Dita e nesërme, 28 Nëntori do të shënoj shumë aktivitete në Kosovë. Për nder të Ditës së Flamurit shqiptarë të shumtë kanë mësyrë drejt Prishtinës dhe Tiranës për ta festuar këtë datë të rëndësishme në kalendarin e festave të shqiptarëve.
Aleanca Kuq e Zi që prej të shtunës ka marshuar nga Vlora drejt Prishtinës me një flamur gjikand kombëtar. Në 10:30, tubimi i Aleances KuqeZi ne ambientet e Kinema “ABC”, më pastaj në 11:15 – Marshimi i mbështetësve te AK drejt monumentit “Neë Born” ndërsa në 11:30 – Aktivistet e Aleancës KuqeZi nga Shqipëria dhe Kosova do të hapin flamurin gjigand KuqeZi.
Kryeqyteti është mbuluar me flamuj të shumtë kombëtarë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje e Komuna, që kanë nxituar kush më shumë po shpërndan flamuj. E në prag ftesash, edhe shitësit e presin ditën e tyre. E hëna do të shënoj edhe tribuna e aktivitete tjera festive.
Video: Kenga e Aleances KuqeZI