Duffy nuk ndalet, falënderon edhe fansat

Dafina Zeqiri, e cila është duke shijuar momentet më të mira të karrierës, ka bërë të ditur për fansat e saj se gjatë muajit shtator do të lasojë videoklipin dhe këngën më të re “My swag”.Por kjo nuk është e tëra. Këngëtarja ka zbuluar se gjatë muajit shtator do të lansojë edhe albumin e radhës, i cili do të përmbajë 10-11 këngë.Duffye gjithashtu u shpreh shumë e kënaqur me këngën e fundit, “Dangerously in love” , të cilën e ka quajtur këngë personale.

“Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, dhe ky fakt me bën të ndihem shumë mirë. Kënga ‘Dangerously In Love’ është një këngë personale që do të thotë shumë për mua”.

“Gjatë muajit shtator do të lansoj videoklipin e këngës ‘My Swag’, por kjo nuk është e tëra sepse po në këtë muaj do të publikoj edhe albumin e radhës që do të përmbaj 10-11 këngë. ”, ka thënë këngëtarja për Telegrafi.

Duffye nuk harron t’i falënderon të gjithë fansat për përkrahjen e vazhdueshme dhe mbështetjen e tyre.

“Unë dëshiroj që përmes portalit tuaj t’i përshëndes të gjithë fansat kudo që janë, ata janë shumë domethënës për mua, dhe dua t`ju them se mbështetja e tyre me ka motivuar shumë për të vazhduar të punoj dhe të sjell këngë dhe klipe të reja për ta”, shprehet për fund këngëtarja.

Author: admin