Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe Pavarësisë

Pranoni urimet te perzemerta nga stafi me rastin e festave te 28 Nentorit, Diten e Flamurit,Diten e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, Ditelindjen e Komandantit Legjendar te UÇK-se, Heroit tone Kombetar Adem Jasharit, Dhe daljes publike te UÇK-se.HISTORIK I SHKURTË RRETH FESTËS TË 28 NËNTORIT

Dita e Flamurit, 28 Nëntori lidhet me emrin dhe veprat e mëdha të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Poashtu 28 Nëntori i vitit 1912 është një ringjallje e 28 Nëntorit të Skenderbeut,Ismail Qemalit dhe e ringjalljes tonë në epokën moderne.Simboli i shqiponjës dykrenare njihet që nga koha e Aleksandrit të madh apo Lekës siq e quajmë ne shqiptarët. Dita e Flamurit është një ditë e shenjtë dhe e bekuar për të gjithë shqiptarët kudoo që jetojnë. Jemi të vetëdishëm se te shqiptarët mbi bazën e vetëdijes etnike u formua edhe ndëgjegja kombëtare për clirimin kombëtar. Shumë shqiptarë patriotë flijuan jetën e tyre të dashur duke vë në qendër të mendimit dhe zemrës së tyre Atdheun e shtenjtë, ku ngjallën dhe forcuan dashurinë ndaj tij. Kjo i shtyri ata për t`i luftuar dy pasojat e rënda saqë popullin shqiptarë e kanë lënë prapa popujve të tjerë më të rinjse ne. Kundër këtyre pasojave, dolën edhe burrat e luftës dhe të penës. Ky ishte edhe mjeti kryesor i zemrës së popullit.

Pushtuast e huaj të ndihmuara nga shtetet e mëdha të evropës i sollën edhe historinë më të dhimshme, atë të coptimit të vendit tonë në Kongrese të kobshme për ne.

Shqiptarët ashtu të coptuar nga trungu i Atdheut vazhduan, po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë rrugën e të parëve tanë: Të Skënderbeut, Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe shumë e shumë patriotëve të tjerë për clirim dhe bashkim kombëtarë.

Kur Skenderbeu ngriti Flamurin Kombëtarë në Krujë më 28 Nëntorë 1443, patë thënë: ”LIRINË NU KUA SOLLA UNË, PO ATË E GJETA KËTU MIDIS JUSH!”
Për ne do të lindin edhe pranvera të tjera ku me vrullin e tyre të përforcuar do të bëhen të pa thyeshme dhe me dërmimin e të huajve do të arrijnë idealin e dashur Kombëtar.

RROFTË 28 NËNTORI!

GËZUAR DITËN I FLAMURIT!

Author: admin