Blero është zotuar se do të sjellë këngë të reja gjatë muajit gusht.Këngëtari kosovar, i cili së fundi solli këngën e tij “Summer Love” dhe “Kthehu Sonte” në bashkëpunim me Lorin, ka thënë për “Infopress” se ai nuk do të ndalet me kaq.Dy këngët e mija të fundit kanë dhënë rezultat të mirë dhe u pëlqyen shumë nga fansat e mi. E tani jam duke pushuar, por me shumë projekte në mendjen time. Për sa i përket krijimeve të reja, që tashmë edhe i kam krijuar ato, do t’i sjelli në muajin gusht pas angazhimit sezonal”, ka thënë Blero.
Ndonëse bashkë me Teutën dhe vajzën e tyre Tara tashmë kanë pushuar për disa ditë në Turqi, ai thotë se ata planifikojnë edhe një pushim të dytë.
“Edhe pse kemi pushuar disa ditë në Turqi, besoj se ende kemi nevojë për pushim. Kështu që do t’i ndajmë edhe disa ditë në fund të gushtit që të freskohemi sado pak”,ka shtuar ai.