Emision “Më afër”Ne Radio Kosova Bashk me Radio Zeri Ilirides

Të premten më 1 shkurt 2013 nga ora 23.00 në emisionin “Më afër” të radio Kosovës, do të trajtohet tema: KRIJIMTARIA LETRARE E MERGIMTARËVE TANË.

Gjatë dy orëve sa do të jeni në shoqëri me ne, do t’ju njohim edhe me informacione lidhur me mërgatën dhe për aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj jave.
Emisioni do të shoqërohet edhe me muzikë të zgjedhur.

Emisioni është i drejtpërdrejtë dhe mendimet apo pyetjet tuaja mund t’i parashtroni nëpërmjet telefonave kujdestar 242 205 dhe 240 565. Numri hyrës për Prishtinën është 038.

-Gjithashtu mendimet tuaja mund t’i parashtroni edhe përmes porosive të shkruara në numrin e celularit 044 800 123;
-nëpërmjet postës sonë elektronike meafer@rtklive.com
-si dhe nëpërmjet grupit tonë në facebook: emisioni “Më afër” i radio Kosovës.

Emisionin mund ta ndiqni edhe nëpërmjet valëve të radios “Zëri i Iliridës” me seli në Itali.

Author: admin