqipërisë, prandaj duhet të quhet Mojsi Golemi e jo Mojsi Dibra. Filluan duartroklitje aqë të frorta sa u tund salla. Tiranasi mbylli gojën, , – kujtohet profesori.
Disa shënime të tjera, lidhur me veprimtarinë e profesorit të shkëputura gjithmonë nga mjetet e informimit
Flaka, 30 gush, 1994:
, , Gjatë 4 viteve pluraliste, aktivitetet e prof.dr. Reshat Nexhipit rringjallën Manastirin nga të “vdekurit”.Me inicijativën e tij u themelua SHKASh “Bashkimi, , e cila ngriti moralin kombëtar në mesin e shqiptarëve të këtij qyteti, ,
Flaka, 5 shkurt, 2003:
, , Ky zotëri, kahmoti i është rrekur me përkushtim çështjes kombëtare, pa hamendje dhe droje për pasojat eventuale që bartin rrezik të shumë fishtë për interesin e tij personal…Dorën në zemër, rrallë kush bën sakricica të këtilla…, , Unë mendoj se zotëri Reshat Nexhipi ka fuqi intelektuale, profesionale dhe mbi të gjitha patriotike që ta sqarojë dhe ta tërheqë vërejtjen që të mos bëhen gabime strategjike në dëm të popullit të shumëvuajtur shqiptar, e veçanërisht shpreh domosdoshmërinë e flakjes së ndjenjave karieriste dhe interesave personale ose grupore birokratike.
Mendoj se ka nevojë që shumëçka të mësohet nga mesazhet universale të zotri Reshat Nexhipit për mirëqeninen e njeriut në trojet e veta. Mendimetdimet e këtij studjuesi duhet të kenë konsideratë, veçanërisht nga përfaqësuesit tanë politik (pa ngjyra politike) në vendimarrjet me peshëstrategjike për kombin tonë…I vetëdijshëm se kontributi i zotri Reshat Nexhipit meriton një analizë dhe qasje në të thukët, por le të jetë ky shkrim një apel: Patriotët t’i respektojmë edhe sa janë gjallë!
Ju lumtë zotri Reshat për kontributin që keni dhënë dhe jeni në favor të interesit mbarëkombëtar shqiptar…
(Kërkoj falje nga autorët, të cilët nuk i kam evidentuar dot emrat e tyre, kurse profesorin nuk e pyeta, sepse, nga modestia, nuk do më lejonte t i shkruaj këto vlerësimne)
Radio Shkupi
Nuk mund mos theksoj vlerësimin e ish gazetares së njohur të Radio ShkupitKujtime Kica e cila, duke folur për profesorin në fjalë, gjatë një emisionit, veç tjerash, sa më kujtohet, afërsisht tha se Prof.dr. Reshat Nexhipi, me veprat që kryen, mund lirisht të quhet pasardhës i patriotëve të këtij qyteti, ose që kanë vepruar këtu, si: Gjerasim Qiriazi, Sali Butka, Shahin Kolonja-dhëndri i Naim Frashërit, Bajo dhe Çerçiz Topulli e shumë shumë të tjerë, emrat e të cilëve nuk i mbajta dot mend.
, , Bitolski vesnik, , (gazeta e Manastirit)
Derisa gazetarët tanë shkruanin në këtë mënyrë, shtypi maqedonas, bënte të kundërtën. Kështu, gazeta e Manastirit-Bitolski vesnik, e 29 janarit, 1992, prof.dr.Reshat Nexhipin e krahasonte me Edurd Kardelin, citoj , , Deri sa ai në heshtje vepronte për sllovenët, profesori këtë punë e bënte për shqiptarët, , . Në një shkrim tjetër profesorin e vendosnin në kontekst të fillmit , , Podzemna Republika, , (Republika nëntokësore) etj.
