APELI NË PËRMBYLLJE TË LËVIZJES SË PAJTIMIT KOMBËTAR

Prof. Dr. Muhamet Pirraku

APELI NË PËRMBYLLJE TË

LËVIZJES SË PAJTIMIT KOMBËTAR

Të nderuar,

Për këtë eveniment shkencor për të dëshmuar faktin së UÇK-ja me konceptet programatike politike ishte pasuese e Programit Politik, të Lëvizjes së Pajtimit Kombëtar, përmes faljeve të hasmërive e cila filloi më 2 shkurt dhe u përmbyllë me Kuvendin e Tretë, të Lëvizjes, më 17 maj 1992, i cili iu drejtua popullit me një Apel që qartë flet se Pajtimit Kombëtar Shqiptar, përmes faljeve të hasmërive e trasoi udhën për ngritjen UÇK-së.Apeli titullohej:

Popull liridashës!

Kuvendi III i Lëvizjes Gjithëpopullore Shqiptare për Faljen e Gjaqeve, të Plagëve dhe të Ngatërresave, i mbajtur në Prishtinë më 17 maj 1992, fton shqiptarët në Atdhe dhe në oazat e mërgatës: të shtrihet dora e pajtimit dhe e faljes së gjaqeve e të hasmërive të tjera aty ku nuk u shtri pajtimi; të gjithë shqiptarët të përbuzin me urrejtje institucionin mesjetar të drejtësisë popullore patriarkale – hakmarrjen dhe gjakmarrjen.

Bashkatdhetarë!

Për detyrë të shenjtë të mbajmë zbatimin konsekuent të amanetit nga ata që falën gjaqe, plagë e ngatërresa për ardhmërinë e lirë e të bashkimit të popullit shqiptar. Fëmijëve tanë t’ua lëmë rrugët e shtruara me lule e dashuri vëllazërore, e jo të mbytura në gjakun e vëllezërve e të prindërve sipas porosisë së mesjetës, e për interesa të pushtuesve, të cilët gjithmonë zbatuan maksimën: ’Përçaj e sundo…!’

Qofshin faqebardhë, brez pas brezi, ata Burra e ato Burrëresha që falën gjakun e më të shtrenjtëve, për kauzën tonë kombëtare…!»

Duke përfunduar, mund të konstatojmë se me përmbylljen e Lëvizjes paqekrijuese të 2 shkurtit 1990 – 17 majit 1992, u kurorëzua me suksese historike një ndër kapitujt më të rëndësishëm të historisë së integrimit të kombit shqiptar.

Në këtë Lëvizje kombi shqiptar, i ndarë me dhunë ndërkombëtare u përgatit për të hyrë në periudhën tjetër jetësore

për finalizimin e përpjekjeve shekullore për lirinë e Kosovës dhe të tokave shqiptare të aneksuara shteteve fqinje dhe për bashkimin e Shqipërisë në kufijtë e saj etnikë dhe historikë.

Për këto qëllime, në odat e pajtimit dhe në tubimet e pajtimit janë betuar, në Flamurin kombëtar dhe në gjakun e martirëve të kombit, mbi 1 715 380 veta; të rinj e të reja, nëna e baballarë, që do të thotë mbi 78% të banorëve të Kosovës, përkatësisht rreth 52 % të shqiptarëve nën zgjedhën koloniale të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi.

Gjaku i derdhur për liri dhe gjaku i falur për liri – është pengu i lirisë: Sanguis heroum semen libertatis!

Të nderuar, si historian që jam nuk i akuzoj strukturat komanduese pse hoqën dorë nga Programi Politik fillestar që e kishte çimentuar Lëvizja e Pajtimit Kombëtar, përmes faljeve të hasmërive, por do ti qortoja pse nuk më përkrahen për mbajtjen e SIMPOZIU PËR UÇK-në, më 2001 në Dhjetëvjetorin e përballimit të Rrethimit të Parë të Kullave të Komandantit legjendar të UÇK-së – Adem Jasharit, më 30 dhjetor 1991 kështu lanë shteg për devalvimin e historisë së lavdishme të UÇK-së , pa asnjë kriter shkencor!?!

Të rënëve për liri e dinjitet kombëtar me tërë qenien u thërrasë: “Lavdi!”, kurse eprorëve, e luftëtarëve të UÇK-së ua kujtoj një ndodhje historike: Ishte viti 1943, një njësit i partizanëve i shkojnë në konak Shehut të Junikut, e pasi i terën rrobat e u nginë bukë, njëri ndër ta që shquhej si më “llafazan” iu drejtua Shehut: “Baba Sheh! Çka mendoni Ju, kjo lufta jonë a është luftë kombëtare!?!” Shehu nuk u mendua shumë dhe iu përgjigj:” Po, nëse kur ta merrni pushtetin e kur tu vije vdekja, nëse varroseni me pare të Bashkisë, lufta e juaj është e mbetët patriotike!”

Shumë i respektuari Auditor, kam njohur shumë komandantë të partizanëve e komunistë, të cilët në dëm të qenies sime i kam salvuar për të gjallë të tyre, por e di saktësisht se ata nuk bënë “Bina” dhe të themi simbolikisht janë varrosur me para të Bashkisë, kurse komandat e ushtrisë që e përkraha dhe ndihmova më zemër e me shpirt, kanë bërë “Bina” e pasuri faranësh…..!?! Edhe kjo është devalvim i UÇK- së lavdishme!

Prishtinë, 26 prill 2012

 

Author: admin