“Guximi” i Gentës në Toplistat Gjermane?

Kënga më e fundit e këngëtares Genta Ismaili, “Guximi”, nuk është duke korrur sukses vetëm në trojet shqiptare. Sipas “Kosova Sot” kjo këngë gjendet edhe në top-listat Gjermane.Kënga e saj “Guximi” thuhet se po qëndron mirë në “Top Chart”-in gjerman. Deri më tani ky ndoshta është suksesi më i madh i këngëtares.Përveç kësaj, kohëve të fundit kishin qarkulluar edhe fjalë se këngëtarja është duke udhëtuar për në Angli për të bashkëpunuar me këngëtaren me famë Jessie J.

Author: admin