Shkencëtarë Britanikë pretendojnë se është i lartë rreziku që toka të goditet në të ardhmen nga një stuhi shumë e fuqishme diellore.
Siç referojnë ata, me teknologjinë aktuale që disponojnë, shkencëtarët do jenë në gjendje të paralajmërojnë popullatën për goditjen e mundshme të stuhisë diellore vetëm 30 minuta para se ajo të shfaqet.
Fenomeni
Në diell ekzistojnë të ashtuquajturat “njollat diellore”, zona të errëta ku temperatura është ndjeshëm më e ulët se në zonat e tjera të diellit. Njollat diellor shkaktohen nga çrregullime të fushës magnetike të tij. Numri i tyre ka pësuar luhatje të mëdha (nga minimumi në maksimum dhe të kthehet në minimum) çdo 11 vjet, interval kohorë që ndërmjetëson në ndryshim e poleve magnetike të diellit.
Aktiviteti i njollave diellore shkakton fenomenin “stuhive diellore” (apo të shpërthimeve diellore) emetimin e sasive të mëdha grimcave të ngarkuara. Stuhitë diellore udhëheqin këto grimca në të gjithë hapësirën e sistemit tonë diellor. Dekadat e fundit shkencëtarët vëzhgojnë diellin 24 orë në 24, duke fokusuar vëmendjen e tyre mbi këtë dukuri. Nëse grimcat e ngarkuara arrijnë në tokë mund të shkaktojnë shumë probleme në fushën e telekomunikacionit, në sistemet e elektronike të navigimit (aeroplanëve etj) si dhe në prodhimin e energjisë elektrike.
Aktiviteti i tyre
Në intervale të ndryshme kohore, shkencëtarët njoftojnë se “ka shpërthyer një stuhi diellore” dhe i referohen shanset të arritjes së saj në tokë dhe se do të na shkaktoj shumë probleme. Pjesa më e madhe e këtyre stuhive dekadat e fundit, ose nuk arritën në tokë ose ato arritën të dobësuara, duke mos shkaktuar dëme në masë.
Vetëm një herë janë njoftuar dëme dhe probleme të mëdha si pasoj e arritjes së stuhisë diellore. Ishte para 24 vjetësh, kur për pasoj të ndërprerjes së energjisë elektrike në shumë qytet në Kanada, fajtor u konsiderua stuhia diellore. Gjithashtu, edhe katër herë të tjera si në 1956, 1972, 1989, 2003 rritja e rrezatimit atmosferikë iu dedikua stuhive diellore.
Super stuhia
Një ekip shkencëtaresh të Akademisë Mekanike të Mbretërisë në Londër, pretendon se një super stuhi diellore godet tokën një herë në 150 vjet. Duke pasur parasysh se super stuhia e mëparshme diellore goditi Tokën në vitin 1859, studiuesit japin frymën e alarmit duke pasur parasysh që ne jemi në një kohë ku rrezikojmë nga çasti në çast… të goditemi nga një “cunami diellor”.
Sipas shkencëtarëve anglezë, në një rast të tillë fatkeqësisht komuniteti shkencor me teknologjinë që disponon sot, është në gjendje të njoftoj vetëm 30 minuta para se stuhia të godas.
“Është tashmë e pranueshme botërisht, se një super stuhi diellore është e pashmangshme për të goditur tokën. Nuk është më çështja se “nëse” do godas tokën, por “kur”. Mesazhi ynë i drejtohet autoriteteve: Mos alarmoni, por parapërgatituni. Një super stuhi diellore, do të na godas në një moment dhe duhet të jemi të gatshëm”, deklaron profesori Paul Cannon, i cili udhëhoqi ekipin e ekspertëve që janë marrë me këtë çështje. Siç pohojnë ata, duhet që qeveritë e shteteve të zhvillojnë sisteme për monitorimin e motit në hapësirë në mënyrë që të dini se në çfarë kohe fenomeni do të shkaktoj probleme në Tokë.