Banka Shqipëtare e Diasporës

MATRIALI I PREGADITUR PER MEDIA DHE SPONZOR TE MUNDSHEM TE LIBRIT SHQIPONJA E LIRE NE LIDHJE ME BOTIMIN E LIBRIT SHQIPONJA E LIRE RESPEKTIVISHT PROJEKTIT BSHD-BANKA SHQIPTARE E DIASPORES

PROJEKTI
Shqiponja e Lirë

Banka Shqipëtare e Diasporës
BSHD
Autor; Mersel Ismaili edhe mendimet e shum miqve, profesorve, profesinistave te lemive te ndryshme, ky eshte njekonsisht edhe projekti me i madh ekonomik kombetar ne historin e kombit shqiptar!
Përmbajtja
Abstrakt
Hyrje

Abstrakt

Shqiponja e Lirë është emëruar projekti ngase i dedikohet tërë popullit shqiptar anembanë botes, që në thelb ka krijimin e Bankës Shqiptare të Diasporës si dhe Fondin Shqiponja e Lirë i cili do të financohet nga 50% i përfitimeve të BSHD-së(Bankës Shqiptare të Diasporës). Me këtë, mjetet nuk do të mblidhen nga populli por nga funksionimi i suksesshëm i bankës. Investitorët do të jenë të informuar në këtë drejtim me kontrata paraprake.
Shqiponja e Lirë është një projekt shumë dimensional i cili do të përfshijë në vehte kombin shqiptar si tërësi, pa marrë parasysh shtrirjen gjeografike, kontinentale, fetare, bindjen politike e kështu me rradhë.
Synimi kryesor i projektit është ta unifikojë dhe përforëcojë faktorin shqiptar si faktor më me rëndësi në rajon, Europë dhe më gjërë. Me këtë synon ta integrojë kombin shqiptar kudo që jeton si faktor vendim marrës, vendimtar në çdo proces lokal, rajonal apo global përmes një trupi të vetem, respektivisht me krijimin e Bankës Shqipatre të Disaporës e cila do të vepron si një zinxhir bashkimi mes tërë mërgatës dhe shqiptarëve në të gjitha trojet etnike.
Pas veprimit shumë vjecar kombëtar ky mendim u perforëcua si ide e cila u zhvillua në projekt për ta konkretizuar si formulë e vetme rreth së cilës mund, dhe do të unifikohet mbarë faktori shqiptar.
Ky projekt është bashkimi i trurit shqiptar në nji, për t’i arritur të gjitha synimet kombëtare, ekonomike, historike dhe për t’ia dhuruar kombit tonë vendin ku ka merrituar të jetë kohë më parë. Shkaku i okupimeve, tendencave të vazhdueshme ndaj territorit tonë në dy mijë vjećarin e fundit, kjo ka qenë e pa mundur. Aresyeja, pse pikërisht në këtë moment dilet me këtë projekt është se kombi shqiptar është më i lirë dhe më i bashkuar se kurrë më parë, por, përmbledhja e kapitalit në ćdo aspekt, edhe ate ekonomik është mungesë reale me të cilën arsyetohet edhe projekti në fjalë. Realizimi i këtij projekti do ta beje të pa besusrën të besuar, të pa realizuarën te realizuar, trojet etnike më të zhvilluara në Europë dhe më gjërë.

