Dea Haxhiu, kthehet në shtëpinë e saj në Mitrovicë, me një “zemër të dhuruar”, mbasi kaloi me sukses operacionin me ndihmën e Rotary Club “Gift of Life” dhe të shqiptarëve të Amerikës.
Bronx – Nju Jork: Dje në Kosovë Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e partisë së tij familjen Haxhiu nga Mitrovica dhe vajzën e tyre, Dea, që këto ditë u operua në SHBA, bashkë me 25 fëmijë të tjerë nga Kosova që vuajnë nga sëmundje të rënda të zemrës.
Dea Haxhiu, u operua pasi që bashkë me fëmijët tjerë kosovarë, përfitoi nga projekti “Gift of Life” (Dhurata e Jetës), përmes Rotary Club. Dea Haxhiu, 9 vjeçe nxënëse e klasës së 4-të, e shkollës Eqerem Çabej në Mitrovicë, e bija e Shkumbin dhe Ajshe Haxhiut, ka lindur mbasi është konstatuar nga mjekët dhe specialistët në Kosovë, se kishte një “vrimë” në zemër.
Për këtë ajo kishte patjetër të nevojshme, një ndërhyrje krirugjikale korrektuese, e cila bëhet vetëm në SHBA, megjithëse në Kosovë, e kanë përcaktuar mjaft mirë diagnozën e saj, por nuk qenë në gjendje për të marrë përsipër një operacion kaq të vështirë, ”..në një kohë që gjendja e saj shëndetësore, e Dea’s – ka vazhduar të përkeqësohet çdo ditë” .
Tani, që çdo gjë ka përfunduar me sukses Klubi Rotari në Bronx, thotë se është i lumtur për të njoftuar se ajo mori përsipër dhe shëroi me ndihmën e mjekëve në Spitalin “Maria Fareri Children’s Hospital” në Westchester Medical Center, edhe Dea Haxhiu, e cila është pjesë e programit të saj për Kosovën. Ata thonë se te 25 fëmijët nga Kosova u sollën në vëmendjen tonë nga Albana Krasniqi.