38 persona rezultojnë ende të zhdukur nga mbytja e kroçierës në afërsi të ishullit Giglio në Itali. Operacioni i shpëtimit që ka vijuar gjatë gjithë natës ka arritur të shpëtojë nga vdekja shefin e bordit të anijes, Marrico Giampetroni. Sipas mediave italiane, ai ishte bllokuar në pjesën e anijes që ndodhet në nivelin e ujit.
Skuadrat e shpëtimit shpresojnë se mund të gjejnë të mbijetuar të tjerë, për shkak të vetë dinamikës së aksidentit. Ata po inspektojnë të gjitha kabinat një nga një, pasi për shkak të përplasjes së anijes, energjia elektrike në të është ndërprerë dhe të gjitha dyert e kabinave të cilat kontrolloheshin nga një sistem elektronik janë mbyllur. Kjo i ka rritur shpresat e ekipit të shpëtimit për gjetjen e të tjerë pasagjerëve të bllokuar.
Gjatë natës së kaluar, për shkak të errësirës, është mundur të inspektohet vetëm pjesa mbi ujë e anijes-kroçierë. Sot në mëngjes ka nisur puna në pjesën e zhytur në ujë, ku po përdoren edhe aparatura dhe pajisje të specializuara. Ndërkohë, hotelet në Maremma vijojnë të strehojnë të mbijetuarit e tragjedisë