Ku po shkon Maqedonia?!

Opinion nga Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)

Heshtja e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, veçanërisht e partisë në pushtet, BDI, është e pajustifukuar. Në të njëjtën kohë, kur opinion mbarëkombëtar dhe ai ndërkombëtar tronditet nga pamjet e intervenimeve policore të shtetit maqedon kundër njerëzve të pafajshëm, në një skenar që s’ka të bëjë me motivet e zbulimit të një krimi makabër, por me një terror psikologjik mbi tërë popullsinë shqiptare, politika shqiptare hesht, duke u bërë palë me veprimet qeveritare. Reagimi i BDSH-së së Bardhyl Mahmutit vjen në një kohë, kur të gjithë pa përjashtim duhet të kishin ngritur zërin, të kërkonin trasparencën e qeverisë në Parlament dhe të qetësonin opinionin publik. Kundër dënimeve kolektive, në një kohë kur dihet se dhuna etnike është e pranishme dhe palët po akumuloinë revoltë nën përgjëgjësinë respektive ndaj situatës, askush, përveçse klaneve politike brenda pushtetit, nuk janë të interesuar për acarimin e mëtejshëm të saj.

Kundër deklaratave kontradiktore të Kryeministrit Gruevski ditë më parë dhe deklaratës për shtyp të Ministres së Brendëshme, Jankullovska, rezulton se veprimet e fundit policore të qeverisë së Shkupit, nuk kanë të bëjnë aspak “me zbulimin e autorëve të krimit të pesfishtë makabër kundër qytetarëve të pafajshëm maqedon”, por me një terror psikologjik të mirëmenduar, për shkak të situatave të tjera, të cilat qeveria nuk ka kurajo t’i deklarojë në opinion.

Nuk është rasti i parë që montohen skenarë të tillë në veprimet policore të shtetit, të cilat profesionalisht janë të dekonspirueshme dhe false dhe nxjerrin fytyrën e vërtetë të pushtetit politik të kalbëzuar, të mbarsur me nacionalizëm ekstrem, kundër popullsisë paqësore shqiptare. Vrasja e katërfishtë e shqiptarëve dy vite më parë, në 12 maj të vitit 2010, ishte një inskenim mashtrimi, i cili nuk e fshehu dot dorën kriminale të pushtetit, me motive të hapura politike. Pjesë e këtyre veprimeve, edhe pse të diktuara, është bërë edhe partia në pushtet, e cila përherë ka heshtur dhe ka pranuar bashkëfajësinë në veprimet policore të Qeverisë.

Opinionit të gjerë në Maqedoni i kujtohen deklaratat e kryeministrit Gruevski në 22 prill 2012 para mediave se, “pas hetimit paraprak të kryer është konstatuar se vrasësit janë profesionistë dhe të stërvitur mirë. Ata janë shumë mirë të stërvitur dhe me motive shumë të larta, që nuk është parë ndonjëherë. Por, unë shpreh bindjen se ata do të kapen dhe do të përgjigjen për veprën mizore që bënë, vranë pesë njerëz të pafajshëm, të cilët, besoj se nuk i kanë njohur e as që e kanë ditur se si quhen në momentin që i vranë”. “Hetimët paraprake” nuk kanë sjellë asgjë të re mbi autorët e krimit. Mësohet se, i vrari 45 vjeçar sëbashku me 4 të rinjtë maqedon, me sa duket ka qenë dëshmitar okular i krimit dhe për këtë arësye ka pësuar fatin e tyre. Nëse Gruevski ka informacione se “janë të shtërvitur shumë mirë dhe shumë të aftë”, çfarë mund të thuhet tjetër në raste të tilla?! Nëse ai i di motivet e tyre “shumë të larta”, atëherë ai e di fort mirë se përse i ka vënë në veprim strukturat policore dhe nuk mund të fsheh qëllimin e tij me një operacion të dhunshëm me natyre terroriste.

Dskretitimi në opinionin e shëndoshë i veprimeve të dhunëshme qeverisëse, të montuara shumë keq dhe dobët nga ana profesionale, është shpërblimi për natyrën nacionaliste agresive të pushtetit politik, i cili është betuar që do të marr hak mbi shqiptarët pas luftës së vitit 2001 në Maqedoni. Zakonisht, siç thotë populli shqiptar, “uthulla e fortë prish enën e vet”. Kështu po i ndodh Gruevskit dhe klanit të tij të korruptuar politik. “Karta e nacionalizmit” nuk i vlen më në sytë e opinionit maqedon, sepse asaj tashmë i ka dalë boja.

Kjo është një rrugë e gabuar, e cila e çon shtetin në destabilizim me pasoja për rajonin. Në këtë situatë, çdo veprim i ndërmarrë me ngut dhe pa përgjegjësi politike, është një hap shumë i rrezikshëm dhe pasojat do të bien mbi të gjitha palët në një konflikt etnik në përmasa më të mëdha. Nëse mbi të arrestuarit do të ushtrohet dhunë, vetëm e vetëm “për të pranuar fajësinë” dhe për të justifikuar aksionet policore, ky moment do të jetë një dhunim i skajshëm i të drejtave njerëzore. Opinioni duhet të kuptojë se, ka të bëjë me një sistem monist totalitar, diktatorial, që po hakmerret që pas vitit 2001 ndaj popullsisë shqiptare në mënyrën më të egër dhe të hapur në sytë e botës së qytetëruar.

