Libri që do të zhduk përgjithmonë krishtërimin!?

Të tjera nga rubrika
‘Kosova’ e Buxhovit mbërrin në Zvicër
Zagreb: Promovohet libri ‘Histori të Tmerrit’
Zbulohet sekreti i Biblës së Marco Polo
Të duash atë me të cilin je
S’e duan “Kosovën”
Një tekst fetar i shkruar në një libër prej lëkure, i cili daton në shekullin e V, por është zbuluar vetëm 12 vjet më parë, do të shkaktojë zhdukjen e krishtërimit nga faqja e planetit, pretendon Irani.
Libri i gjetur ne renojat antike te Persise ne Iranin e sotem, i shkruar mbi një lëkurë të përpunuar kafshe, tregon se Jesusi nuk u kryqëzua kurrë dhe se ai me fjalët e tij parashikoi ardhjen e Profetit Muhamed në tokë.
Është pikërisht edhe kjo pika kryesore e mosperputhjes midis islamit dhe krishtërimit. Për këta të fundit, Jesusi është biri i vetëm i perëndisë dhe i dërguari i fundit i Zotit në Tokë.
Për muslimanët, Krishti, ose Isai, është një ndër pesë profetët më të rëndësishëm dhe i fundit i dërguar ka qenë Profeti Muhamed, i cili solli edhe Kuranin, që mbetet i pandryshuar deri në ditët e sotme.
Sipas shtypit iranian, libri hedh poshtë pretendimet e të krishterëve, që nuk e njohin Muhamedin dhe tregon përfundimisht, me fjalë të shenjta dhe jo argumente njerëzore, se është islami feja që të gjithë duhet të ndjekin.
I shkruar në sirianik, një dialekt i aramikes, Ungjilli i Barnabës parashikon deri ardhjen e Profetit në Tokë, ndonëse diçka e tillë ndodhi rreth 150-200 vjet më pas (Profeti Muhamed lindi në 570 pas Lindjes së Krishtit dhe ndërroi jetë në 632).
Aktualisht, libri i çmuar është dërguar për studim në Turqi, ku është arritur në përfundimin se ai mund të jetë shkruar nga dora e vetë Barnabës, një pasardhës i Krishtit. (tch.

Ky shkrim eshte derguar nga kolegu yne Naim Brahimi.

Author: admin