Bust në vendlindjen e F.S.Nolit

Me rastin e festimeve në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, si dhe 130 vjetorin e lindjes së Theofan Stilian Nolit, një delegacion I Ministrisë së Kulturës mori pjesë në vendosjen e bustit të F.S.Nolit në qytezën e tij të lindjes në Ibrik Tepe të Turqisë.

Pjesë e delegacionit ishte edhe ministri Kulturës, Aldo Bumçi u shoqërua nga zv.ministri turk për Kulturën dhe Turizmin, Prefekti i Edirnesë, Kryetari i Bashkisë së Ibrik Tepe dhe Rektori i Universitetit të Trakës në Edirne.

Në takimin dhe gjatë aktivitetit që u zhvillua për përurimin e përvjetorit të 130 të lindjes së F.S.Nolit ministri Bumçi tha se, vendosja e bustit nuk është vetëm një simbolikë kulturore, por ai përfaqëson një monument të vyer të kujtesës.

Author: admin