Disa pjesë nga Dosja e profesorit
Me dokumentin nr.445-360, të datës 28. 06.1979, sillet vendim për bastisje sekrete të shtëpisë së profesorit, gjë që, sipas mungesës të disa librave dhe doktoraurës, së tij, është realizuar, pa praninë e asnjë anët-arit të familjes. Në dokumentin nr.546, të 12.07.1990, thuhet: , , Reshat Nexhipi është nacionalist i cili në Manastir, Prespë dhe më gjerë, përhap veprimtari iredentiste, , .
Në dokumentin nr.172, të 23.05.1991: , , Babaj dhe xhaxhaj i Reshat Nexhipit, ishin pjesëmarrës aktivë në bandat balliste, kurse babaj i tij në Gjermani ishte anëtar i Organizatës Ekstreme , , 4000 Shqiptarë, , (që planifikonin rrëzimin e regjimit komunist-I.V.)
Në dokumentin nr. 78, të 20.061991, sillet vendim për përgjimin e telefonit të profesorit, me pretekstse ai, citoj , , ka një rrjetë të separatistësh në Kosovë dhe përjashta vendit, kështu që përmes telefonit, mund të zbulojmë shumë momente nga veprimtaria e tij separatiste, , .
Në dokumentin nr. 292, të 21.11.1991: , , Reshat Nexhipi është organizatori për themelimin e SHKSHA , , Bashkimi, , në Manastir dhe se duhet përcjellë puna e tij në atë shoqëri.
Në dokumentin nr.1083, të 16.11.1993:, , Reshat Nexhipi lot rolin kryesor në regjionin e Manastirit në drejtim të shkatërimit me forcë të rendit kushtetues të Maqedonisë, duke dhënë instrukcione, mendime, konstatime, etj. në funkcion të planeve të veta antiqeveritare, , .
Në dokumentin nr.628, të 29.11.1995, sillet propozim që, citoj , , Reshat Nexhipi të thirret në bisedë informative, për shkak se është iniciator për hapjen e gjimnazit shqip në Manastir, për themelimin e Degës së parë njënacionale të PPD-së në Manastir, për organizimin e referendumit për autonomi territoriale, politike dhe kulturore, përkrahës i pakompromis i themelimit të Universitetit të Tetovës, , etj.
Përfundimi im
Nga ato që u theksuan më sipër dhe që, siç thashë, janë vlerësime të të tjerëve, të thëna në shtypin e përditshëm etj., mund të konkludohet se prof.dr. Reshat Nexhipi rrjedh nga një familje aristokrate, balliste, bektashiane dhe më të emancipuar në Prespë. Kjo është rrjedhojë edhe e lidhjeve direkte ose indirekte të kësaj familje me atë të Ali Pashë Tepelenës, i njohur si , , Luani shqiptar, , Naim Frashërit si , , Bilbil i gjuhës shqipe, , Sali Butkëns , , Legjendë e Kolonjës, , Nijazi be Resnjës , , Mbret i Prespës, , dhe Mitat Frashërit, antikomunist më i madh dhe më i respektuar i kombit shqiptar.
Sot, profesori, jeton në Manastir, me bashkëshorten, bashkërisht me djalin Tomorr-arkitekt, nusen, nipin- Fatosin-student në Tiranë dhe mbesën Teuta, gjimnaziste në Manastir. Është një familje e respektuar, për t i patur zili. Profesori, edhe pse me dy tituj shkencor, magjistër dhe doktor i shkencave të historisë, të cilat i fitoi me sakrifica dhe shpenzime të mëdha, të cilat për shkaqe që mund të merren me mend, i zgjatën plot 12 vjet (sepse kanë të bëjnë me shqiptarët e Maqedonisë), edhe pse me titull më të lartë universitar, caktuar nga një Komision me përfaqësues edhe nga Evropa, sot, ky historian, jeton me një pension, sikur të kishte kryer vetëm Tetëvjeçaren.!! Megjithatë, edhe llupa më e përsosur, nuk mund të zbulojë asnjë pikë e zezë në fëtyrën e tij të bardhë 75 vjeçare.