Kledi Kadiu ne krah te Anbetes kunder Oni Pustines

Kledi Kadiu, balerin i njohur shqiptar nuk flet më me ish mikun Oni Pustina. Shkak i ftohjes mes dy ish miqve të vjetër ka shërbyer skandali i vjedhjes së parave që Oni Pustina i ka bërë ish të dashurës së tij Anbeta Toromani, të paktën sipas pretendimeve tw balerinës. Megjithëse, gjykata e shpalli Oni Pustinën të pafajshëm në lidhje me këtë vepër penale pas denoncimit që i bëri ish e dashura e tij, mesa duket Kledi Kadiu i beson versionit të historisë të treguar nga Anbeta për këtë arsye ka mbajtur qëndrim ndaj Pustinës duke përkrahur mikeshën e tij Anbeta Toromani. Sipas thashethemeve që qarkullojnë Brenda rrethit të miqve të personazheve të përfshirë në këtë histori, Kledi me të mësuar nga mikesha e tij këtë ngjarje, ka dalë përkrah saj dhe më e pakta që mund të bënte në këtë histori ishte prishja e miqësisë me Onin.

Author: admin