Temperaturat e larta verore dhe vapa janë shkaktarët kryesorë të djersitjes që mund të jetë shumë e pakëndshme kur rrathët e neveritshëm të errët vërehen në këmishën ose fustanin tuaj të preferuar gjatë ndonjë takimi pune ose evenimenti solemn.
Por edhe për problemet e tilla ka zgjidhje, ndërsa fshehtësia qëndron te parandalimi.
Djersitja është problem që i atakon edhe femrat edhe meshkujt. Përveç preparateve të ndryshme, siç janë kremrat, deodorantët ose losionet, djersitjen mund ta lehtësoni dhe kontrolloni nëse e dini se çfarë e shton më shumë këtë problem.
Ju përmendim pesë gjëra që shtojnë djersitjen:
– Kafja e nxehtë
– Kremrat për vetënxirrje dhe preparatet e ndryshme për rrezitje
– Alkooli
– Rrobat- materialet e ndryshme nga të cilat lëkura nuk mund të marrë frymë
– Duhanpirja- cigarja ndikon në hormonet që e shtojnë djersitjen