D- Flieden, 1 janar 2013 – Në spitalin italian të Vittorio Veneto-s në Italinë veriore, lindi foshnja e parë e rajonit të Veneto-s, njëherësh e dyta në Itali. Ndërsa, e para në diasporën shqiptare të Evropës.
Fëmija i parë i babë Beratit dhe nënë Shkëndijës, Loriku, lindi në orën 00, 49 minuta të ditës së parë (01 janar ) të vitit 2013. Foshnja ka lindur e shëndetshme; 4135 gram dhe 53, 50 centimetra e gjatë. Edhe gjendja shëndetësore e lehonës është e mirë.
Foshnja e porsalindur është vizituar edhe nga gazetarja profesioniste, dr. për komunikim pranë gazetës më të madhe të rajonit të Veneto-s, “La Tribuna” e Treviso-s.
Foshnjës së porsalindur i dëshirojmë fat, shëndet dhe jetë të gjatë, ndërsa Florim Zeqës i dëshirojmë të jetë gjysh i mirë