Premierë: Tuna – E Para dhe e Fundit

Një prej këngëtareve më seksi të estradës, Tuna, ka lansuar këngën më të re të cilës ia ka bashkangjitur dhe një videoklip.Klipi vjen si premierë teksa “E para dhe e Fundit” ka hyrë në konkurrencë me këngët tjera verore për atë se kush e ka primatin. Në këtë klip shohim Tunën tepër seksi e shoqëruar dhe nga vajza tjera të cilat vallëzojnë në bikini – klip dhe këngë tipike verore.

Klipi është xhiruar në plazhin Zrce në Novalja të Kroacisë, kurse është punuar nga produksioni Emf Creative. Stili i flokëve ishte në duart e Armend Gashit nga Vogue Hair kurse për grimin u përkujdes Rrezarta Galica. Prapa muzikës qëndron Big Bang Beats.

 

Author: admin