Shkruan Leonora Buqinca
Edhe emrat jane fillim i nje historie””.
Para ardhjes se njeriut te bardhe indianet e Amerikes nuk e njihnin alfabetin.
RRefimeve gojore u eshte dhene detyra e kaluar ne formen e veprat e heronjeve, ritmet, lutjet, kualiteti i barishtave, shprehit e shtazeve, dhe sekretet e gjuetis.Tregimet dhe degjimet ishin nevoje themelore , ne funksion te mbijeteses.
Pothuajse çdo mbremje, perrethe zjarrit te Tepee- se , babai, nena apo gjyshja , gjyshi, here- here edhe ndonje nga miqet, u rrefenin femijeve nje histori. Ne mbremjen e ardhshme , femijet ishin ata te cilet rrefenin ate qe mesuan , ne mbremjen e kaluar. Familjaret trasformoheshin atehere me te vemendshemit e degjuesve. Edhe sot , indianet (femije dhe te rritur) jane rrefyes dhe degjues te shkelqyeshem te historive .
Fjala qe rreshqet nga buzet e tyre eshte sikur magjia. Gjitheçka ka mundesin te rrefehet. Dhe çdo gje ka nga nje emer. E nje emer s’eshte tjeter pos fillimi i nje historie. Edhe emrat personal te personave, emrat e vendeve, te lumenjeve, te bjeshkve, per indianet jane gjithehere e ne çdo rrethane fillimi i nje historie.
Edhe koha ka nje emer; njeriu i bardhe e quan 1842, ’64, ’76, indianet e quajn ” Viti i renjes se yjeve
“Amtaret amerikan perpunuan nje kultur qe ua beri te mundur , qe ata te jetojne ne harmoni te plote me natyren dhe ambientin. Besimtaret thellesisht respektuan Wakan Tanka, ” FRYMA E NATYRES MISTERIOZE ” , thonin qe kjo fryme jeton ne gjithesi, ne gjitheçka; ne lisa, ne fijet e barit, ne gure, ne lume, ne flutura, ne BIZON, ne kaproj, dhe çdo kohe qe pregatitej ta thithte pipen e tij, peshperiste kete lutje;
“Njeriu asnje veper te mire s’mund ta beje vet, une do te beje nje ofert. Do t’ia dergoj nje ze” Shpirtit te gjithesise “, qe te me ndihmoj te jem i vertete.
Hey, hey, hey, hey….
Jam nje i aferm. O, Shpirte i madhe, me jep mua
forcen qe te eci ne token e bute,
si me i aferti i te gjithave qe egzistojne.”
Keta ishin indianet. Njerze te lire, krenare, bujare, qe nuk e njihnin shkrimin, nuk e njihnin rroten, nuk e njihnin lijen, plagen, tuberkulozin, alkoolin.
Te bardhet i quanin; “Te eger” E per t’i pushtuar e vjedhur token e tyre perdoren sistemet me te turpsheme . Therren miliona bizonte per te shkaterruar ekonomin e tyre, e pastaj ti merrnin sherbetore vetem sa per buken e gojes. Sterilizuan gra, burra femije, veper e plote gjenocidi. Ju dhuronin pastaj facolete e veshembathje qe vinin nga personat lebroz , me qellim qe te infektoheshin nga epidemite te tilla.
Njeriu i bardhe!
Te bardhet.!
Njeriu i bardhe qe e njihte shkrimin dhe perdorte nje numer ne thirrje te dimrave qe me nuk do te kthehen ne kohen qe rrjedhe ne bote..