O Gjeneral, Hero i Kombit Shqiptar, po ku je bre burre i dheut, po ngrehu more nga varri, po ngrehu more, se shqiptareve po u iken truri, spo dine cfare po bejne dhe cfare te bejne. Te gjithe duan ti gjenden Kombit, por si gjithmone, secili koke me vete. Po ceshte kjo pune me ne Gjeneral? Edhe sa do te vuajme keshtu?
Ti me shoket e tu arrite e i bere bashke shqiptaret ne rreshtat e Ushtrise se Lavdishme Clirimtare te Kosoves, ne Presheve e ne Iliride, i udhehoqe e drejtove ne tre luftra, ta degjuan mire forcen e fjales shqiptaret, por dhe krismen e pushkes dushmanet. Ngreu Gjeneral nga varri, ne bashke duhet ti dalim per zot Shqiperise. Na kane zene per fyti spiunet, kolaboracionistet, po tradhetohet gjaku juaj qe derdhet per kete vatan. Ngreu Gjeneral dhe te gjithe sebashku te shkojme tek varri i Komandanti ne Prekaz, te betohemi atje edhe nje here, ashtu sic u betua ai para varrit te Deshmorit te Shqiperise, Tahir Meha. Kohe te keqia po kalojme Gjenerali im, ere barut po vjen. Me sa po shohim, nuk ka rruge tjeter. Shqiperia dhe Kombi po vuajne, jane ende ne udhekryq, por per ate qe bete ju te gjithe Heronjte dhe Deshmoret e ketij populli, ne jete te jeteve Shqiperia dhe Kombi do tua dijne shume, shume per nder. Lavdi Komandant, Gjeneralit te tri luftrave, birit te Tropojes trime, Tahir Sinanit. LAVDI. LAVDI. LAVDI Sulejman ABAZI (NESHAJ) TIRANE