Nadir Murra, publikon librin fantastiko- shkencor “Ari princesha e enderrave” (Ari, la principessa dei sogni)
Rezarta Dhoga
Teksa ecim rrugës vija re se shumë kalimtarë të shikonin si një njeri të “çuditshëm” po këta persona për ty janë të çuditshëm? Apsulutisht jo. Nuk është se më shikojnë të çuditshëm, thjeshtë ata më shikojnë ndryshe ashtu si më kanë parë gjithmonë që të vogël dhe unë jam mësuar tani. Unë kam parë gjithmonë atë objektivin tim dhe shikimi im ka qenë gjithmonë atje dhe nuk shikoja se çfarë kisha majtas apo djathtas. E them këtë se nuk nisesha farë nga ajo që aludonin të tjerët për mua ose ironizonin ato që unë bëja. Dhe kjo nuk më ka interesuar fare se duke patur një objektiv kam qenë shumë i vendosur për atë realizuar atë. Do të thosha një diçka persa i përket shkrimit ashtu si e thotë dhe gjuha latine: “Scripta manent, verba volant”, pra, çdo gjë mund të harrohet në qoftë se ato nuk do të jenë të shkruara. Dhe ishte pikërisht kjo rrugë kaq e gjatë për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve të mia dhe mbas 10 viteve një miku im i shtrenjtë më thotë: “T’i do të shkruash një intervistë për gjithë këtë perlë që ke gjetur? Jo ti do të bësh një libër!”
Dhe kjo ishte shtysa për të shkuar te shkrimtari?
Po. Falë atij njeriu unë bëra librin e parë dhe mbas atij libri u fol shumë dhe vazhdon akoma të shitet dhe sot që ne flasim këtu. Doja të thosha se kur unë e mora në dorë atë libër dhe e preka nuk po kuptoja se kush ishte reale dhe irreale më dukej në atë moment sikur po jetoja një iluzion sikur jeta në ato moment ishte një iluzion dhe kur mora librin në dorë thashë: “Zot i madh paskam diçka në dorë me të vërtet një perlë” kjo sepse atë që dija unë e preka me dorë.
Cili ishte qëllimi i shkrimit të këtij libri?