Vendoset teleskopi më i madh në botë, një miliard dollarësh!

Për pak orë vihet në funksion Atacama Large Millimeter Array (ALMA).
Bëhet fjalë për teleskopin më të madh në botë, i cili kushton jo pak, por plotë 1 miliardë dollarë. Ndodhet në shkretëtirën e Kilit në një lartësi 5.500 m. Teleskopi ALMA përbëhet nga 66 antena gjigande që fokusojnë në përzgjedhjen e radiovalëve nga hapësira. Radiovalët do ti nënshtrohen një procesi tjetër më specifik nga “hyper-kompjuteri”.

Shumë i rëndësishëm është dhe fakti se teleskopi në fjalë, do t’ju lejojë astronomëve të studiojnë galaktikat që u krijuan pas Big Bang, falë aftësive të tij për të “kërkuar” ndërmjet valëve të pluhurit të hapësirës. Do mundet gjithashtu të japi informacion për mënyrën me të cilën u krijuan yjet dhe planetët. Informacionet që do të grumbullohen nga ALMA priten me një interes shumë të madh nga shkencëtarët, pasi sipas tyre erdhi momenti për të “tronditur” mendimet pasive dhe kompleksike!
Brian Ellison, drejtor i projekteve në Evropë, deklaroi: “Thonë se ne të gjithë vijmë (kemi prejardhjen) nga pluhuri yjor. ALMA do t’i përgjigjet pyetjeve të veçanta në lidhje me origjinën e llojeve të njeriut.

Author: admin