Urime me rastin e festës së Kurban Bajramit

Të nderuar vellezër e motra

Me rastin e festës së Kurban Bajramit stafi i Radio Zerit te Ilirides uron të gjithë besimtarët, miqtë dashamirët.
Lusim Zotin që kjo festë të shtoj paqen,lumturinë, dashurin dhe respektin për njëri – tjetrin në familjet dhe shoqërinë tuaj.

Festa e Kurban Bajramit është festë e sakrificës, solidaritetit, ditë e paqes dhe dashurisë. Kujtojmë zanafillën e kësaj feste kur i Dërguari i Zotit, Ibrahimi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ishte në gjendje ta flijoj më të dashurin e tij, djalin e tij Ismailin, në shenjë sakrifice dhe nënshtrimi ndaj Allahut.

Le të jetë kjo festë shkak që ne t’i kujtojmë ata që kanë nevojë për ne, të varfëritë , të dobëtit. Le të shërbej kjo festë që ne ti përmirësojmë raportet tona me të afërmit, miqtë tanë.

ME FAT FESTA E KURBAN BAJRAMIT!

Radio Zeri i Ilirides – www.radioilirida.it

Kontakt: info@radioilirida.it

________________________

Author: admin