Thirrja e BDSH për një mobilizim të gjithanëshëm në këtë situatë të faktorit politik shqiptar në Maqedoni, për t’i dalë përballë përshkallëzimit të dhunës dhe reagiomeve popullore, është qëndrim gjakftohtë, në kohën e duhur. Agjensitë e ndryshme ndërkombëtare kanë komentuar me shqetësim situatën në Maqedoni. Intelektualë të jetës politike e sociale në vend, kanë kritikuar ashpër qëndrimet kokëfort, të shprehur me veprimet e dhunëshme policore të shtetit maqedon, duke paralajmëruar se në fushën e sigurisë, rreziqet dhe pasiguria po shtohen përditë. Kjo situatë po mbjellë frikën në opinion mbi përshkallëzimin violent të veprimeve nga të dy krahët.

Në kushtet e një analize të ftohtë dhe me efekte denoncimi theksojmë se, përhapja e frikës mbi ekzistencën e “terrorizmit shqiptar” të nxitur nga lindja në shtetin maqedon, është një farsë politike foshnjore. Dhënia e natyrës së veprimtarisë “me karakter fetar islamik”, duke pretenduar për ekzistencën e strukturave terroriste islamike, është një inskenim qesharak, që nuk ka të bëjë me shqiptarët, por me bashkëpunëtorët e shërbimit sekretë të Maqedonisë dhe të Serbisë, të cilët me veprimet e tyre u shërbejnë objektivave politike me të largëta të qeverisë Gruevski, duke e diskretituar atë pa arritur qëllimet e saj antishqiptare.

Politika në Maqedoni nuk mund ta fshehi dot synimin e saj në këtë situatë, e cila për hir të së vërtetës,  është e zhvilluar për shkak të acarimit të dhunës etnike që disa muaj më parë. Përplasjet etnike, me pasoja mbi të rinjtë e pafajshëm, thirrjet rraciste kundër shqiptarëve, protestat shkatërruese dhe të dhunëshme të huliganëve nacionalistë maqedon, dhunimi i vlerave të identitetit shqiptar, përndjekja e ish luftëtarëve të UÇK-së, varfëria, korrupsioni, mefshtësia dhe servilizmi politik shqiptar, fyerja e rëndë e identitetit shqiptar prej rretheve “akademike” maqedone, dhe humbja përfundimisht e vlerave të Marrëveshjes së Ohrit, si garancia për bashkëjetesë, të gjitha këto dhe arësye të tjera, e kanë nxitur reagimin politik të opinionit shqiptar, i cili është zgjuar kundër padrejtësisë dhe dhunës psikologjike dhe po kërkon rrugëzgjidhjen për t’i shpëtuar të keqes që e ka kapur për fyti. Me sa është kuptuar, vizitat e kohëve të fundit e liderve dhe funksionarëve shtetërore të Tiranës zyrtare, nuk kanë arritur t’i qetësojnë shqiptarët, përkundrazi.

Duke dashur t’i shërbejnë sado pak stabilizimit të kësaj situate, sistemi mediatik në Maqedoni dhe në hapësirën shqiptare, duhet të jetë realist dhe i hapur, për të shmangur dezinformimet dhe për të zbardhur të vërtetën. Thelbësore është, të ndalohet dhuna dhe repsresioni policor kundër shqiptarëve në shtetin maqedon. Është kuptuar se skenarëve të shërbimeve inteligjente u ka dalë boja. Nëse strukturat shtetërore e politike mendojnë se kjo është rruga e tyre më e mirë për të ruajtur këtë pushtet të kalbëzuar monist, atëherë duhet kuptuar se kjo është një rrugë pa krye, është një aventurë e rrezikëshme politike me pasoja të rënda, e cila mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë stabilitetit në rajon.

Nëse qeverisja Gruevski është e tronditur nga ekzistenca e një qeverisje “në hije” të shqiptarëve, të cilët kërkojnë federalizimin, apo më tej, ndarjen e saj, atëherë të mos të tregojë veshin e majtë me dorën e djathtë. Pak e nga pak e vërteta mbi veprimet e dhunëshme policore po zbardhet. Shqiptarët nuk dijnë të vrasin prapa krahëve. Nëse ata do ta kishin bërë këtë, Gruevski duhet të bindet se, dikush do ta mërrte përsipër vrasjen dhe do të publikonte motivet e saj. Arrestimet e bujëshme kanë përfunduar në një farsë politike të montuar për të ardhur keq, dukë nxjerrë në dritë të diellit mbështetjen sllavortodokse me motove etniko fetare. Një pjesë e imamëve të mirëpaguar nga UDB-a dhe shërbimi maqedon, të arsimuar deri në Moskë, nuk mud ta fusin në qorrsokak opinionin shqiptar.

