Një e moshuar një 101-vjeçare ka përjetuar një eksperiencë unike duke u kthyer në jetë pak momente përpara se ta përcillnin për në banesën e fundit. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytetin Lianjiang në Kinë ku Peng Xiuhua e cila ishte shpallur e vdekur nga mjekët u zgjua dhe e habitur pyeti se pse në shtëpinë e saj, ndodheshin aq shumë njerëz.
Ndërsa, ia sqaruan se si qëndronte puna e moshuara vendosi të shihte anën pozitive të vdekjes duke u shprehur se ishte e kënaqur që kishte kaq shumë njerëz që e donin dhe që do të mërziteshin për largimin e saj nga kjo botë.
“Jam një grua me fat dhe jo vetëm që pashë sa shumë njerëz më donin, por shyqyr që u zgjova në kohë, para se të merrte fund çdo gjë”, u shpreh ajo për të afërmit.
Mjekët të cilët akoma nuk arrijnë të shpjegojnë shkencërisht atë që ka ndodhur shprehen se 101 vjeçares nuk i ka ngelur edhe shumë kohë për të jetuar.