Hyrje

Projekti Shqiponja e lirë përfshinë Bankën shqiptare të diasporës dhe Fondin Shqiponja e lirë.
Investitorëve të bankës do t’iu bëhet me dije se 50%(përqind) nga përfitimet do ti dedikohen Fondit “Shqiponja e lirë” dhe kjo do të garantohet me kontratë afatgjate(përjetshme).
Projekti „Shqiponja e lirë“ , respektivisht krijimi i Bankës Shqiptare të diasporës është alfa dhe omega e përparimit të mbarë kombit shqiptar.
Projekti Shqiponja e lirë synon çasimilimin, riasimilimin e miliona shqiptarëve në mbarë botën, rritja e kapaciteteve lobuese në drejtimin e çeshtjes kombëtare, përkrahja e shqiptarëeve që futen në politikat e shteteve ku jetojnë, përkrahja e synimeve për hapjen e ndërmarrjeve shqiptare kudo që jetojnë shqiptarët, përkrahja e shqiptarëve që dëshirojnë të bëhen pjesë e artit botëror të të gjitha segmenteve, ndihmesë në shkollimin e studentëve më te aftë shqiptar në universitetet botërore, përkrahja e kërkimeve shkencore të shqiptarëve si në atdhe ashtu edhe jashtë atdheut për ti shërbyer atdheut, përkrahja e akademive ushtarake në atdhe, nxitja e bashkpunimit të të gjithë shqiptarëve në trojet etnike dhe jashtë tyre për njohuritë që akademitë ushtarake tona nuk i kanë, përkrahja e studimeve në akademitë botërore ushtarake, përkrahja e sportistëve dhe krijimit të infrastrukturës moderne sportive të rangut olimpik, përkrahja e modernizimit të infrastrukturës në atdhe, hekurudhat, infrastruktura rrugore, elektrike, kanalizimet, uji i pijshëm, përkrahja e zhvillimit të industrisë së rëndë dhe asaj të lehtë, zhvillimi i turizmit edhe atë të atij dimëror, veror,malor, bregdetar, termal, shëndetsor, historik, përkrahja e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë për të dalur me prodhime sa më kualitative si në tregun e mbrendshëm poashtu edhe në ate botëror, përkrahja në prodhimin e verës birrës, sidomos për tregjet perendimore, përkrahja e nismave humanitare në atdhe, përkrahja e zbulimeve historike, zhvillimi i një qyteti kazino si atrakcion për tërheqjen e turistëve nga mbarë bota. Më gjërësisht lidhur me këta pika si dhe të tjera do të flasim në tekstin e mëposhtëm.
Banka Shqiptare e Diasporës do të funksionojë në mënyrë që 50%(përqind) nga përfitimet do të shkojnë në Fondin që do ti përkrah projektet kapitale kombëtare. Disa mjete do të jepen si mjete pa kthim, disa do futen si mjete kapitale të mbikqyrura nga Fondi Shqiponja e Lirë të cilat do ti kontrollojnë njerëzir e përzgjedhur për punë konkrete të përcaktuar me kontratë. Përëarësi në realizimin e projekteve do të kenë trevat shqiptare të cilat janë më pak të zhvilluara. Do të fillohet me ata projekte që mund të sjellin përëarim të shpejtë. Pra, ata të cilët do të paraqesin projekte për ata zona do të luten të paraqesin projekte të atilla të cilat do të mundësojnë zhvillim dhe realizim të shpejtë. Qëllimi është që këta zona mos të zbrazen nga popullimi. Veprimi i Fondit do të jetë në të gjitha trevat shqiptare në gadishullin e Ballkanit (Ilirisë).
Të punësuarit e Bankës shqiptare të Diasporës dhe Fondit Shqiponja e Lirë do të jenë shqiptar. Shumë kompani të ndryshme shqiptare në diasporë do hapen nga fillimi i funksionimit të bankës dhe fondit.
Objektet e bankës do ta kenë pamjen e piramidave ilire. Ky është synimi përfundimtar. Piramidat janë simbol i qëndrueshmërisë. Simbol i fondit Shqiponja e lirë do jetë shqiponja dy krenare.
Realizimi i këtij projekti do të afrojë shumë miq shqiptar që do të anëtarësohen dhe do sjellin miliarda përfitime.
Banka Shqiptare e Diasporës do të jetë e mbrojtur me ligjet më të avancuara botërore të sistemit bankar, sidomos me faktin që kryeqendra e bankës komerciale do të jetë në Zvicër-shtet i cili përveç ligjit ndërkombëtar bankar i ka ligjet e veta edhe më të forta sidomos në drejtimin e mbrojtes së klienteve dhe kapitalit i cili futet në bankat zvicrane. Me këtë fakt edhe shumë investitorë të mundëshëm në trojet etnike do futen në bashkëpunim, pikërisht nga kjo dhe me këtë bankë mbarëkombëtare shqipëtare europiane.

Author: admin