Dështimet e politikës maqedone në përpjekjet për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, presioni i ultranacionalizmit nga brenda, kriza politike për shkak të “identitetit dhe emrit të shtetit”, pasojat mbi “dyshtetësisë maqedone e bullgare”, po e diskretitojnë “kartën e nacionalizmit” të Niokolla Gruevskit. Por, ka edhe kështu gjasa. Nëse kazinotë dhe biznese të tjera monopoli në Maqedoni po humbasin shumë dhe kanë prekur interesat e fitimeve të bosëve të tyre, kjo nuk është arësye për t’u lëshur dhunshëm mbi shqiptarët e pafajëshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me krimin e çdo lloj natyre qoftë. Ajo që po kuptohet nga kjo kokëfortësi politike, janë strukturat brenda politikës maqedone, që janë të interesuara për ndarjen e Maqedonisë. Mënyra për të tërhequr faktorin shqiptar në këtë rrugë është pa shpresë.

Kjo situatë ngarkon me përgjegjësi të rëndë klasën politike shqiptare në Maqedoni, e cila rezulton e përçarë, e mpleksur në interesa individësh me pushtet dhe klaneve të tyre, veçanërisht e BDI-së dhe PDSH-së, të cilët me qëndrimet e tyre “opozitë, brenda opozitës” janë kthyer në “lëkurë mbrojtëse” të pushtetit të korruptuar politik në Maqedoni. Trasparenca në Parlamentin e Maqedonisë dhe bojkotimi i institucioneve shtetërore, deri në zbardhjen e situatës, do të ishte një shuplakë e rëndë politike, që do të çonte në gjetjen e  rrugëzgjidhjeve të situatës. Heshtja është një bashkëfaqësi. Nuk mund të justifikohen në çfarëdo lloj rasti shoqërimet e njësive speciale maqedone prej funksionarë shqiptarë, qoftë në patrullimin policor dhe ushtarak të aksit rrugor Gostivar – Dibër, qoftë në dijeninë e funksionimit të sistemit të survejimit të teleferikut, qoftë ne zbarkimet me helikopterë për të rrethuar fshatra e lagje të tëra, pra kudo, funksionarët e BDI-së janë pjesë e veprimeve shtetërore, duke u bërë vegla qorre në duart e qeverisë.

Kjo natyrë “e përfaqësimit në pushtet” edhe kur bëhet fjalë për dhunimin e shqiptarëve, na bind se janë pikërisht politikanët shqiptarë të zhytur thellë në rrugën e krimit dhe të braktisjes së interesave të popullsisë shqiptare që i ka votuar. Në rrethet patriotike ky qëndrim është vlerësuar dhe vlerësohet si tradhëti e interesave kombëtare. Politika shqiptare në Maqedoni asnjëherë nuk e mori në konsideratë thirrjen e hapur për mundësinë e bashkëpunimit dhe përfaqësimit në bllok brenda politikës. Ajo asnjëherë nuk e ngriti zërin kundër ligjeve diskriminuese dhe antidemokratike që miratohen në këtë shtet dhe që pas vitit 2001 kanë dhunuar në mënyrë sistematike të drejtat e shqiptarëve, punën, jetën dhe pronën e tyre.

Kjo sjellje politike dhe aspak me frymë kombëtare, me siguri që do të ketë dhe koston e vet. Opinionit shqiptar sot i janë hapur sytë. Një ditë këta politikanë kaq të përfolur do të kthjejnë kokën prapa dhe do të kuptojnë se kanë mbetur “gjreneraslë” pa ushtaraë. Ky do të jetë ndëshkimi më i rëndë dhe nuk do të ketë më kohë për t’u korrigjuar. Kjo klasë poltike pothuajse ka dalë jashtë loje. Ajo ende se ka kuptuar se deri tani ka mbjetuar me votën e popullit. Thirrja që po i drejtohet sot klasës politike shqiptare në Maqedoni, është kërkesa e hapur për të bërë aktin e fundit në kohën që i ka mbetur, për t’u dalë zot interesave të popullsisë shqiptare në këtë shtet. Askush nuk ka të drejtë të luajë me vlerat e gjakut të derdhur për liri dhe pavarësi kombëtare. Njerëzit e thjeshtë kërkojnë drejtësi dhe barazi shoqërore.

Kjo thirrje është edhe për qëndrimin dhe ndërhyrjen e faktorit politik ndërkombëtar, për të ndalur dorën e dhunëshme të pushtetit politik në Maqedoni. Ka një arësye më shumë për ta bërë këtë, e cila është e lidhur me situatën e ngjajshme në Luginën e Preshevës, në Mitrovicën Veriore. Në rast të një përshkallëzimi të situatës, reagimi shqiptar do të jetë në hapësira më të mëdha. Kjo nuk do t’i shërbejë asnjëherë paqes dhe stabilitetit në rajon. Përgjegjësia politike është shumë e lartë dhe kjo nuk përjashton askënd për t’u justifikuar apo ndërhyrë në një kohë tjetër.

Tiranë, më 03 maj 2012.

Author: admin